Koalicioni VLEN me hapa konkretë për përmirësimin e sistemit shëndetësor, veçanërisht punësimin e 300 specializantëve privatë nga grupi i parë, mes të cilëve më të përfaqësuar janë gjinekologët dhe kardiologët. Ky proces tashmë ka filluar në 20 institucione shëndetësore publike që kanë përfunduar sistematizimet e reja dhe janë gati për të pranuar këta profesionistë.
Gjithashtu, vetëm në institucionet shëndetësore të Shkupit do të punësohen rreth 30 gjinekologë specializantë, duke ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Në sektorin e shëndetësisë, janë të planifikuara gjithsej 1.800 vende të reja pune, përfshirë 1.180 infermierë me shkollë të mesme dhe 300 specializantë në fillim të vitit, ndërsa po aq të tjerë pritet të punësohen në fund të vitit.
Koalicioni VLEN mbështet fuqimisht çdo iniciativë që synon përmirësimin e kushteve në sektorin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve profesionale, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm drejt një shëndetësie më efikase dhe më të qasshme për të gjithë qytetarët.
Data 17.07.2026
Aktuale
- Dalin pamjet se si një grua ndezi zjarre në një kompleks banesor në Prishtinë
- Nis auditimi për mungesën e barnave në QKUK, paralajmërohen masa pas gjetjeve për Pediatri
- “Rrezikon 35 vite burg”/ Adriana Kalaja për hetimet ndaj Ballukut: Prokurori Prençi duhej të dorëzonte dosjen brenda prillit. Nga marsi s’ka veprime për imunitetin
- VIDEO/ Ambasadori i Spanjës i bashkohet protestës së qytetarëve para Kryeministrisë
- Ilir Hasani: Opozita shqiptare bllokoi seancën, Ligji për Përfaqësim të Drejtë nuk kalon në këtë formë
- I riu me mesazh të fortë nga sheshi i protestës: Rama e ka lakun në fyt, fuqia është në duart tona!
- “Qeveria t’i thërrasë mendjes, të plotësojë 5 kërkesat”/ Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve mbështet protestën e qytetarëve
- Ilda Zhulali: Mediat ndërkombëtare po rrëzojnë imazhin e Ramës, etiketohet gjithnjë e më shumë si autokrat


