Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë. Konjufca ka thënë se Pavarësia e Kosovës u arrit me shumë mund, përpjekje e sakrifica të popullit shqiptar. Ai ka theksuar se lufta për çlirim, liri e pavarësi ka në themel gjakun e dëshmorëve të rënë ndër breza. “Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj miqve dhe aleatëve në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane që përkrahën çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit tonë të pavarur dhe sovran. Pa ndihmën e tyre kjo rrugë do të ishte më e gjatë dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Maqedonia është përballur me një çështje politike në rrugën drejt BE-së, thotë ambasadori i BE-së në Shkup, Mihalis Rokas, i cili megjithatë shton se është mirë që ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Timço Mucunski dhe Georg Georgiev janë takuar dhe Brukseli është i gatshëm të ndihmojë. “Është inkurajuese që tani po flasim hapur për këtë, janë bërë kontaktet e para mes dy qeverive dhe ka një dëshirë të qartë në Bashkimin Evropian për të ndihmuar në këtë proces”, tha Michalis Rokas, ambasador i BE-së. Mirëpo, takimi i ministrave ka përfunduar me njoftimin e palës bullgare se nuk do…
Njësia mobile për masa kompensuese pranë Departamentit për çështje kufitare dhe migracion, dje rreth orës 16.30 në drejtimin rrugor nga Bogdanci deri në fshatin Furkë të Dojranit ka kryer kontroll ndaj një automjeti transportues “iveko” me targa të Strumicës të drejtuar nga B.G.(59) nga Strumica. Siç ka informuar sot MPB, gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 672 copë mall i brenduar për të cilët nuk është poseduar dokumentacion adekuat. Për ngjarjen është informuar edhe prokurori publik, ndërsa personi është privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim sipas nenit 285…
Me ligjin i ri të vetëqeverisjes lokale, nuk do të shkarkohen kryetaret e tanishëm të komunave. Por i njëjti do t’i përfshijë kryetaret e ardhshëm të komunave të cilët do të marrin mandatin pas zgjedhjeve të ardhshme lokale. Bisedimet shkojnë në drejtimin e një zgjidhje ligjore me të cilën, nëse ndonjë kryetar komune nuk e bën siç duhet punën e tij si kryetar komune atëherë qytetarët do të mund ta shkarkojnë nga detyra me referendum. Deri më 30 mars duhet të krijohet një draft version i tij, kurse miratimi do të bëhet e shumta gjatë verës. “Ligji i ri…
Kreu i partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski thotë se stema nuk duhet ndryshuar. Mendimi i tij është se ajo përfaqëson të gjithë dhe është bashkëkohore. Megjithëse shton se çdo propozim duhet diskutuar dhe gjendur zgjidhje e përbashkët. Dimitrievski tha se nga partnerët e koalicionit nuk është kontaktuar për idenë e ndryshimit të stemës. “Qëndrimi im personal është se stema jonë ka vazhdimësi dhe e pasqyron Maqedoninë. E kishim njëherë shansin, e ndryshuam çfarë u desh. Ajo është pjesë e pandryshueshme e historisë sonë. Nëse hapim temë për ndryshimin e stemës dhe simboleve të tjera shtetërore, hapim një debat që mbase nuk…
Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, vlerëson se në Maqedoni ka zhgënjim të arsyeshëm me qëndrimin e BE-së ndaj integrimit të saj. I pyetur se çfarë garancie mund të kërkojë kryeministri Mickoski nga Sofja, Brukseli dhe Uashingtoni për integrimet evropiane, Milloshoski theksoi se nuk është vetëm se si do të fillojë procesi negociator, por edhe fundi dhe qëllimi i atij procesi janë shumë të rëndësishme. “Angazhimi i ndërmarrë nga qeveria e kaluar, nëse ekziston mundësia për ta menaxhuar, do të ishte racionale të menaxhohej me largpamësi në rrugën drejt qëllimit final, që është integrimi evropian. Në Maqedoni ka një zhgënjim të…
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike kanë kryer kontrolle në bastoret e Tetovës, përcjell TV21. Sipas njoftimit, janë konstatuar disa parregullsi. “Me datë 16.02.2025, në periudhën prej orës 15:25 deri në ora 17:50, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike kanë kryer kontroll aksion në katër pika bastesh sportive në Tetovë dhe dhe rrethinë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar pesë kompjuterë që nuk kishin licencë për softuerin e sistemit operativ, të dënueshme nga neni 286 i…
Deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi, sot tha se do të dorëzojnë propozim-ligj për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18% në 5%, si dhe heqje të TVSH-së për produktet ushqimore bazë. Ai tha se jeta në Maqedoninë e Veriut po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë dhe qytetarët po e kanë gjithnjë e më të vështirë të plotësojnë nevojat elementare të jetesës. “Indeksi i çmimeve të konsumit në janar 2025, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje prej 4,9 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë është rritur për 5,2 për qind. Çmimet…
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka paraqitur një kallëzim penal ndaj I.B. për dyshimin se ka kryer krimin “sulm ndaj një punonjësi të shërbimit gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë” sipas nenit 383 paragrafi 1 të Kodit Penal. I.B., i punësuar si punonjës policie dhe shofer në Departamentin për Operacione Speciale të Policisë në Drejtorinë për Siguri Publike pranë MPB-së, më 24 janar 2025, rreth orës 01:45 në një klub nate në Shkup, ka treguar sjellje agresive ndaj personelit të sigurisë së objektit dhe më pas ka sulmuar fizikisht…
Vendosja e tabelave ku mungon gjuha shqipe dhe largimi brenda ditës po përsëritet nëpër rrugët e Maqedonisë. Gjatë ditës së djeshme në autostradën Shkup-Tetovë ishtë vendosur tabela në tre gjuhë – maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht. Por siç informon Nazim Taipi, zv.drejtor në ndërmarjen “Rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut” ekskluzivisht për portalin “tetova1”, kjo tabelë është larguar që dje pas reagimit të drejtoris pasiqë mungonte gjuha shqipe. “Projekti për rehabilitimin e autostradës në atë pjesë ka ekzistuar që më herët d.m.th që nga koha e qeverisjes BDI-LSDM. Kompania e cila ka pas projektin ka punuar sipas atij projekti dhe si…
Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë rezultatet e analizave fiziko- kimike dhe mikrobiologjike të kryera në 51 pika matëse në qytet, njoftojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi. “Sektori i kontrollit sanitar, në periudhën prej 10 deri më 14 shkurt 2025, ka marrë 203 mostra fiziko-kimike dhe 203 mostra analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 51 pika matëse në qytetin e Shkupit”. “Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup.
MPB Maqedoni njofton se dje (16.02.2025), rreth orës 16:30 në rrugën Bogdanci – Fsh. Furkë, Dojran, nga ana e punonjësve policorë të Njësisë së Masave Kompensuese pranë Departamentit të Çështjeve Kufitare dhe Migracionit, është kryer kontrolli i një kamioni “IVECO” me targa të Strumicës, i drejtuar nga shtetasi B.G. “Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 672 copë mallra të brenduar për të cilat nuk posedonte dokumentacion të rregullt”. “Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe personi është privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij do të ngrihet kallëzim nga neni 285 i Kodit…

