Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën në shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Begaj nderoi mijëra burrat dhe gratë që sakrifikuan për liri e pavarësi. “Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë! Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje! Gëzuar!”, ka shkruar Begaj. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. “Mirëmëngjesi Kosovë. Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë”, ka shkruar ai.
Author: Hamdi Kumanova
Koalicioni VLEN, uron Kosovën, Presidenten shkëlqesinë e saj Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Maqedonia e Veriut ashtu si çdo herë vazhdon ta përkrah dhe të qëndroj afër Kosovës. Si një nga vendet e para që njohëm Kosovën, vazhdojmë të qëndrojmë afër Kosovës në çdo proces të saj. Ne, si përfaqësues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë krah Kosovës, duke ndihmuar në çdo proces që forcon shtetin e saj dhe e afron me integrimet euro-atlantike. Marrëdhëniet tona të ngushta politike, ekonomike dhe kulturore janë themeli…
Lëvizja Demokratike ka njoftuar se kanë themeluar degën e kësaj partie në Saraj. “Në një atmosferë mbresëlënëse, me pjesëmarrje të gjerë të strukturave dhe mbështetësve, për kryetar të kësaj dege të rëndësishme u zgjodh Muhamed Elmazi, drejtori ekzekutiv i Nomagas, një figurë e dëshmuar me përvojë dhe kapacitet për ta çuar përpara vizionin e Lëvizjes Demokratike. Ky subjekt politik po konsolidohet si forca e re e shqiptarëve, duke u shtrirë fuqishëm në çdo lagje, qytet dhe komunë. Me një program të qartë dhe një ekip të përkushtuar, Lëvizja Demokratike është garancia e ndryshimit dhe një qeverisjeje të ndershme e transparente.…
Tabelat e reja të komunikacionit në autostradën Shkup-Tetovë, gjegjësisht në afërsi të pikëpagesës rrugore në Glumovë, do të jenë në tre gjuhë – maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht, ndërsa është larguar gjuha shqipe. Nëse deri dje gjuha shqipe ishte krahas tre gjuhëve tjera, tashmë e njëjta është “zhdukur”. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore nuk kanë dhënë ndonjë sqarim se pse shqipja nuk figuron, ndërsa tabelat janë ndërruar pasditen e së shtunës vonës, kur kishte nis të bie terri. Me këtë rast, ka reaguar BDI e Ali Ahmetit, e cila ka dënuar heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë.…
Mëngjesin e sotëm në ora 05:05 janë djegur dy makina të dëmtuara në afërsi të spitalit të Strumicës, informuan nga NJTZ Strumicë Sipas informacioneve, për shuarjen e automjeteve të djegura kanë ndërhyrë me një automjet zjarrfikës dhe tre zjarrfikës. Në informacionin shtohet se zjarri është lokalizuar dhe është shuar menjëherë pas mbërritjes dhe u parandalua përhapja e tij në objektet përreth. Është kryer inspektim në vendin e zjarrit, ndërsa arsyet do të hetohen.
Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) nuk kanë arritur të gjejnë një operator që do të furnizonte me energji elektrike në rast të një emergjence të mundshme, raporton Telma. Në përgjigje të thirrjes për përzgjedhje të shpallur në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, e cila u mbyll pak ditë më parë, EMV thotë se askush nuk ka aplikuar dhe se me shumë mundësi do të ketë thirrje të re me kushte të ndryshuara, por ende nuk është përcaktuar se kur, transmeton Portalb.mk. Elektranat shtetërore shpesh ballafaqohen me probleme me njësitë në REK Manastir gjatë sezonit të ngrohjes. Në…
Kosova sot shënon 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në mesin e shumë urimeve që ka pranuar Kosova për këtë ditë historike, një urim i veçantë ka ardhur nga disa skijatorë nga qendra e skijimit të Kodrën e Diellit në Tetovë. Ata kanë shpalosur një flamur gjigant të Kosovës, derisa lëshoheshin në pistën e sikjimit. I njëjti flamur u vendos edhe në teleferikun. “Gëzuar Pavarësinë 17 vite, gëzuar Kosovë”, ishte urimi që erdhi nga këta sikjatorë.
Në periudhën nga 1 shtatori 2024 deri më 14 shkurt 2025 janë shqyrtuar ose po shqyrtohen me procedurë të shkurtuar 108 projektligje, ndërsa me procedurë të rregullt vetëm 79. Edhe pse periudha është e shkurtër dhe ndonëse analiza nuk është e plotë, mund të vlerësohet se premtimi parazgjedhor i partisë në pushtet për miratimin e ligjeve në procedurë të rregullt deri më tani nuk është realizuar, gjegjësisht partia nuk është në përputhje me këtë premtim, shkruan Vërtetmatësi. Në programin zgjedhor të Platformës 1198 të VMRO-DPMNE-së, lidhur me miratimin e ligjeve në Kuvend, thuhet: Premtimi: PROCEDURA E RREGULLT PËR VOTIMIN E…
Familja e viktimës së përplasur Frosina Kulakova, duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “Jemi zëri i Frosinës, paratë e pista – pasoja fatale”, udhëhoqi protestën e sotme, në të cilën qindra qytetarë kërkuan drejtësi për të vrarët në aksidente trafiku, si dhe dënime rigoroze për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor që shkaktuan pasoja fatale. Protesta nisi te “Partizanski Odredi” ku Frosina humbi jetën më 29 janar, pasi u përplas duke kaluar rrugën nga makina e një shoferi 20-vjeçar, i cili sipas informacioneve zyrtare nuk kishte patentë shoferi, kishte alkool në gjak dhe kishte ndezur semaforin e kuq. Në vijën…
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i partisë z.Menduh Thaçi, përmes një postimi në rrjetet sociale uroi festën. “Sot, kremtojmë guximin dhe përkushtimin e popullit të Kosovës në arritjen e pavarësisë. Ky është një moment historik që na frymëzon për të vazhduar përpjekjet për një Kosovë të bashkuar, të zhvilluar dhe të begatë. Urojmë që e ardhmja e Kosovës të jetë e mbushur me paqe dhe progres për çdo qytetar. Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!“, ka shkruar kryetari Thaçi në urimin e tij.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në rrjetin social facebook ka uruar për Pavarësinë e Kosovës kryetaren Vjosa Osmani. “E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, Në këtë ditë të shënuar, 17 shkurt, kur kremtohet Dita e Pavarësisë së Kosovës, kam nderin dhe kënaqësinë t’Ju dërgoj urimet më të sinqerta dhe më të ngrohta për këtë ngjarje historike për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët kudo në botë. Pavarësia e Kosovës është simbol i sakrificës, guximit dhe qëndresës së popullit shqiptar, i cili, me përpjekjet ndër breza, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me jetët e…
Ministria e Ekonomisë dhe Punës këtë javë pritet të deklarohet për propozimin e dhënë nga ana e Odës së re të Tregtarëve për lirimin e 100 deri 200 produkteve ushqimore, mjete për higjienë dhe ushqim të fëmijëve pasi premten ishte realizuar takim në Ministri. Siç deklaroi të premten, Danica Bllazhevska nga marketet Reptil, përfaqësuesit e tregtarëve dhe distributorëve kërkuan që të ketë ulje reale të çmimeve të 100 deri 200 produkteve. Vlerësojnë se është më mirë që bashkë me prodhuesit dhe furnizuesit të bëjnë ulje reale të çmimeve të 100 deri 200 produkteve të cilat janë më të nevojshme…

