Me datë 18.02.2025 në ora 00:05, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierik në atarin e fshatit Zubovcë të Gostivarit, me lokacion përgjatë autostradës Tetovë – Gostivar. Gjatë kontrollit janë ndaluar pesë femra të moshës nga 24 deri në 32 vjeç, tre nga Republika e Serbisë, një nga Republika e Bullgarisë dhe një nga Republika e Ukrainës, për shkak të keqpërdorimit të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe punësimit të paligjshëm. Ata janë ndaluar në stacionin policorë për veprime të mëtejshme.
Author: Hamdi Kumanova
Ndalesë e vizitave të pacientëve në spitale për parandalimin e përhapjes së gripit në kushte spitalore dhe respektimi rigoroz i rregullave në objektet shëndetësore janë pjesë e masave parandaluese të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë me rekomandimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive. Rekomandimet theksojnë se duhet të vendosen maska mbrojtëse, të bëhet dezinfektimi i duarve dhe të ruhet distanca fizike, kur është e mundur. Ministria e Shëndetësisë obligon të gjitha institucionet shëndetësore publike që të respektojnë masat. “Masat janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për shëndetin e pacientëve dhe punonjësve shëndetësorë, sipas të dhënave aktuale epidemiologjike që tregojnë pikun…
Përveç aktiviteteve parandaluese në fushën e sigurisë në trafikun e cilat realizohen thuajse çdo ditë nga shërbimet policore përkatëse në të gjitha sektorët për punë të brendshme të MPB-së, vazhdojnë edhe kontrollet intensive të trafikut në rrugët e shtetit. Kështu, dje (17.02.), gjatë aktiviteteve të shërbimeve policore, për 796 pjesëmarrës në trafik janë lëshuar urdhra pagesash, ndërsa nga ana tjetër janë paguar 500 urdhra pagesash. Plot 338 nga këto shkelje dje lidhen me parkimin e gabuar, ndërsa në 145 raste bëhet fjalë për mosrespektimin e shpejtësisë së caktuar. Nga ana tjetër, sa i përket shkeljeve për shkak të mosvënies së…
Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi në një intervistë për 360 Gradë , ka folur edhe për raportet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ku midis tjerash ka theksuar se është interes i dy shteteve që të hiqet vetoja bullgare për nisjen e bisedimeve me BE-në. “Është mirë që kemi qeveri të re në Sofje. Pasi që me të vërtet qeveria teknike nuk ndërmerrte hapa aktive për të biseduar. Mendoj se nga ato takimet e para nuk mund të presim sukses të madh në fillim. Por unë mendoj se është mirë që po realizohet ai komunikim dhe me një qasje të…
Dokumente të reja kanë dalë në dritë, duke ngritur dyshime mbi përdorimin e fondeve publike nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas transaksioneve të Thesarit, Veliaj ka shpërndarë dhjetëra mijëra euro ndaj figurave publike në këmbim të mbështetjes së tyre për aktivitetet e Bashkisë. Burime konfirmojnë se aktori Ermal Mamaqi ka përfituar 80,000 euro nga Bashkia e Tiranës gjatë viteve 2023 dhe 2024, si financim për filmin “Dy gisht mjaltë” dhe një tjetër aktivitet kulturor. Ndërkohë, më herët është raportuar se edhe reperi Noizy ka marrë 300,000 euro përmes të njëjtës skemë. Në dukje, këto personazhe publike promovonin…
MPB njofton se ka kryer bastisje në Kërçovë ku janë gjetur armë, me çka janë ndaluar dy persona. Me datë 17.02.2025, zyrtarë policorë nga DPB Kërçovë dhe nga Departamenti i Policisë Oslomej kanë kontrolluar shtëpitë e I.XH.(30) dhe R.Ç.(22), të dy nga fshati Cërvinci. Gjatë kontrollit, në shtëpinë e I.XH. U gjet dhe sekuestrua një pistoletë tip “Ekol Firat Compact” dhe një kornizë për pistoletën. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e R.C. Është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie. Personave janë ndaluar, ndërsa dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritet kallëzimi përkatës”, njoftojnë nga MPB.
Koalicioni VLEN vazhdon përkushtimin e tij për qytetarët, punëtorët dhe të gjithë kategoritë e qytetarëve për një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme. Për t’i siguruar jetë më të mirë të gjithë qytetarëve, ne kemi filluar me angazhim konkret si në pushtetin ekzekutiv ashtu edhe në pushtetin legjislativ. Koalicioni VLEN informon qytetarët se gjatë kësaj jave kemi bërë ndryshime në Ligjin për marrëdhënie pune, ku do u mundësojmë personave të zgjedhur ose të emëruar nga organe kompetente të mund të vazhdojnë ta kryejnë funksionin e tyre edhe pas përmbushjes së kushteve për pensionin e pleqërisë, por më së…
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën, pasi filloi seanca ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), megjithatë ajo shkoi në pushim për arsye se ish-Presidenti, Hashim Thaçi nuk ishte i pranishëm. Si rrjedhojë, Luka Mishetiq- avokat i tij tha se ai është i njoftuar nga sekretarja se Thaçi nuk do të vijë dhe se nuk di asgjë tjetër, raporton “Betimi për Drejtësi“. Pas kësaj, kryetari i trupit gjykues Charles Smith III tha se i është thënë që nuk është mirë me shëndet dhe se duhej të takohej me një mjek, por që as ai…
Me rastin e fillimit të semestrit të dytë për studentët, Forumi për Ndryshime në Arsim kishte aksion në Fakultetin Mekanik, ku ligjëron Koço Angjushev. Nga FNA kundërshtojnë angazhimin e Angjushevit në këtë fakultet, marrë parasysh se ai është në listën e zezë amerikane. “Studentëve në ditën e parë të semestrit ua rikujtuam që korrupsioni nuk është diçka që duhet normalizuar dhe toleruar, aq më pak kur vjen nga dikush që supozohet të jetë udhërrëfyes për ata, edhe atë; profesori univesitar. Stafit menaxherial të Fakultetit Mekanik i çuam mesazh se nuk jemi tërhequr nga kërkesa jonë për largim nga puna të…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, thotë se nën qeverisjen e Vlenit shqiptarët nuk avancuan asnjë të drejtë, por përkundrazi u shkurtuan të drejtat që i kishin. “Asnjë e drejtë shqiptare nuk u avancua me këtë qeverisje, përkundrazi na u shkurtuan të drejtat. U largua balancuesi, u kontestua ligji për Gjuhën Shqipe dhe po të ishte për Vlenin do të ishte kry moti ajo punë, por Fronti reagoi dhe u parandalua ai vendim nga Gjykata Kushtetuese. Sot administratorët shqiptarë nuk ndihen të lirë siç ishin dikur, sot prindërit shqiptarë a ndihen të sigurtë në klinikat e Shkupit? Natyrisht se…
Fjalimi im procedural është në lidhje me nenin 1 të Rregullores së Punës. Kështu, kemi dëgjuar për orë të tëra diskutime dhe, ndoshta, edhe teatër për këtë dhe atë. Mund të them se e respektoj fjalimin tuaj disa-orësh dhe të gjitha diskutimet ishin në drejtim të mbajtjes së një diskutimi mbikëqyrës që është i nevojshëm, tha deputeti i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski gjatë seancës së djeshme të Komisionit për çështje mandati dhe imuniteti. Ai, duke folur në kontekstin e ndotjes së ajrit dhe diskutimit mbikëqyrës të kërkuar lidhur me të, konfirmoi se do të ketë një diskutim mbikëqyrës…
Pas vetëm shtatë ditësh pas zgjedhjes së saj, Këshilli i Prokurorëve Publikë të Maqedonisë sot do të duhet të shqyrtojë dhe konfirmojë dorëheqjen e prokurores Natasha Kërstevska Caleva. Më 10 shkurt, me propozim të kryeprokurorit Ljupço Kocevski, ajo u zgjodh në krye të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup, pas suspendimit të prokurorit Mustafa Hajrullahi, transmeton Portalb.mk. Përzgjedhja e Kërstevska-Calevës u përcoll me komente të ndryshme. Qeveria pretendon se kjo është e paligjshme. Ajo nuk i duroi dot kritikat dhe dha dorëheqjen. Kocevski ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj ish-shefit të kësaj prokurorie, Mustafa Hajrullahi, për shkak të pretendimit të mobingut…

