Author: Hamdi Kumanova

Komisioni Rregullator për Shërbimet e Menaxhimit të Energjisë, Ujit dhe Mbeturinave Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRME) ka miratuar një Vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 14.27% krahasuar me vendimin e datës 2.3.2026. Çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, janë rritur mesatarisht: për benzinën me 13.384%, për naftën me 36.134%, për vajin ekstra të lehtë me 32.102% dhe për naftën e mazutit rritja është me 27.870%. Kursi i këmbimit të denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës u…

Lexo më Shumë

Inflacioni në Maqedoninë e Veriut në shkurt është rritur për 0,2 për qind krahasuar me muajin janar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Në nivel vjetor, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, kostoja e jetesës është rritur për 2,9 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 1,6 për qind. Rritja më e madhe e çmimeve gjatë shkurtit është shënuar te shërbimet e arsimit, veshmbathja dhe kujdesi personal. Nga ana tjetër, ulje të kostos së jetesës është regjistruar te transporti, shëndetësia dhe pajisjet shtëpiake.

Lexo më Shumë

Sic dihet, 3 inciativat për vlerësimin e kushtetushmërisë, i patën paraqitur kohë më pare Zijadin Sela dhe Arben Taravari, por edhe një student nga Fakluteti Juridik “Tre inciativat janë dërguar tek Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit me anë të të cilit mundësohet zbatimi i sistemit “Qyteti i Sigurtë – Safe City”, deklaroi për Televizionin “Sitel”, gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Ana Pavlovska – Daneva. Nismat (iniciativat) që vijnë nga Arben Taravari dhe Zijadin Sela, si dhe nga një student i Fakultetit Juridik, tanimë janë vendosur si pikë në Rendin e ditës të…

Lexo më Shumë

​Më datë 09.03.2026, në ora 03:00 në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin M.M. (39) nga Gostivari. Ndalimi i tij u bë pas një denoncimi paraprak nga bashkëshortja e tij 39-vjeçare, e cila raportoi se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë ku banonin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.

Lexo më Shumë

MPB njofton se më datë 08.03.2026, në ora 11:25, në rrugën lokale nga fshati Bogovinë drejt fshatit Kamjan, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.A. (22) nga fshati Zherovjan i Tetovës. Gjatë një kontrolli në trafikun rrugor, policia ka ndaluar një moped me targa të Tetovës dhe pas marrjes së masave është konstatuar se A.A. e drejtonte mopedin pa dhënë paraprakisht provimin për patentë shofer. Mopedi është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës. ​Më datë 08.03.2026, në ora 21:40, në Mavrovi Anovi, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me kryetarin e Komunës së Koçanit, Vladko Grozdanov, sot vizituan Spitalin e Përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Koçan, me qëllim të shqyrtimit të gjendjes aktuale dhe nisjes së hapave konkretë për rregullimin e hapësirës përreth spitalit dhe sistemimin e sipërfaqeve të asfaltuara. “Kur qasja është mirë e menaxhuar dhe mirë e organizuar, rezultatet janë të dukshme. Sot këtu shohim rezultate të dukshme pas 30 vitesh. Qasja dhe infrastruktura në shëndetësi janë pjesë përbërëse e sistemit dhe nuk përfshijnë vetëm pjesën e brendshme, por edhe atë të jashtme. Falënderim për kryetarin e komunës,…

Lexo më Shumë

“Tetovasot” mëson se një tjetër rast i drejtimit të automjetit pa leje është regjistruar në rajonin e Gostivarit. Më 08.03.2026 rreth orës 21:40, në Mavrovi Anovi, policia nga OVR Gostivar ka arrestuar E.D. (25) nga fshati Senokos. Gjatë kontrollit në komunikacion, policia ka ndaluar një veturë të tipit Golf me targa të Gostivarit, ndërsa pas verifikimit është konstatuar se ai e drejtonte automjetin pa patentë shoferi. Automjeti është sekuestruar dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

“Tetovasot” raporton se policia ka arrestuar një të ri në rajonin e Tetovës për drejtim mjeti pa leje. Më 08.03.2026 rreth orës 11:25, në rrugën lokale nga Bogovinë drejt Kamenjan, policia nga SPB Tetovë ka privuar nga liria A.A. (22) nga fshati Zherovjan. Gjatë kontrollit në komunikacion është ndaluar një moped me targa të Tetovës dhe është konstatuar se ai e drejtonte pa e pasur të dhënë provimin e vozitjes. Mopedi është sekuestruar dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Java e fundit e marsit, më saktë në javën e 29 marsit, në orën dy pas mesnatës, akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara, pra në orën tre. Pikërisht në atë moment fillon llogaritja verore e kohës. Kjo do të thotë që errësira do të vijë më vonë. Ideja kryesore për futjen e orarit veror dhe dimëror është të shfrytëzohet drita e ditës në mënyrë më efikase. Ora dimërore përfaqëson kohën reale, astronomike, ndërsa ora verore “merr” një orë të mëngjesit dhe e shton në mbrëmje, me qëllim që të zgjatet drita e ditës dhe errësira të vijë…

Lexo më Shumë

Me 08.03.2026 në Gostivar, nëpunës policorë nga ZJÇK Gostivar e privuan nga liria B.H. nga Gostivari, sepse tek ai ishte gjetur marihuanë. Më vonë, rreth orës 23:00, pas pranimit të urdhërit të gjykatës, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë dhe në ambientet ndihmëse të J.K. (33) në Gostivar, i cili më parë i kishte shitur marihuanë B.H.. Gjatë bastisjes, është gjetur marihuanë, J.K. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Pasi PS shprehu publikisht qëndrimin kundër arrestimit të Belinda Ballukut në mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri Edi Rama mori fjalën, duke thënë se ndaj saj nuk është ngritur akuza e korrupsionit apo vjedhjes. Sipas kreut të qeverisë, akuza për shkelje të barazisë në tendera është ngritur bazuar, sipas tij, në disa mesazhe të gjetura disa vite më vonë në telefonin e një ish zyrtari, duke iu referuar vartësit të Ballukut, Evis Berberi. “Ndaj saj është ngritur një akuzë, jo për vjedhje, jo për korrupsion, dhe të lidhur me ndonjë skenë krimi apo flagrancë në krye e një vepre të rëndë…

Lexo më Shumë

Më datë 08.03.2026, në ora 12:55, në SPB Tetovë, personi A.GJ. (19) nga Tetova ka denoncuar se gjatë natës, përpara një objekti hotelierik në Tetovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, është sulmuar fizikisht nga F.S., i punësuar në atë objekt. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë