Author: Hamdi Kumanova

Nënkryetari i qytetit të Shkupit, Aleksandar Trajanovski, sot ka njoftuar se jep dorëheqje të parevokueshme. Në arsyetimin e tij ai thotë se nuk pajtohet në çfarë drejtimi po shkon qyteti dhe ndërmarrjet e tij publike. Si një nga arsyet kryesore të vendimit, Trajanovski përmend faktin se vitin e fundit ka punuar vetëm në projekte në komunën e Sarajit, duke theksuar se nuk dëshiron të jetë nënkryetar vetëm i komunës së Sarajit, duke aluduar se vendimet kadrovike në ndërmarrjet publike merren nën ndikimin e BDI-së. Pas deklaratës së Trajanovskit, Qyteti i Shkupit dërgoi përgjigje në të cilën thuhet se ai është…

Lexo më Shumë

Opozitarja BDI në krye me Ali Ahmetin gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar një̈ deklaratë në përputhje me Strategjinë̈ e SHBA kundër korrupsionit, që sipas partisë është angazhim në kuadër të premtimit të saj për veting brenda partisë. BDI, sipas njoftimit zyrtar synon të frenojë financimin e paligjshëm, të mbajë përgjegjës zyrtarët e korruptuar, të rrit llogaridhënien brenda institucioneve, por edhe të mbështesë masat për hetimin e funksionarëve partiak të korruptuar dhe zyrtarëve publik jashtë vendit. “Kryetari Ali Ahmeti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, organi më i lartë partiak ndërmjet kongreseve, shpalli sot përkushtimin e palëkundur për reformën partiake,…

Lexo më Shumë

ProCredit Bank ka prezantuar zyrtarisht programin e ri edukativ për mbështetje të bizneseve mikro dhe të vogla në rritjen dhe zhvillimin e tyre. „ProCredit Business Academy“ u prezantua në ngjarjen që u mbajt dje në Forza Fusion Bar, ku përfaqësues të mediave dhe komunitetit të biznesit patën mundësinë të njihen me programin e plotë dhe përfitimet e tij. Akademia është pjesë e iniciativës më të gjerë të ProCredit Bank, e cila ka si qëllim forcimin e komunitetit të biznesit vendas përmes mbështetjes jo financiare. Si bankë që vazhdimisht krijon mundësi për edukim dhe rrjetëzim, përmes kësaj akademie do t’u mundësohet…

Lexo më Shumë

Për kritikat që pati pas takimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut tha se nuk i jep llogari askujt, që siç tha, nuk kanë qenë takimet e para e as të fundit dhe shtoi se, është gjithmonë kënaqësi. “Ishte kënaqësi të takoja zotëri Ahmetin dhe ta prisja në Ambasadën e Shqipërisë. Nuk ishte as takimi i parë dhe as i fundit, qëlloi që ishte takimi i parë publik duke qenë se ishte në Ambasadën e Shqipërisë. Është gjithmonë një kënaqësi. Sa i përket takimeve,…

Lexo më Shumë

Në sezonin 2024/2025, numri i përgjithshëm i rasteve me sëmundje të ngjashme me gripin është 17.375 dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të raportuara është rritur me 36.4 përqind, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në raportin e fundit për gripin dhe sëmundjet e ngjashme gripin. “Gjatë javës së tetë të vitit 2025 (17-23 shkurt), janë raportuar 3.035 raste të raportimeve në grup të sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është 11.3 përqind më shumë krahasuar me javën e kaluar. Numri i personave të regjistruar këtë javë krahasuar me javën e tetë të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot ka pritur në takim ambasadoren amerikane Angela Ageler, në të cilën është konfirmuar partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve. “Në takim konfirmuam partneritetin e fortë dhe strategjik mes dy vendeve tona, me fokus forcimin e vlerave demokratike, rritjen ekonomike dhe sigurinë rajonale. Partneritet që dëshmohet edhe nga vizitat e nivelit të lartë dypalësh të realizuara në periudhën e kaluar”, ka bërë të ditur Mucunski në faqen e tij zyrtare në Fejsbuk. Njëkohësisht, shton Mucunski, theksuan vlerën e nxitjes së bashkëpunimit ekonomik, tërheqjes së investimeve dhe mbështetjes së nismave për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, vlerëson se problemi më i madh në vend nuk është çmimi i produkteve bazë ushqimore, por problemi kryesor është çmimi i banesave, dhe se ato “i kanë ngritur qiellin”. “Çmimi i një apartamenti varion nga 2500 deri në 3000 euro (për m2), ky është problemi më urgjent për një të ri dhe për mua si baba. Ju dëshironi të siguroni strehim për fëmijën tuaj. Hajde me thuaj një polic qe do të punësohet për 27 mijë denarë rrogë fillestare pa ato bonuse. Pra, kur do ta blejë atë banes? Me 400 mijë nuk…

Lexo më Shumë

Më 27.02.2025, rreth orës 01:00, në SPB Tetovë, I.H. (44) nga fshati Gajre, Tetovë, raportoi se në rrugën rajonale Tetovë – Kodra e Diellit, është djegur një motor me 4 rrota me targa gjermane, i cili ishte i ngarkuar në një rimorkio të parkuar. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial të Zjarrfikësve në Tetovë. Në vendin e ngjarjes, inspektimin e kreu një ekip nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Në Kuvend ka nisur seanca me pyetjet e deputetëve me përplasjes mes pushtetit dhe opozitës për më shumë çështje, shkruan Alsat. LSDM-ja pyeti edhe një herë kryeministrin përse vendi votoi i përmbajtur në Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për Ukrainën dhe nuk u rreshtua në qëndrim unanim me BE-në. Mickoski tha se BE-ja nuk kishte qëndrim unanim dhe zgjodhën të qëndrojnë përkhrah SHBA-së. Ai fajësoi opozitën për shpifje dhe të pavërteta. Debate vazhdon edhe për çmimet dhe punësimet partiake e nepotizmin. / Alsat.mk

Lexo më Shumë

Në një aksion të gjerë policor është arrestuar ish-drejtor i burgut të Shutkës, Filip Andonov- Sokol dhe Sashko Kërstevski, komandant në burgun e njëjtë, i cili para disa muajsh doli në pension. Siç mësojmë, këto arrestimet kanë të bëjnë me keqpërdorimet e zbuluara në burgun e Shutkës në korrik të vitit të kaluar, kur u konstatua se në qeli mungonin disa të burgosur. Aksioni i policisë në koordinim me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është ende në rrjedhë, ndërsa më shumë detaje do të jepen gjatë ditës. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

I ftuar në Daily Click, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani tha se, nuk ka asgjë që e cenon gjuhën shqipe, pasi siç thotë se është një realitet i pamohueshëm, përcjell TV21. Meidani tha se, gjuha shqipe është një e drejt kushtetuese e fituar dhe shtoi se, është e çimentuar bë themelet e këtij shteti. “Nuk ka asgjë që e cenon gjuhën shqipe, është një realitet i pamohueshëm këtu, në Shqipëri dhe në rajon. Nuk I kuptoj nuancat dhe nuk dua të hyjë në të tilla diskutime që kryeministri i definoi si labirinte juridiko apo gazetareske të…

Lexo më Shumë

Janë tërhequr tetë ambasadorët e emëruar nga ish-presidenti Stevo Pendarovski. Janë tërhequr ambasadorët Meto Beleski-Bruksel, Katerina Stavrevska-Londër, Zeqir Ramçiloviq-Podgoricë, Pajo Aviroviq-OSBE, Emil Krstevski-Pragë, Jakup Rexhepi-Sarajevë, Agneza Rusi-Sofje, Xhenk Sejfulla-Stokholm. Arsyeja e kthimit të tyre përmendet si mosrespektimi i nenit 39 të Ligjit për Punë të Jashtme për shkak se ata nuk i kanë paraqitur tezat e tyre diplomatike në Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme para se të emërohen si ambasadorë të Maqedonisë.

Lexo më Shumë