Author: Hamdi Kumanova

Iniciativa për këtë deklaratë të përbashkët politike për themelimin e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë është propozuar nga Turqia që në tetor të vitit të kaluar. Turqia ka një përvojë dy dekadash në operativizimin e marrëdhënieve me partnerët e saj strategjikë. Modeli që ka zhvilluar politika e jashtme turke quhet Këshilli për Bashkëpunim Strategjik të Nivelit të Lartë (HLSCC) ose Këshilli për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë (HLCC). Këto mekanizma janë në thelb identike dhe janë krijuar për të konsoliduar dhe përmirësuar marrëdhëniet bilaterale të përgjithshme të Turqisë me vendet e partnerëve, me theks të veçantë në bashkëpunimin…

Lexo më Shumë

Krimi i kuadrove të LSDM-së dhe BDI-së ka metastazuar në të gjitha degët e veprimtarisë shoqërore. Krimi i LSDM-së është sinonim i qeverisjes së tyre si dhe arsye e besimit prej 2 për qind në gjyqësor dhe mosbesimit në institucionet e sistemit, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE. “Krimet gjatë qeverisjes së zyrtarëve të LSDM-së po dalin çdo ditë në dritë. Të dhënat dhe dëshmitë e krimeve dhe keqpërdorimeve të zyrtarëve gjatë qeverisjes 7-vjeçare të LSDM-së dhe BDI-së janë në sy të publikut. Dje është arrestuar anëtari i KQ të LSDM-së dhe ish-drejtor i Burgut NË Shkup, Filip Andov – Sokol dhe…

Lexo më Shumë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Vërmicë të enjten pasi dyshohet se nga muaji tetor i 2024-së deri në shkurt të këtij viti e kishte kanosur një grua për të përfituar pasuri nga ajo. Sipas policisë, 24-vjeçarja nga Prizreni kishte vepruar në dëm të pasurisë së saj. I dyshuari është 23-vjeçar me inicialet S.M., dhe kishte ikur nga policia, kur ata deshën ta arrestojnë. “I dyshuari fillimisht nuk përfill urdhrat e zyrtarëve policorë, ai është nisur me vrull me veturën e tij dhe gjatë ikjes rrezikoi zyrtarët policor dhe qytetarët përrreth dhe vazhdoi ikjen në drejtim të pikës kufitare…

Lexo më Shumë

Bujamnin Samakova babai i vajzës 10-vjeçare në rrjetin social facebook ka postuar një fotografi të vajzës me krahin e lidhur nga dhuna fizike nga mësuesja e Edukatës Fizike pranë Sh.f. Hasan Prishtina Shkup-Çair. E cila sipas babait i rrah fëmijët me shkop prej druri, shkruan Klan M. Ja statusi i plotë: “Kjo është pasoja e dhunës fizike ndaj vajzës time 10 vjeçare nga mësuesja e Edukatës Fizike E.J , pran Sh.f. Hasan Prishtina Shkup-Çair. Përshkak se disa nxënës te klasës kan derdhur ujë në garderob qohet mësuesja pa pik përgjegjësie i mbyll fëmijët ne Garderob dhe i rrah fëmijët me…

Lexo më Shumë

Pothuajse tre muaj nga arratisja e ish-zëvendëskryeministrit, Artan Grubi, i dyshuar për përfshirje në furnizime kriminale në Lotarinë Shtetërore, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka njohuri për vendndodhjen e të dyshuarit. Nga MPB kanë thënë se janë në komunikim edhe me shtete të tjera dhe se vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e tij. “Ministria e Punëve të Brendshme është në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet kompetente të vendeve në të cilat sipas informatave operacionale personi mund të gjendet. Në rast të gjetjes pasojnë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme, me qëllim kthimin e tij në vend”, kanë thënë nga…

Lexo më Shumë

Numri i lindjeve të foshnjave të gjalla në tremujorin e katërt të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023, është zvogëluar për 4,2 për qind dhe arrin në 3.968. Numri i personave të vdekur, ndërkaq, për periudhën e njëjtë shënon ulje për 1,0 për qind dhe arrin 5.174 persona, ndërsa prej tyre 10 janë foshnja të vdekura, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës. Rritja natyrore është negative dhe arrin në -1206, që do të thotë se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve nga numri i personave të vdekur.…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski nuk pret që rezoluta në Kombet e Bashkuara për Ukrainën, e cila ka qenë e përgatitur nga SHBA-ja, bashkësponsor i së cilës ka qenë vendi, të sjellë pasoja për anëtarësimin tonë në BE. “Sinqerisht nuk e pres. Është fakt që aleatët ndonjëherë mund të mos bien dakord për disa çështje, por është fakt që një ditë pas kësaj rezolute, kur SHBA-ja dhe Franca ishin në anët e kundërta, presidenti Makron shkoi në Shtëpinë e Bardhë për të parë presidentin Tramp dhe tha se Franca dhe SHBA janë gjithmonë në…

Lexo më Shumë

Kryeminsitri Hristijan Mickoski, do të udhëtojë për vizitë në Republikën e Turqisë, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar. Mickoski gjatë qëndrimit të tij në Turqi do të takohet me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ku do të nënshkruhet deklaratë e përbashkët politike për krijimin e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë midis Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky Këshill do të themelohet me qëllim thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si në nivel bilateral, rajonal ashtu edhe në atë global.

Lexo më Shumë

Policia e Tetovës mbrëmë në orët e vona të natës ka ndërhyrë në fshatin Pallçisht, duke arrestuar disa persona të dyshuar për keqtrajtim të kafshëve dhe organizim të përleshjeve të qenve. Sipas burimeve policore, gjatë operacionit u zbuluan qen të lënduar dhe kushte të rënda në të cilat ata mbaheshin. Sipas informacioneve, përleshjet organizoheshin në mënyrë të fshehtë, ku bastet ilegale ishin një pjesë kryesore e këtij aktiviteti kriminal. Banorët e zonës kanë raportuar për veprime të dyshimta prej disa kohësh, duke çuar në hetimin dhe ndërhyrjen e autoriteteve. Policia e Tetovës ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë…

Lexo më Shumë

SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër G.S.(48), drejtor i Institucionit Nacional Qendra për Kulturë “Grigor Përliçev” në Ohër, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. “Ai duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar, pa vendim të këshillit drejtues të institucionit, pa ftesë të rregullt dhe në kundërshtim me rregulloren për shpenzimet e udhëtimit afarist, ka udhëtuar jashtë vendit dhe me këtë i ka shkaktuar dëm buxhetit të institucionit në shumë prej 46.520 denarë”, thonë nga SPB Ohër.

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga tubimi në Çair ka bërë thirrje deri te koalicioni qeveritar VLEN që t’i braktisë institucionet. Ahmeti, njëkohësisht ka siguruar se pas kësaj nuk do të bëhen pjesë e pushtetit, pasi sipas tij, për BDI është e pranueshme që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ahmeti propozoi që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në tetor, bashkë me zgjedhjet lokale.

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, vende vende nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Për shkak të mjegullës, dukshmëria është ulur në 70 metra në qafat malore të Strazhës dhe Bukovës. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Në autostradën A1, aksi Demir Kapi – Smokvicë nga 20.02.2025. deri më datë 31.05.2025, për shkak të rikonstruksionit të tubit të tunelit të majtë të tunelit T2, do të ketë ndryshim të përkohshëm në qarkullim. Tubi i…

Lexo më Shumë