Lideri i partisë ultra-nacionaliste dhe të ekstremit të djathtë bullgar “Rilindja”, Kostadin Kostadinov, ka kërkuar që Maqedonia e Veriut ti bashkohet Bullgarisë. Por ai poashtu ka kërkuar që edhe krahina ukrainase e Besarabisë jugore ti bashkohet Bullgarisë. Kostadinov publikoi një postim në rrjetin social Facebook në të cilin mbështeti hapur qëndrimet e Trump për përvetësimin e Kanadasë dhe Grenlandës dhe i bëri thirrje qeverisë në Sofje që të shpallë zyrtarisht pretendimet për aneksimin e Maqedonisë dhe rajonin ukrainas të Besarabisë Jugore në Bullgari.
Author: Hamdi Kumanova
Rezervat devizore në fund të dhjetorit 2024 ishin pesë miliardë e 19 milionë euro dhe në krahasim me muajin paraprak shënojnë rritje për 99 milionë euro, kumtoi Banka popullore. Pjesa më e madhe e rezervave devizore janë plasuar në letra me vlerë (70,1 për qind), pas çka vijojnë valutat dhe depozitat (18,8 për qind) dhe ari monetar (11 për qind).
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe e refuzoi mundësinë për lidhje me BDI-në dhe e theksoi nevojën për politika që bashkojnë, e jo, siç thotë, që përçajnë. “LSDM-ja nuk do të lejojë më kurrë që të vendoset në të njëjtën kornizë apo të jetë në vartësi të ndonjë partie, veçanërisht jo të BDI-së. Stigma e korrupsionit që ka mbartur prej vitesh kjo parti është diçka nga e cila ne distancohemi qartë dhe pa mëdyshje. Retorika e tyre dhe ngritja e vazhdueshme e tensioneve etnike si mjet për veprim politik është e papranueshme dhe e rrezikshme. Politikat e tilla nuk kanë vend…
Shitja e automjeteve në Maqedoni vitin e kaluar ka arritur shifra rekord për vetura të reja, kamionë dhe autobusë, ndërsa rritje e madhe është shënuar edhe në importin e automjeteve të përdorura. Sipas të dhënave të Drejtorisë doganore, gjatë vitit 2024 deri më 31 dhjetor janë importuar 54.651 vetura, prej të cilave 13.168 të reja dhe 41.483 të përdorura. Krahasuar me të dhënat e viteve të kaluara, importet e makinave të reja vitin e kaluar arritën në shifra që nuk janë regjistruar kurrë më parë që nga viti 2009. Kjo është kryesisht për shkak të blerjes së makinave të reja.…
Kreu i ASH-së, pjesë e koalicionit qeverisës VLEN thotë se ekzekutivi aktual i respekton të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. I pyetur për sanksionet shtesë që presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden vendosi për individë të caktuar në Ballkanin Perëndimor, Taravari tha se për këtë duhet të kenë kujdes, siç tha ai, personat që kanë problem me SHBA-të. “Padyshim që po, unë mendoj që qeveria deri tash, këto 6-7 muaj ka dëshmuar që fuqimisht qëndron pas gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare, posaçërisht aty ku kanë qenë të kyçura edhe SHBA-të, që i përkrahën dhe i përmbanë. Unë i përshëndes masat e fundit që…
Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për hetim të çdo shkeljeje të ligjit lidhur me shënimin e ditës jokushtetuese të Republikës Srpska më 9 janar. Ceremonia për shënimin e kësaj dite jokushtetuese nis në orën 17:00 në Banjallukë. Autoritetet e entitetit të Republikës Srpska festojnë 9 janarin, datën kur, në vitin 1992, në Sarajevë, Kuvendi i atëhershëm i popullit Serb së Bosnjës dhe Hercegovinës miratoi Deklaratën për shpalljen e Republikës së Popullit Serb të Bosnjës dhe Hercegovinës si një entitet i pavarur brenda Bosnjës dhe Hercegovinës. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Hercegovinës ka vendosur tri herë që kremtimi i 9…
SPB Tetovë njofton se sot (09.01.2025) në periudhën nga ora 02.50 deri në ora 04.00, zyrtarë policorë nga NJP “Gallatë” kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierik përgjatë autostradës Tetovë- Gostivar në atarin e fshatit Zubovcë të Gostivarit, ku si person përgjegjës ishte R.B. (50) nga Gostivari. “Gjatë kontrollit janë gjetur dhe ndaluar pesë shtetase të huaja (tre nga Republika e Shqipërisë, një nga Republika e Bullgarisë dhe një nga Republika e Kosovës), të cilat kanë keqpërdorur qëndrimin turistik dhe kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin”. “Ata janë ndaluar në stacionin policorë për veprime të mëtejshme”, thonë nga SPB…
Agjencia për Infrastrukturë Rrugore e Bullgarisë (API) ka pjesërisht faj për aksidentin tragjik të autobusit të “Besa trans” në autostradën Strumë në vitin 2021, në të cilin humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, gjykoi Gjykata e Qarkut në Pernik. Sipas gjykatës, API është përgjegjëse për 10 për qind të dëmit të shkaktuar dhe duhet të urdhërohet që secilit nga paditësit tua paguajë nga 20.000 levë si kompensim për dëm jomaterial. Gjithashtu, pranohen rrethanat se për seksionin nuk është miratuar akti 16 për autostrada dhe për këtë ka status të rrugës së shpejtë, sepse seksioni ishte lëshuar për komunikacion…
Bëjmë thirrje të qartë dhe të hapur deri te lidershipi i Bashkimit Demokratik për Integrim që të marrë masa konkrete dhe të dukshme për të ruajtur partneritetin strategjik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të dëshmojë se shqiptarët nuk do të mbahen peng i krimit. Kërkojmë që BDI të marrë vendim formal për përjashtimin e Artan Grubit nga anëtarësia partiake. Deklaratat e deritanishme të z. Ali Ahmeti dhe z. Bujar Osmani për parimin dhe transparencën kanë mbetur vetëm fjalë boshe. I bëjmë thirrje që të ndërmarrin hapa konkretë që do të dëshmojnë se…
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila kishte konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dy deputetëve të Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, si dhe deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Drita Millaku, të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të 2018-ës. “Refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve Xh.S, avokat Laur Prenaj, F.P, avokat Lavdrim Salihu, D.M, avokat Labinot Buzuku dhe S.Z, avokat Laura Pnishi, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti…
Një person është arrestuar në Prishtinë pas një operacioni të Policisë së Kosovës, ku gjatë kontrollit në banesën e tij dhe objektet përcjellëse janë sekuestruar armë, municion dhe substanca narkotike.Sipas njoftimit të Policisë, gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar tri zolla, gjashtë fishekë special, pesë fishekë të tjerë, 269.3 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, një peshore elektronike, një USB, një grinder, një telefon dhe dy mbështjellëse të zollave. I dyshuari është ndaluar dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) është dërguar në mbajtje.“Prishtinë 08.01.2025-21:02 . Në lidhje me rastin e lartcekur pas konsultimeve…
Biznesmeni Elman Abule është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion! Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar pamjet teksa biznesmeni Elman Abule është parë teksa fytet në ambientet e brendshme të SPAK. Ai pritet të merret në pyetje nga Prokurorët, ndërkohë që nuk behet me dije se për cilën çështje është duke dhënë dëshminë e tij.

