Author: Hamdi Kumanova

Më datë 28.02.2025, në ora 21:30, në SPB Tetovë është raportuar se në rrethrrotullimin nga rruga ,,Jane Sandanski” me rrugën ,,Gjoce Stojçeski” një veturë ka goditur një këmbësorë të mitur nga fshati Shemshovë e Tetovës, pas së cilës shoferi me veturën është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip inspektues nga SPB Tetovë ka kryer inspektimin dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe, ka deklaruar se sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut mbetet një nga problemet më të mëdha të shtetit, duke theksuar mungesën e besimit të qytetarëve dhe nivelin e lartë të korrupsionit. Në një intervistë për Ora News, Snopçe tha se vetëm 2% e qytetarëve i besojnë sistemit të drejtësisë, sipas të dhënave nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore që matin këto parametra. Ai theksoi se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë sfida madhore për vendin dhe se lufta kundër tyre duhet të jetë një prioritet absolut. “Nuk ka alternativë tjetër përveçse të angazhohemi seriozisht…

Lexo më Shumë

Ish ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska ka dalë me akuza drejt Ministrisë së Mbrojtjes, pasi siç thotë, po bën presione partiake ndaj pjesëtarëve të shërbimit ushtarak për zbulim dhe siguri, përcjell TV21. Petrovska thotë se këta pjesëtarë të këtij Shërbimi, janë marrë në bisedë që të japin deklaratë se pse kanë marrë pjesë në protestat Drejtësi për Frosinën dhe se a nënkupton pjesëmarrja se janë kundër Qeverisë aktuale. “Paramendojeni, janë pyetur se a do të thotë kjo se janë kundër Qeverisë?! Dje, disa të punësuar, gjithashtu përfaqësues të Shërbimit, iu është tërhequr vërejtja “të kenë kujdes se çfarë bëjnë “like”…

Lexo më Shumë

Burgu në Shuto Orizarë më shumë ka funksionuar si subjekt juridik turistik dhe hotelierik se sa si burg që duhet të kujdeset për të dënuarit sipas ligjit, kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, transmeton Portalb.mk. Pas aksionit të para dy ditëve të MPB-së dhe Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, në të cilin nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare u ndalua ish-drejtori i burgut të Shutkës dhe një polic i burgjeve, sipas Toshkovskit, nga provat e mbledhura deri më tani ka baza të dyshimta të tilla, p Toshkovski tha se të dënuarve në burgun…

Lexo më Shumë

“Qeveria nuk po bën asgjë, e ka ndalur procesin e rritjes së pagave, nuk pranon asnjë propozim që është në interes të qytetarëve për uljen e çmimeve dhe faturave të rrymës, qytetarët po vuajnë nga paaftësia e tyre”, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në Kriva Pallankë. “Kryeministri del dhe thotë ne jemi të shkëlqyer në ekonomi, jemi të parët”. Ne jemi të shkëlqyer dhe të parët në çfarë? Në faktin se çmimet e energjisë elektrike janë rritur me 30%? “Në atë që çmimet në tregje po rriten në mënyrë të pakontrolluar?” pyeti Filipçe. Ai ka theksuar se Qeveria nuk…

Lexo më Shumë

Me rastin e muajit të Ramazanit, Komuna e Gostivarit për herë të parë, në qendër të qytetit zbukuroi qytetin me ndriçime dhe me simbole që karakterizojnë këtë muaj të shenjtë për t’i dhënë atmosferë festive Ramazanit. Në lidhje me zbukurimin e qytetit, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani tha se Ramazani krahas vlerave fetare, paraqet festë për besimtarët myslimanë. “Ideja për zbukurimin simbolik gjatë muajit të Ramazanit ka ardhur pas bisedave të shumta në shumë rrethe, edhe me miqtë tanë edhe me bashkëqytetarët tanë, të cilët gjithmonë kanë shprehur dëshirë që të ketë atmosferë festive edhe gjatë këtij muajit…

Lexo më Shumë

Një nga problemet më të mëdha të korrupsionit në arsimin e lartë mbetet shit-blerja e notave dhe provimeve. Pavarësisht se studentët ankohen se profesorët ju kërkojnë para për të kaluar lëndën, ata nuk i raportojnë këto raste për shkak të frikës dhe mosbesimit. Institucionet nuk kanë të regjistruara raste ndërsa universitetet i inkurajojnë studentët që me fakte t’i paraqesin të korruptuarit. Alarmoi edhe FNA-ja, shkruan Portalb.mk.  88 të anketuar, mbi 25 raste të korrupsionit Përmes anketës publike në redaksinë e Portalbit kanë arritur mbi 25 ankesa nga studentë dhe ishstudentë të cilët thonë se në universitetet publike të vendit ekziston korrupsioni dhe që i njëjti shfaqet nga…

Lexo më Shumë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha të premten se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet t’i kërkojë falje presidentit Donald Trump pas një debati të tensionuar në Zyrën Ovale. I pyetur gjatë një interviste me CNN nëse ai beson se Zelensky i detyrohet Trump një falje pas përplasjes, Rubio u përgjigj: “Unë po”. “Ju djema patë vetëm fundin,” tha Rubio, i cili ishte i pranishëm në takim. “Ju nuk i shihni të gjitha gjërat që çuan në këtë.” Marco Rubio i kërkoi Zelenskyit të “kërkojë falje që e ktheu këtë gjë në fiasko që u bë”, duke e akuzuar atë…

Lexo më Shumë

Manastiri, Kërçova, Shtipi, Gjorçe Petrovi dhe Kisella Voda dhe Tetova janë komunat në të cilat Agjencia e atëhershme për Rini dhe Sport filloi të ndërtojë pishina, shpenzimet e përgjithshme për të cilat ishin rreth katër milionë euro. Ato duhej të ishin gati për 18 muaj. E ndërtuar dhe e vënë në përdorim është vetëm pishina në Tetovë, shkruan 360 Gradë, transmeton Portalb.mk. Pishinat e tjera jo vetëm që nuk janë përfunduar, por janë nënshkruar edhe anekse të kontratave që e kanë rritur vlerën e tyre për qindra mijëra euro dhe sërish nuk janë përfunduar. Nga inspektimi i mëparshëm është konstatuar…

Lexo më Shumë

Më shumë se 60 për qind e gjermanëve nuk kanë asgjë kundër kalimit te gomat për të gjitha stinët – ky është rezultati i një sondazhi të kryer nga kompania e kërkimeve të tregut Civey, e porositur nga prodhuesi i gomave Michelin. Edhe pse studimi nuk tregoi një ndarje të theksuar midis veriut dhe jugut të Gjermanisë, u vu re se shoferët në landet federale me dimra më të butë ishin më të prirur të mendonin për gomat për të gjitha stinët (71.7 për qind). Ndërsa në landet ku gomat dimërore janë më të nevojshme, të anketuarit ishin më pak…

Lexo më Shumë

Punonjësit e Filharmonisë së Maqedonisë paralajmëruan protestë të re të hënën para Ministrisë së Kulturës. “Sakërisht një javë më parë kemi marrë një premtim nga ministri Zoran Ljutkov se konkursi për zgjedhjen e drejtorit të Orkestrës së Filarmonisë së Maqedonisë do të zhvillohet në mënyrë të ligjshme dhe se do të zgjidhet kandidati më i mirë që i plotëson të gjitha kushtet e parapara me Ligjin për kulturë. Në ndërkohë kemi marrë informacione se konkursi tashmë po zhvillohet ilegalisht dhe se me çdo kusht drejtor i institucionit tonë po emërohet kandidati i dakorduar ndërpartiak Mustafa Imeri”, thonë nga trupa e…

Lexo më Shumë

Pasi panë se shqiptarët nuk po bien më pre e gënjeshtrave dhe lajmeve të rreme, pasi u zbuluan me aferat korrupte dhe listat e zeza, BDI po luan kartën e fundit! Ata nuk kanë më fuqi të manipulojnë njerëzit me përrallën e sajuar të “deshqiptarizimit” dhe tani janë gati të kryejnë tradhtinë tjetër politike ndaj popullit të vet – të bojkotojnë zgjedhjet dhe të përpiqen të provokojnë tensione në ditën e votimit! BDI e di se ka vetëm një mënyrë për të mos regjistruar edhe një humbje në bilancin e saj: KRIZA POLITIKE! Pikerisht për këtë arsye tash e një…

Lexo më Shumë