Real Madrid po e konsideron seriozisht mundësinë e ndryshimeve në stafin teknik për sezonin e ardhshëm dhe tashmë ka filluar të shqyrtojë emra për një trajner të ri. Sipas ESPN, ndër kandidatët e mundshëm për këtë post është edhe Mauricio Pochettino. Klubi madrilen e vendosi Alvaro Arbeloan në krye të ekipit më 12 janar, pasi ai zëvendësoi Xabi Alonson. Megjithatë, detajet e kontratës së tij nuk janë bërë publike dhe brenda klubit ai nuk konsiderohet si një zgjidhje afatgjatë. Edhe pse Arbeloa vlerësohet për punën e tij me ekipet e të rinjve, rezultatet e para me ekipin e parë nuk…
Author: Hamdi Kumanova
Në Maqedoninë e Veriut në grupin e të papunëve dominojnë burrat, ashtu që 61.4 përqind e numrit të përgjithshëm te personat e papunë janë burra, ndërsa 38.6 janë gra, transmeton Portalb.mk. “Pjesëmarrja e punësimit joformal është në rritje. Numri i personave të punësuar në mënyrë joformale është 94 847, që është 11.5% më shumë se në vitin paraprak. Pjesa më e madhe e personave të punësuar joformalisht, 48.5%, është në sektorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit, ndërsa 17.1% në sektorin e Ndërtimtarisë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. Maqedonia e Veriut regjistron 796 mijë persona te popullsia aktive, ashtu që 704…
Emri i tij lidhet drejtpërdrejt me dy kompani në vend: njëra është likuiduar prej kohësh, ndërsa tjetra ndodhet në proces falimentimi – të dyja kanë pasur një qarkullim të papërfillshëm para se të mbyllen. Në të njëjtën kohë, ai zotëron edhe aksione në një kompani në Bullgari, e cila është joaktive në treg, ndërsa bashkëshortja e tij është bashkëpronare e një kompanie vendase që operon me humbje. Dosja e pasurisë familjare përfshin pasuri të paluajtshme, por edhe armë. Përveç aksioneve në kompani, pasurive të paluajtshme dhe bizhuterive, kryetari i komunës së Kumanovës dhe lideri i ZNAM-it në pushtet, Maksim Dimitrievski,…
Postimi i kryetarit te komunes se Likoves kryetari i Komunes se Likoves Erkan Arif :Sot prita në takim zyrtar Ambasadorin e Zvicrrës, përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së dhe Ministrin e vetëqeverisjes lokale, ku dhe i falënderova për kontributin e tyre lidhur me projektin “Fuqizimi i këshillave komunal”, ku Komuna e Likovës ishte e përzgjedhur në këtë projekt me çka e përfituam dhe investimin e përbashkët për vazhdimin e shtratit të lumit në Sllupçan, ku Komuna ishte me financim prej 40%, ndërsa UNDP-ja me 60%. Uroj bashkëpunime të tilla të kemi çdo herë.
“Mungesa e naftës nëpër pompa të benzinës ka goditur më së shumti transportin publik në Tetovë. Nëse kjo mungesë do vazhdoj edhe ditët në vijim, drejtuesit e transportit publik thonë se, do të fillojnë me reduktimin e linjave, ndërsa do mbeten vetëm ato linja që do jenë për bartjen e nxënësve,” raporton gazetari Bashkim Sulejmani. Izer Kirmizi, drejtor i Ndërmarrjes Publike Tetova Transport, thotë se do të hiqet edhe Linja për në Kodrën e Diellit, me qëllim kursimin e naftës për nevojat e nxënësve. “Ne do mundohemi të mirëmbajmë këtë nivel shërbimi, por në rast të eskalimit të situatës do…
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër një 15-vjeçareje nga një fshat i Tetovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë”. Sipas njoftimit zyrtar, më datë 20.09.2025, e mitura ka sulmuar fizikisht një grua nga i njëjti fshat. Pas sulmit fizik, ajo ka tentuar që me një mjet të mprehtë të sulmojë gruan dhe bashkëshortin e saj.
Komisioni Rregullator për Shërbimet e Menaxhimit të Energjisë, Ujit dhe Mbeturinave Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRME) ka miratuar një Vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 14.27% krahasuar me vendimin e datës 2.3.2026. Çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, janë rritur mesatarisht: për benzinën me 13.384%, për naftën me 36.134%, për vajin ekstra të lehtë me 32.102% dhe për naftën e mazutit rritja është me 27.870%. Kursi i këmbimit të denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës u…
Inflacioni në Maqedoninë e Veriut në shkurt është rritur për 0,2 për qind krahasuar me muajin janar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Në nivel vjetor, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, kostoja e jetesës është rritur për 2,9 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 1,6 për qind. Rritja më e madhe e çmimeve gjatë shkurtit është shënuar te shërbimet e arsimit, veshmbathja dhe kujdesi personal. Nga ana tjetër, ulje të kostos së jetesës është regjistruar te transporti, shëndetësia dhe pajisjet shtëpiake.
Sic dihet, 3 inciativat për vlerësimin e kushtetushmërisë, i patën paraqitur kohë më pare Zijadin Sela dhe Arben Taravari, por edhe një student nga Fakluteti Juridik “Tre inciativat janë dërguar tek Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit me anë të të cilit mundësohet zbatimi i sistemit “Qyteti i Sigurtë – Safe City”, deklaroi për Televizionin “Sitel”, gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Ana Pavlovska – Daneva. Nismat (iniciativat) që vijnë nga Arben Taravari dhe Zijadin Sela, si dhe nga një student i Fakultetit Juridik, tanimë janë vendosur si pikë në Rendin e ditës të…
Më datë 09.03.2026, në ora 03:00 në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin M.M. (39) nga Gostivari. Ndalimi i tij u bë pas një denoncimi paraprak nga bashkëshortja e tij 39-vjeçare, e cila raportoi se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë ku banonin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.
MPB njofton se më datë 08.03.2026, në ora 11:25, në rrugën lokale nga fshati Bogovinë drejt fshatit Kamjan, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.A. (22) nga fshati Zherovjan i Tetovës. Gjatë një kontrolli në trafikun rrugor, policia ka ndaluar një moped me targa të Tetovës dhe pas marrjes së masave është konstatuar se A.A. e drejtonte mopedin pa dhënë paraprakisht provimin për patentë shofer. Mopedi është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës. Më datë 08.03.2026, në ora 21:40, në Mavrovi Anovi, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me kryetarin e Komunës së Koçanit, Vladko Grozdanov, sot vizituan Spitalin e Përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Koçan, me qëllim të shqyrtimit të gjendjes aktuale dhe nisjes së hapave konkretë për rregullimin e hapësirës përreth spitalit dhe sistemimin e sipërfaqeve të asfaltuara. “Kur qasja është mirë e menaxhuar dhe mirë e organizuar, rezultatet janë të dukshme. Sot këtu shohim rezultate të dukshme pas 30 vitesh. Qasja dhe infrastruktura në shëndetësi janë pjesë përbërëse e sistemit dhe nuk përfshijnë vetëm pjesën e brendshme, por edhe atë të jashtme. Falënderim për kryetarin e komunës,…

