Author: Hamdi Kumanova

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 12 të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi të armatosur të ndodhur në një fushë futbolli në komunitetin Loma de Flores, në komunën e Salamanca-s, në Meksikë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:20 të pasdites së së dielës, ndërsa në stadiumin Campos de las Cabañas po zhvillohej një ndeshje amatore futbolli. Sipas raportimeve paraprake, dy automjete mbërritën në vendngjarje, nga të cilat zbritën katër persona të armatosur që hapën zjarr ndaj të pranishmëve. Të shtënat u dëgjuan edhe në komunën e afërt të Irapuato-s, rreth 15 kilometra larg, ndërsa në vendngjarje…

Lexo më Shumë

Një avion privat me tetë persona në bord u rrëzua gjatë ngritjes nga një aeroport i Maine të dielën në mbrëmje (25 janar), ndërsa zona u përfshi nga reshje të dendura dëbore, sipas autoriteteve. Bombardier Challenger 600 u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i Bangor-it rreth orës 7:45 të mbrëmjes sipas orës lokale të dielën (ora 2:45 e mëngjesit të së hënës, sipas orës greke), sipas Administratës Federale të Aviacionit ( FAA ). Aeroporti mbetet i mbyllur ndërsa ekipet e ndihmës së parë po vlerësojnë shkallën e dëmit. “Një incident në aeroport është nën hetim . Ekipet e…

Lexo më Shumë

“Në Bullgari, më mbeten rreth 300 euro më shumë në muaj nga rroga se në Gjermani”, thotë Kristina Borisova. Bullgarja 41-vjeçare u kthye në atdheun e saj në fillim të vitit 2025 pas tetë vitesh në Gjermani. Sot, Kristina jeton në Pomorie, një qytet i vogël në bregdetin e Detit të Zi, dhe vazhdon të punojë për punëdhënësin e saj gjerman si asistente administrative në sektorin e energjisë. Kompania e saj, me seli në Gera, i paguan të njëjtën pagë gjermane, edhe pse ajo punon nga Bullgaria. Për shkak të taksave dhe kontributeve më të ulëta të sigurimeve shoqërore në…

Lexo më Shumë

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Koordinimi”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar Emiljan Nikolli, alias Emiljan Lleshi, i një serie vjedhjesh nën kërcënimin e armës. Gjatë vitit 2025 dhe janarit të këtij viti, 30-vjeçari dyshohet se ka kryer 11 vjedhje, ndër to 7 nën kërcënimin e armës. Gjithashtu, 30-vjeçari dyshohet se ka djegur pjesërisht një automjet në Tiranë dhe ka kanosur me fjalë ish-vjehrrën e tij. Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, hetimeve të thelluara për zbardhjen e një sërë vjedhjesh të ndodhura përgjatë vitit 2025 dhe janarit 2026, bazuar edhe…

Lexo më Shumë

Policia ka bërë të ditur se është raportuar për dhunimin e një gruaje në Deçan. Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore. “Është raportuar se ndaj viktimës femër kosovare është kryer vepra e lartcekur nga i dyshuari mashkull kosovar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka regjistruar 46 aksidente trafiku, prej të cilave 19 me të lënduar. Në të njëjtën periudhë janë shqiptuar mbi 2,000 tiketa trafiku dhe janë arrestuar 13 persona. Sipas të dhënave të Policisë, gjatë periudhës së raportuar nuk janë regjistruar aksidente trafiku me fatalitet. Janë raportuar gjithsej 19 aksidente me të lënduar dhe 27 aksidente me dëme materiale. Policia ka shqiptuar gjithsej 2,062 tiketa trafiku, ndërkohë që 13 persona janë arrestuar dhe 12 janë në mbajtje. Nuk ka persona në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit. Autoritetet apelojnë tek qytetarët për respektimin e rregullave…

Lexo më Shumë

Një grua dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një burrë në Fushë Kosovë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. “Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Lexo më Shumë

Ndërprerja mbarëkombëtare e internetit në Iran vazhdon të jetë në fuqi, ndërkohë që numri i raportuar i viktimave nga protestat e fundit ka vazhduar të rritet dhe mund ta kalojë shifrën prej 30.000, sipas një raporti. Mbikëqyrësi i të drejtave digjitale, NetBlocks, tha më 25 janar se janë bërë 400 orë pre kur u ndërpre qasja në internetit në Iran, duke shtuar se “rritje të shkurtra të lidhjes me rrjet” mund ta krijojnë një përshtypje të rreme për rikthim më të gjerë të internetit. Sipas saj, mjetet e anashkalimit si VPN-të kanë mundësuar komunikim të kufizuar në internet. Grupet për…

Lexo më Shumë

Një grup kryesor venezuelian për të drejtat e njeriut thotë se të paktën 80 të burgosur politikë janë liruar nën presionin e SHBA-së. Alfredo Romero, kreu i Foro Penal, tha se grupi i tij po verifikonte identitetin e atyre që u liruan nga burgjet në të gjithë vendin të shtunën – dhe ka të ngjarë të ketë lirime të tjera. Ky është grupi i fundit i të ndaluarve të liruar që kur SHBA-të arrestuan presidentin venezuelian Nicolás Maduro në një bastisje dhe e çuan atë në New York për t’u gjykuar për akuzat e trafikimit të drogës në fillim të…

Lexo më Shumë

Në vitin 2024, emigrantët dërguan në Shqipëri 1.4 miliardë euro, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, i cili mat Transfertat personale janë kryesisht paratë që emigrantët dërgojnë te familjet e tyre, zakonisht pa kundërshpërblim. Shuma e deklaruar nga Eurostat është më e lartë se ajo që raportohet nga Banka e Shqipërisë, sipas të cilës transfertat e emigrantëve në 2024-n ishin rreth 1 miliard euro. Eurostat publikon dhe transfertat e ndara sipas shteteve. Tradicionalisht Italia dhe Greqia kanë qenë shtetet që kishin dërgesat më të larta për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që ikën në fillim…

Lexo më Shumë

Një ditë pas vrasjes së infermierit 37-vjeçar Alex Jeffrey Pretti nga agjentë federalë të imigracionit gjatë një operacioni në Minneapolis, protestat kundër prezencës së forcave federale në qytet janë intensifikuar, me qindra banorë dhe aktivistë që kanë dalë përsëri në rrugë për të kërkuar largimin e agjentëve të ICE-s. Pretti, një infermier në repartin e kujdesit intensiv dhe banor i Minesotës, u qëllua për vdekje më 24 janar gjatë përleshjes mes protestuesve dhe agjentëve të Patrullës Kufitare dhe Imigracionit. Autoritetet federale pretendojnë se ai u afrua me armë dhe paraqiti kërcënim, por pamjet e publikuara tregojnë se ai kishte vetëm…

Lexo më Shumë