Dezinformatat përhapen shpejt në kohën bashkëkohore për shkak të digjitalizimit. Kjo dukuri paraqet një kërcënim në rritje për shoqërinë, ndërsa vendi ynë është një objektiv relativisht i lehtë i fushatave dezinformuese, për shkak të rezistencës së dobët institucionale dhe sociale, tha kreu i shtetit Stevo Pendarovski, gjatë konferencës së mbajtur pikërisht për këtë problem. Ai tha, se lufta kundër korrupsionit është më e pranishme në deklaratat politike sesa në praktikë, ndërsa politikanët e korruptuar janë gjithmonë më të ndjeshëm ndaj ndikimeve të tilla të vogla. “Nuk guxojmë t’i injorojmë indikacionet se pas këtij problemi, me eurointegrimet tona apo për tensionet…
Author: Emad
Drejtori i Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut, Stefan Bogoev ka shprehur sot në takimin që ka realizuar me koordinatorët kombëtar Zabrçanec dhe Ismajloska Starova përparësitë e funksionimit të “Ballkanit të Hapur” dhe ka elaboruar aktivitetet e Doganave të vendit në kuadër të kësaj nisme rajonale. Bogoev gjatë takimit ka potencuar rëndësinë e punimeve infrastrukturore në pikën kufitare Tabanovcë dhe ka paralajmëruar zbatimin e masës së njohjen e vërtetimeve për matje në peshore apo të ashtuquajturat “shënimet e matjes” të automjeteve të mallrave ndërmjet Drejtorive Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë. “Në takimin me…
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të Aleancës për Shqiptarët: Dy vite pas firmosjes nga Presidenti Biden i urdhrit ekzekutiv për zgjerimin e sanksioneve amerikane për të përfshirë si shkak edhe korrupsionin, Departament i Shtetit shpalli sot non grata Ramiz Merkon, Kryetar i Komunës së Strugës dhe anëtar i Kryesisë së BDI-së. Sipas Departamentit të Shtetit, Merko është përfshirë në korrupsion domethënës, duke përvetësuar fonde në mënyrë të paligjshme dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike. Si pasojë, atij dhe familjes së afërt u ndalohet hyrja në SHBA. Ky përcaktim i sotëm është një sinjal…
Shkrimtari dhe analisti i njohur nga Shkupi, Kim Mehmeti, ka adresuar një sërë kritikash ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për qëndrimin që po mban ai në raport me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe politikat e këtij të fundit për veriun e Kosovës. Në një intervistë për gazetën LAJM, Kim Mehmeti, tha se Rama po tregohet më i kujdesshëm ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq sesa ndaj Kurtit. “Unë e kam një parim që, vëllai juaj mund edhe të mos jetë i tillë siç e dëshironi ju ,por atë ju ka lindur nëna dhe s’mund ta ndërroni dhe s’mund që…
Departament amerikan i Shtetit shpalli sot non grata Ramiz Merkon, kryetar i Komunës së Strugës në Maqedoninë e Veriut. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut dhe pët këtë shkak Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara. Veprimi i sotëm thuhet më tej në njoftim dërgon mesazhin se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Maqedonisë së Veriut për të nxitur stabilitetin përmes forcimit të…
Themeluesi i Proton-it, Endi Jen, i cili është një nga liderët botërorë në fushën e mbrojtjes së privatësisë në komunikimet në internet, beson se interneti na e ka bërë jetën më të lehtë, por se ai vetë nuk është fajtor për tentativat për abuzim me të. Për kujtesë, disa nga mesazhet me kërcënime me bombë në shkollat e Maqedonisë janë dërguar përmes produkteve të Proton./Lajmi i plotë. https://www.youtube.com/watch?v=ZVOhjOs7w3w
Shkalla e inflacionit së shpejti do të jetë njëshifrore, kërkohet një zgjidhje sistematike për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe çmimi i energjisë elektrike nuk duhet të rritet dhe qeveria do të bëjë gjithçka në këtë drejtim. Këto janë vetëm disa nga mesazhet që ka dërguar sonte zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi. “Kur vite më parë kërkon me këmbëngulje ta fusësh vendin në të njëjtin nivel me Kinën, Indonezinë e vende të tjera dhe bërtisni se këtu ka fuqi punëtore të lirë, pasoja ndoshta është ajo që po na ndodh sot. Jemi shumë afër me metodologjinë. Ne po përpiqemi të…
Sa i përket çmimit të energjisë elektrike, siç tha Bytyqi, optimizmi vjen nga fakti se është treguar se nëse organizohemi pak më mirë, mund të rrisim edhe prodhimin vendas. Shkalla e inflacionit së shpejti do të jetë njëshifrore, kërkohet një zgjidhje sistematike për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe çmimi i energjisë elektrike nuk duhet të rritet dhe qeveria do të bëjë gjithçka në këtë drejtim. Këto janë vetëm disa nga mesazhet që ka dërguar sonte zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi. Në intervisë për TVM-në, Bytyqi iu referua edhe korridoreve 8 dhe 10d. “Faktet thonë se që nga muaji tetor,…
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, sot tha se ndryshimet kushtetuese po i bëjnë si investim për anëtarësimin e RMV-së në BE, gjegjësisht për arritjen e një qëllimi strategjik dhe jo për të kënaqur dikë tjetër ose për të arritur ose përmbushur dëshirën ose diktatin e dikujt. “Në vend që të mbyllet, duhet të hapet dialogu për këtë çështje dhe është vërtet koha pas një viti luftimesh dhe propagandash që nuk kanë asnjë bazë në realitet për bullgarizimin dhe asimilimin, për kërcënimin e identitetit tonë, të ulemi dhe të flasim për nevojat reale dhe obligimet reale për realizimin e…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski të hënën realizoi takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shkup, Angela Ageller. “Në takimin Kovaçevski – Ageller, është diskutuar për prioritetet që duhet të përfundojnë këtë periudhë lidhur me procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. SHBA-të janë partneri ynë i fortë në rrugën tonë drejt BE-së, duke na mbështetur, si shumë shtete tjera miqësore të BE-së. Në periudhën që vjen do të punojmë shumë, por mbi të gjitha palët e interesit në shoqëri duhet të marrim vendime vendimtare për të ardhmen prosperuese të qytetarëve dhe shtetit tonë”, thuhet në njoftimin…
Rawan Dweik, një vajzë nga Jordania, u bë personi i parë me sindromën Down që mësoi përmendësh Kuranin. Përkatësisht, nëna e saj Awatar Jaber ka treguar për mediat e huaja se si Dveik ia ka arritur këtij qëllimi. – Rawan, e cila vuan nga një gjendje që do ta ndjekë gjatë gjithë jetës, vazhdon të thotë: “Kurani është jeta ime”. Kur e linda dhe kuptova se kishte sindromën Down, si çdo nënë, u pikëllova dhe u mërzita, por e doja shumë dhe iu betova Zotit që do t’i mësoja Kuranin. Rawan është shumë e zgjuar dhe kur ndjeu inteligjencën e…
Me punonjësit d pakënaqur që kërkojnë paga më të larta, drejtori i sapoemëruar i Drejtorisë doganore, Stefan Bogoev beson se do të arrihet një zgjidhje e pranueshme. “Nuk pres që të bllokohen pikat kufitare. I respektoj të drejtat e punëtorëve, si dhe të gjitha të drejtat legjitime dhe demokratike të qytetarëve, të rregulluara me ligje përkatëse dhe marrëveshje kolektive”, ka thënë mestejrash në intervistë për portalin “Lokalno” – Stefan Bogoev, përcjell PRESSonline. Siç tha ai, me ministrin e Financave do ta diskutojë kërkesën për pagesën e 30 për qind. Rëndësia e padiskutueshme, e jashtëzakonshme e Doganës për funksionimin e përgjithshëm…