Avokati i Popullit ka nisur hetimet për mënyrën e arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta një javë më parë.
Sipas Klan News, objekt i hetimit do të jetë mënyra se si u arrestua Meta, i cili u prangos me forcë nga ana e efektivëve të Operacionales.
Mbi mënyrën e arrestimit pati shumë diskutime, që u kundështua dhe nga vetë Ilir Meta, ndërsa Partia e Lirisë e dënoi.
Policia e Shtetit, pas arrestimit, deklaroi se Ilir Meta kundërshtoi të zbatonte kërkesën e agjentëve të Operacionales, e për këtë arsye efektivët u detyruan ta arrestonin me forcë.
Kujtojmë se Ilir Meta ka masë sigurie arrest në burg pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.