Author: IM

Studenti Mevlan Ademi, në emër të studentëve, falënderoi të gjithë personalitetet dhe subjektet politike që janë rreshtuar qartë dhe njëzëri në mbështetje të kërkesës së tyre, duke theksuar se kjo përkrahje është dëshmi se, kur bëhet fjalë për dinjitet, të drejta dhe barazi, shoqëria di të bashkohet dhe të qëndrojë në anën e drejtë të historisë. Ai përshëndet Zëvendëskryeministrin, Bekim Sali, për deklaratën publike, mbështetjen e shprehur dhe angazhimin konkret ndaj kërkesave të studentëve. Sipas Ademit, studentët janë e ardhmja e këtij vendi dhe çdo kërkesë legjitime meriton përkrahje institucionale, jo neglizhencë. “Kushtetuta duhet të zbatohet. Ligjet duhet të respektohen.…

Lexo më Shumë

Shkruan: Azir Aliu Kur flasim për shëndetësinë, më së shpeshti flasim për atë që shihet: pajisje të reja, reparte të rinovuara, rritje të numrit të stafit mjekësor. Por, ekziston një shtresë e sistemit që rrallë është e dukshme për pacientin, e nga e cila varet nëse shërbimi do të jetë në kohë, cilësor dhe i drejtë. Kjo shtresë quhet menaxhim. Shëndetësia moderne prej kohësh nuk udhëhiqet vetëm nga njohuritë mjekësore. Sot, sistemet shëndetësore janë organizata komplekse që kërkojnë strategji, procese, disiplinë financiare, menaxhim të të dhënave dhe përgjegjësi të qartë. Spitali bashkëkohor nuk është më vetëm një ndërtesë me mjekë,…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme është riaktualizuar sërish tema e provimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik. Në këtë kontekst, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të shoqëruar vetëm me fjalën “#sabër” (durim). Në imazh shfaqet libri “Rrethuar nga idiotë” i autorit Thomas Erikson, çka ka shtuar edhe më shumë interpretimet rreth mesazhit të nënkuptuar. Megjithatë, ambasadori nuk ka dhënë asnjë sqarim shtesë, duke lënë të hapur pyetjen se kujt i drejtohet konkretisht ky mesazh dhe nëse lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet e fundit rreth…

Lexo më Shumë

Nafie Selmani Që në fillim të mandatit të tij, Denion Meidani u angazhua hapur për mirëqenien politike dhe institucionale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në disa raste konkrete ai ka reaguar dhe ka marrë rol aktiv si rasti i fëmijëve të Nerashtit, çështja e Bibliotekës në Manastir, e shumë problematika të tjera që prekin drejtpërdrejt dinjitetin dhe të drejtat e shqiptarëve. Dje, ai ia dha vulën këtij angazhimi dinjitoz duke u rreshtuar hapur dhe pa ekuivok në krah të studentëve të Tetovës, në mbështetje të së drejtës së tyre të padiskutueshme që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën…

Lexo më Shumë

Kanë filluar aplikimet për garat teknologjike të vitit 2026, të cilat organizohen në kuadër të TEKNOFEST-it, festivalit më të madh në botë të aviacionit, hapësirës dhe teknologjisë. Këtë vit, në qytetin e Shanllëurfas, TEKNOFEST fton të rinjtë drejt zbulimeve të reja me 75 milionë lira turke shpërblime dhe mbi 100 milionë lira turke mbështetje financiare. Aplikimet për ata që duan t’i shndërrojnë idetë në projekte dhe projektet në të ardhme vazhdojnë deri më 20 shkurt. TEKNOFEST 2026 do të organizohet në Shanllëurfa (Şanlıurfa), qytet me histori mijëravjeçare dhe trashëgimi të pasur qytetëruese. Festivali do të mbahet nga 30 shtatori deri…

Lexo më Shumë

Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti Që nga zanafilla e tij, universiteti ka qenë më shumë se një ndërtesë ose një koleksion disiplinash. Ai ka qenë një universitas – një bashkësi shpirtrash të lirë, një mikrokosmos i mendimit të hapur, ku dija nuk është mjet, por është një telos, një qëllim në vetvete. Ky ideal, i vendosur si institucion në mesjetë, veçanërisht në atë myslimane, i përpunuar nga humanistët e Rilindjes dhe i ngritur në filozofi nga Wilhelm von Humboldt, e ka parë universitetin si vendin ku arsyeja dhe kritika lulëzojnë jashtë kufijve të domosdoshmërisë politike ose ekonomike. Sot, megjithatë, projektligji…

Lexo më Shumë

Europa po hyn në një fazë vendimtare, ku ndërlidhja, qëndrueshmëria dhe integrimi rajonal po shndërrohen në shtylla qendrore të sigurisë dhe zhvillimit ekonomik. Në këtë kontekst, Korridori Pan-Europian VIII, që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, po shfaqet si një nga projektet më strategjike të infrastrukturës dhe ndërlidhjes për Evropën Juglindore dhe më gjerë për kontinentin europian. Si pjesë thelbësore e Rrjetit Trans-Europian të Transportit (TEN-T), ky korridor lidh Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, duke u shtrirë drejt Italisë dhe Rumanisë, dhe duke forcuar ndërlidhjen rajonale, sigurinë kolektive dhe qëndrueshmërinë lindje–perëndim të Europës. Një moment kyç në avancimin…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë me në krye Krenar Llogën – që në mars të vitit 2024 ka konfirmuar zyrtarisht se bankat në Maqedoninë e Veriut janë të obliguara të përdorin edhe gjuhën shqipe dhe të pranojnë dokumente zyrtare në këtë gjuhë, në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Ky qëndrim u bë publik pas kërkesës së Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili kishte shprehur paqartësi nëse ka bazë ligjore për t’i ndëshkuar bankat që refuzojnë dokumente në shqip. Edhe pse përgjigjja e Ministrisë erdhi me vonesë, ajo qartëson se bankat, si persona juridikë që ushtrojnë kompetenca publike, janë të…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, zhvilloi një takim me Zëvendësguvernatorin e Bankës Popullore të RMV, Fadil Bajrami. Gjatë takimit u trajtuan çështje me rëndësi ekonomike, zhvillimet aktuale politike dhe ndikimi i tyre në ekonomi, si dhe sfidat që lidhen me perspektivën zhvillimore të vendit. U diskutua gjithashtu për përdorimin e gjuhës shqipe në sistemin bankar, në funksion të përmirësimit të shërbimeve dhe transparencës ndaj qytetarëve, si dhe për rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie më aktive dhe më të përgjegjshme. Ambasadori Meidani përgëzoi Zëvendësguvernatorin Bajrami për aderimin në sistemin SEPA, duke e cilësuar…

Lexo më Shumë

Një nga krerët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka zgjedhur të zhvillojë një takim të veçantë me ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, në të njëjtën kohë kur pjesa tjetër e drejtuesve të VLEN-it realizuan takim me eurodeputetin Thomas Vajc, raportues i përhershëm i Parlamentit Europian për Maqedoninë e Veriut. Takimi mes Kasamit dhe ambasadorit Meidani vjen në një periudhë të ndjeshme dhe të turbullt politike, duke nxitur pikëpyetje mbi arsyet e këtij veprimi dhe mesazhin që ai përcjell në raport me zhvillimet aktuale brenda skenës politike. Ende nuk dihet pse Kasami zgjodhi këtë rrugë, në një moment kur…

Lexo më Shumë

Aktivisti qytetar nga Kumanova, Mesut Bajrami, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në këtë komunë, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si, sipas tij, humbësit e zgjedhjeve lokale janë bërë pjesë e pushtetit. Në një reagim publik, Bajrami shpreh habinë se si subjektet që kanë humbur zgjedhjet lokale me rreth 2 mijë vota diferencë kanë arritur të përfshihen në qeverisjen lokale, duke u bërë bashkë edhe me përfaqësuesit serbë. Ai thekson se, pavarësisht faktit që komuniteti serb përbën rreth 5 për qind të popullsisë në Kumanovë, ata kanë marrë pushtet të barabartë, ndërsa shqiptarët, sipas tij, janë margjinalizuar. Sipas…

Lexo më Shumë

Instituti i njohur kërkimor IFIMES me qendër në Ljubjanë dhe degë në Bruksel dhe Uashington ka publikuar një raportin për rastin e ish-presidentit Ilir Meta. Në studimin e Institutit për Studimet në Lindjen e Mesme dhe Ballkan thuhet se në rastin e Ilir Metës është shkelur rënda Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut. Po ashtu në studim thuhet se janë shkelur liritë dhue të drejtat themelore të njeriut  dhe prezumimi i pafajësisë. Në këtë studim thuhet se rasti i Ilir Metës tregon instrumentalizimin politik të drejtësisë. Më poshtë studimi i plotë: Universaliteti i të Drejtave të Njeriut dhe Kufijtë…

Lexo më Shumë