Author: IM

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, bëri të ditur se është realizuar kërkesa për renovimin e objektit të shtëpisë së shëndetit të Shoqatës së Pensionistëve dhe Punëtorëve me Aftësi të Kufizuara në Prizren, falë mbështetjes së TİKA-s. Ajo theksoi se me këtë projekt pensionistëve të Prizrenit do t’u ofrohen shërbime shëndetësore falas. “Ky projekt ka nisur para gjashtë muajsh dhe sot kemi kënaqësinë të festojmë përfundimin e tij me sukses”, u shpreh Rexhepi, duke falënderuar nënkryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA, Dr. Mehmet Çevik, për përkrahjen financiare nga Ankaraja. Edhe Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj,…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kroacisë dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, ka thënë se ka kaluar koha kur vendi i tij e ka pyetur Serbinë se çka lejohet të bëjë e çka jo. Madje, ai tha se ajo kohë nuk do të kthehet më kurrë. Këto komente, Anushiq i bëri pas reagimit të Beogradit zyrtar në lidhje me nënshkrimin e Memorandumit mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, memorandum të cilin Serbia e cilësoi si kërcënim për popullin serb. MPJ-ja serbe madje tha se do të kërkojë sqarime shtesë nga Shqipëria dhe Kroacia për këtë çështje. “Ka kaluar koha kur Kroacia e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu është arrestuar si pjesë e një hetimi të gjerë korrupsioni që përfshin 83 të tjerë. Prokurorët pretendojnë përfshirjen e tij në udhëheqjen e një rrjeti të krimit të organizuar dhe ndihmën e grupit terrorist PKK/KCK. Të mërkurën, Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit deklaroi se hetimi pasoi dëshmitë e dëshmitarëve që akuzonin Imamoglun dhe bashkëpunëtorë të shumtë për detyrimin e biznesmenëve për të bërë pagesa, pastrimin e fondeve të paligjshme dhe manipulimin e tenderëve komunalë për përfitime financiare. Prokurorët thonë se ai emëroi në mënyrë strategjike aleatë të ngushtë në pozicione kyç brenda…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Republikës së Turqisë H.E. Fatih Ulusoy nënshkroi në librin e ngushëllimit të hapur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 17 mars 2025 për personat që humbën jetën gjatë zjarrit në Koçan. Ambasadori më pas u takua me Sekretaren Shtetërore të Ministrisë së lartpërmendur, Elena Kuzmanoska, me ç’rast shprehu ngushëllime dhe urime për shërim të shpejtë për të lënduarit. Turqia, si në të kaluarën, ashtu edhe tani është gjithmonë e gatshme të ndihmojë popullin mik dhe vëllazëror të Maqedonisë së Veriut. Në Ambasadën e Republikës së Turqisë, flamuri…

Lexo më Shumë

Prokurorja Lejla Kadriu, e cila fillimisht udhëhoqi hetimet për tragjedinë në Spitalin Modular në Tetovë dhe më pas u shkarkua, ka tronditur opinionin me një postim në Facebook. Siç zbulon prokurorja, i njëjti prokuror nga Prokuroria Publike në Shkup, i cili sipas këtyre pohimeve i ka sabotuar hetimet në Spitalin Modular dhe ka mbrojtur dikë, tani është dërguar për ndihmë në Koçan. Kë duhet të mbrojë këtë herë, pyet prokuroja? Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Kadriut:

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë në një reagim të martën vonë e ka konsideruar “provokim” marrëveshjen për aleancën ushtarake të nënshkruar në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Në reagim, Serbia ka thënë se do t’u dërgojë kërkesë urgjente ministrive të Jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë, duke kërkuar shpjegim të detajuar lidhur me nënshkrimin e memorandumit trepalësh për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Sipas Beogradit, me këtë marrëveshje, këto dy shtete, “së bashku me përfaqësuesin e paligjshëm të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë”, kanë ndërmarrë hapa që dëmtojnë stabilitetin rajonal. Serbia, siç…

Lexo më Shumë

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Lidhur me këtë marrëveshje ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka cilësuar si një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin rajonal në fushën e mbrojtjes. “Ministritë e Mbrojtjes së Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë nënshkruan sot një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim, e cila do të forcojë aftësitë tona mbrojtëse përmes bashkëpunimit, përfshirë zhvillimin e teknologjive të reja. Ky është një hap i rëndësishëm në bashkëpunimin rajonal dhe vizionin e mbrojtjes,…

Lexo më Shumë

Të paktën 404 persona kanë humbur jetën dhe 562 të tjerë janë plagosur, në sulmet që Izraeli nisi në Rripin e Gazës mëngjesin e sotëm duke shkelur armëpushimin. Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza thuhet se numri i personave që humbën jetën në sulmet dhe masakrat e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës u rrit në 404. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje që të respektohet armëpushimi në Rripin e Gazës pas sulmeve të fundit të kryera nga Izraeli. Në një deklaratë me shkrim nga zëvendës-zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq u…

Lexo më Shumë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka kërcënuar Hamasin duke thënë se sulmet ajrore sot në Gaza ishin vetëm fillimi. Duke folur në një fjalim televiziv, Netanyahu shtoi se Izraeli do të arrijë qëllimet e saj në këtë luftë. “Ky është vetëm fillimi. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të arritur të gjitha qëllimet tona në këtë luftë”, tha ai. Netanyahu përmendi si synime lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë në Gaza dhe shkatërrimin e Hamasit. “Ne jemi në kulmin e luftës së shtatë fronteve dhe po e fitojmë luftën. Ushtria do të vazhdojë derisa Hamasi të mos paraqesë më një…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja, ka nënshkruar në librin e zisë të Ministrisë së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në një akt simbolik që përfaqëson nderim dhe kujtim për viktimat e tragjedisë së rëndë që ndodhi në qytetin e Koçanit. Në këtë ngjarje, ku shumë persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u lënduan, Republika e Kosovës shprehu ngushëllimet më të thella dhe solidaritetin e saj të pakufishëm për Maqedoninë e Veriut. Kosova qëndron pranë qytetarëve të RMV në këto momente të dhimbshme, duke ofruar mbështetje të plotë dhe gjithashtu gatishmërinë…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, gjatë ditës së sotme, ka shkruar në librin e ngushëllimeve për viktimat e tragjedisë në Koçan. “📍 Sot, me zemër të rënduar, shkrova në librin e ngushëllimeve për viktimat e tragjedisë në Koçan. Jemi bashkë në këtë dhimbje që s’ka fjalë e ngushëllim. Për çdo familje që humbi një pjesë të shpirtit, jam me ju në çdo lutje e mendim. 🙏🖤 Shqipëria qëndron pranë jush. 🇦🇱🤝🇲🇰 #Koçan #Ngushëllime #Solidaritet #ShqipëriaMeJu”, – thekson Meidani.

Lexo më Shumë

Aleanca për shqiptarët e Zadin Selës ka publikuar një video të kreut të VMRO-së në vitin 2021 kur ka kërkuar dorëheqje pas ngjarjeve të Spitalit Modular të Tetovës si përgjegës të qeverisë së vendit. Ai në atë kohë ka thekësuar se duhet të jep dorëhqje Ministri i Shëndetësisë, ndërsa sot i ik përgjegjësisë pr rastin tragjik të Koçanit dhe nuk japin dorëheqje. Ndryshe në tragjedinë e Koçanit humbën jetën 59 të rinj dhe 155 mbetën të lënduar. Prokuroria ka arrestuar 14 persona si të dyshuar ku mbahen plër 48 orë në paraburgim deri në vendim e Gjyaktës nëse do të…

Lexo më Shumë