Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj sot në Shkup ka takuar kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Paraprakisht, Begaj sot ka pasur takim edhe me kreun e ASH-së, Arben Taravari. Ditë më parë, presidenti Begaj takoi zëvendëskryeministrin e parë Izet Mexhiti, kreun e Kuvendit Afrim Gashi dhe zëvendëskryeministrin Arben Fetai. Presidenti Begaj, gjatë qëndrimit të tij në Shkup, ka zhvilluar takime jo vetëm me politikanë, por edhe me intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Kështu Begaj u takua me analistin dhe ekonomistin e njohur shqiptar, Visar Ademi, moderatori i emisionit “WeConomy” në Almakos. Ndaj, Presidenti Begaj në opinion së…
Author: IM
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka komentuar takimet e presidentit shqiptar Bajram Begaj në Shkup. Meidani thotë se ndonëse ishin ndalesa të shkurtra, të njëjtat kanë shumë kuptim. “Kënaqësi të mirëprisja sërisht në Shkup Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj, gjatë kthimit nga samiti “Aqaba Process Balkans Forum III”. Një ndalesë e shkurtër, por me shumë kuptim, e shoqëruar me takime të rëndësishme dhe aktuale me përfaqësues të faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Biseda të hapura, reflektim mbi sfidat dhe vizion të përbashkët për rrugëtimin euroatlantik të rajonit tonë”, ka shkruar Meidani.…
Analisti dhe ekonomisti i njohur shqiptar, Visar Ademi, moderatori i emisionit “WeConomy” në Almakos, ka realizuar një takim me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Gjatë këtij takimi, Ademi dhe Presidenti Begaj, së bashku me Ambasadorin Denion Meidani, diskutuan për disa çështje të rëndësishme dhe arritën dakordësi mbi dy pika thelbësore: “1.Shqiptarët duhet të kenë bashkëpunim të pandërprerë, pasi ky është një imperativ, jo një opsion. 2. Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç angazhimit me Washingtonin dhe Brukselin” – theksoi pas takimit Ademi. Presidenti Begaj, gjatë qëndrimit të tij në Shkup, ka zhvilluar takime jo vetëm me politikanë, por edhe me…
Në pyetjen a ka marrëveshje mes BDI-së dhe Arben Taravarit për zgjedhjet lokale, për www.ora24.tv dhe www.almakos.com, lideri i BDI-së Ali Ahmeti mohoi një gjë të tillë. “Marrveshje nuk ka me Arben Taravarin është çështje e brendshme e tyre. Ata vendosin vetë për të ardhmen e tyre. Nëse dikush ka mendime të tjera dhe dëshiron të jetë shërbëtor i atyre që nëpërkëmbin të drejtat e shqiptarëve.Unë i kam bërë ftesë VLEN për ti braktisur institucionet. Ne nuk jemi gomë rezervë për të zëvendësuar ata që duan të na shohin si vasalë. Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë nga një luftë…
Deklaratë EKSKLUZIVE nga Ali Ahmeti për Almakos.com dhe Ora24.tv pas takimit me Presidentin Shqiptar Bajram Begaj‼ Ndiqeni më poshtë:
Amnasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, gjatë ditës së sotme ka takuar Halil Snopçe, Koordinatorin e grupit parlamentar të koalicionit VLEN. Më poshtë deklarata e plotë e Meidanit: Kënaqësi e veçantë të takohem sërish me z. Halil Snopçe, Koordinatorin e grupit parlamentar të koalicionit VLEN, dhe ta mirëpres në Ambasadë. 🇦🇱🤝🇲🇰 Biseduam gjatë e me interes për forcimin e bashkëpunimit parlamentar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, zhvillimet rajonale e më gjerë por dhe për Korridorin VIII si një projekt strategjik që duhet të na afrojë më shumë. Diskutimet tona prekën edhe zhvillimet e fundit politike ku kalkulimet dhe…
Në përgjigje të tarifave të vendosura së fundmi nga Shtetet e Bashkuara për importet globale, Këshilli i marrëdhënieve Shqiptaro Amerikane (Albanian American Relations Council – AARC) i kërkon Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë masa proaktive duke pezulluar të gjitha tarifat për mallrat amerikane. Aktualisht, SHBA vendosi një tarifë 10% për importet nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, ndërsa Maqedonia e Veriut përballet me një tarifë dukshëm më të lartë prej 33%. “E përgëzojmë Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për lidershipin e saj në propozimin e menjëhershëm për të suspenduar tarifat në importet…
Gjatë ditës së djeshme në Shkup, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me disa nga krerët e VLEN-it si Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, Zëvendëskryeministrin e Parë, Izet Mexhiti, dhe zv.kryeministrin Arben Fetai. Është interesant fakti se përse Presidenti shqiptar nuk ka takuar asnjë nga përfaqësuesit e “Frontit Evropian”, përcjell Almakos. Një nga pyetjet e shumta që shtrohen në opinion janë “mos vallë Tirana zyrtare si partner afatgjatë strategjik e shikon VLEN-in?” Këto dilema sigurisht se do të qartësohen në një të ardhme të afërt./Almakos
Publicisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, i është bashkuar mediumit më të ri në vend, televizionit Tëvë1. Ai do të jetë prezent në një emision dyjavor për të shtjelluar dhe analizuar ngjarjet kryesore politike në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe më gjerë. Drejtori gjeneral i Tëvë1, Mehmet Kalisi e mirëpriti ardhjen e publicistit Mehmeti dhe i uroi suksese në angazhimin e ri në televizionin që ai drejton. Ndërkohë publicisti Mehmeti tha se ndjehet i priveligjuar që po i bashkohet mediumit më të ri dhe ndër më të sukseshmit në trojet shqiptare. Kim Mehmeti ka lindur në fshatin Gërçec, Shkup…
Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka përfunduar mbledhjen e Kryesisë Qendrore, ku janë diskutuar çështje kyçe lidhur me orientimin politik të partisë në zgjedhjet e ardhshme dhe negociatat për koalicion. Sipas burimeve të portali ZYRTARE.net nga mbledhja, nuk është marrë ende një vendim përfundimtar nëse partia do të vazhdojë me koalicionin VLEN apo do të bashkëpunojë me BDI-n. Megjithatë, është mbështetur propozimi i grupit parlamentar, duke i dhënë atij një shans për të vazhduar negociatat në ndarjen e komunave dhe përgatitjen e listave për këshilltarët komunal. Po ashtu, Kryesia Qendrore e ASH-së ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së koalicionit VLEN, duke…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të mërkurën se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ai njoftoi gjithashtu për dhe tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me Shtetet e Bashkuara, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionit. Ndaj mallrave të importuara nga Kosova është vendosur tarifë prej 10 për qind, ndaj atyre nga Shqipëria 10 për qind, Serbia (37%), Bosnia e Hercegovina (35%) dhe Maqedonia e…
Analisti i mirënjohur, Ramadan Ramadani, në RTMV2 – Televizionin Shtetëror, mes tjerash deklaroi që Bullgaria, si shteti fqinj i parë, ka ofruar ndihmën e saj në Maqedoni, duke kontribuar me donacione të shumta. “Me këtë rast, duhet të kuptojmë se, edhe pse kemi përjetuar ngjarje të vështira në Koçani, ka pasur edhe të mira që janë nxjerrë nga ato. Një nga ato është që Bullgaria, që dikur konsiderohej armik i betuar dhe që ka kërcënuar identitetin tonë, është shfaqur në një dritë pozitive. Bullgaria, si shteti fqinj i parë, ka ofruar ndihmën e saj në Maqedoni, duke kontribuar me donacione…

