Ish-kandidati për kryetar të Bërvenicës, Haqim Ramadani, doli me mbështetje ndaj Bilall Kasamit në kauzën e tij të drejtë për të mirën e shqiptarëve. Ramadani tha se Kasamin e njeh si njeri që nuk shantazhohet dhe i përulet vetëm Zotit. “Shqiptarët nuk janë qiraxhinj në këtë shtet, pjesëmarrja e tyre në Qeveri buron nga votat e 107 mijë shqiptarëve të këtij vendi. E di mirë se Bilall Kasamin nuk mund ta shantazhojë dhe kushtëzojë askush. Ai i përulet me modesti vetëm Zotit të vet dhe i shërben vetëm popullit të vet. Të tillë e njoh në të kaluarën dhe i…
Author: IM
Agjencia e lajmeve INA mëson se mbrëmë në Qeveri ka pasur takim të përfaqësuesve të studentëve të peticionit për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe me Kryeministrin Mickoski dhe Zëvendës-Kryeministrin Sali ku mes tjerash është rënë dakord që të formohet një grup pune i ekspertëve të së drejtës kushtetuese për hartimin e zgjidhjes juridike të kësaj çështjeje. INA ekskluzivisht i mëson dy emrat e profesorëve që do të jenë pjesë e këtij grupi të punës: Jeton Shasivari profesor i së drejtës kushtetuese në UEJL dhe Denis Preshova profesor i së drejtës kushtetuese në UKIM. Përndryshe profesor Shasivari njihet në opinion…
Shkruan: Prof.Dr. Metin Izeti Kur toka dridhet nën këmbët tona, gjithçka që ne e konsiderojmë të sigurt, të pandryshueshme dhe të përjetshme shembet në një çast. Në atë moment të shkurtër por të pafund, brishtësia e ekzistencës njerëzore zbulohet në formën e saj më të pastër. Në perspektivën islame, tërmetet nuk janë thjesht ngjarje gjeologjike, por gjuhë universale përmes së cilës Krijuesi i të gjitha botëve komunikon me krijesat e Tij. Ato janë ajete kozmike, shenja që lexohen jo me sy, por me zemër dhe mendje. Allahu i Lartësuar thotë në Kuranin Fisnik: “Dhe Ai është që krijoi qiejt dhe…
Ministri i Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, është prononcuar ekskluzivisht për Televizionin Shenja me çka i dërgoi sinjale partisë amë, Lëvizja Besa, që mezi po e pret guximin e tyre që të marrin vendimin eventual për ta përjashtuar që pastaj ky i fundit të veprojë. “Kam heshtur sepse jam i matur, por nuk duroj dot të mbaj samarin e të tjerëve. Unë kam dëshmuar veten me punë dhe projekte konkrete prandaj edhe nuk mund të mbulojë dështimet e askujt. Në radhë të parë për interesi i përgjithshëm, qëndroj në anën e profesionistëve që janë shtypur e shkelur vetëm…
“Jam gati të flas me emra, data dhe fakte për shkarkimin tim” thotë ashpër Sedat Rushani për shkarkimin e tij. Ish drejtori i Metrologjisë i shkarkuar nga Bilall Kasami thotë se në këtë prces është i involvuar Adnan Azizi. “Nëse nuk e di ose bën sikur nuk e di, le ta pyesë Adnan Azizin, shefin e tij, i cili e di shumë mirë se si janë marrë vendimet dhe kush ka shtyrë për këtë shkarkim. E vërteta nuk fshihet dot” ka shkruar Rushani. Ai thotë se nuk do kursej askënd që është i përfshirë në këtë proces për ta njullosur…
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka reaguar me një sqarim publik lidhur me interpretimet e fundit në opinion për organizimin e një takimi me përfaqësuesit e partive parlamentare shqiptare në vend. Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të vizitës shtetërore të Presidentit të Republikës së Shqipërisë në RMV, Ambasada ka përcjellë, në emër të Presidentit, kërkesën për organizimin e një takimi në ambientet e Kuvendit me kryetarët e partive parlamentare shqiptare. Nga Ambasada theksojnë se bëhet fjalë për një veprim krejtësisht institucional, në përputhje me protokollin diplomatik dhe praktikën e zakonshme që ndiqet gjatë vizitave…
Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencë për media sot u pyet lidhur me spekulimet se nga Lëvizja BESA do të kërkojnë shkarkimin e ministrit të Punës dhe Politikës, Fatmir Limani. Mickoski tha se ai nuk ka ndonjë informacion të tillë por se ai është i kënaqur me punën e ministrit Limani. “Mendoj se ai është vlerë e shtuar në ministrinë për punë sociale. Unë jam mandatar dhe unë e formojë Qeverinë”, tha Mickoski, raporton SHENJA.
Nafie Selmani Nesër, Billall Kasami pritet të vendosë për rrugëtimin e Lëvizjes Besa brenda Qeverisë. Një vendim që nuk është thjesht taktik apo partiak, por thellësisht politik për shqiptarët. Kasami gjendet para një dileme të zgjedhë komoditetin dhe privilegjet e pushtetit apo përgjegjësinë ndaj shqiptarëve. Opsioni i parë nënkupton vazhdimin e qëndrimit në Qeveri me çdo kusht, edhe kur partneriteti qeverisës ka prodhuar nënshtrim politik, përplasje publike, mungesë koordinimi dhe mbi të gjitha, mungesë rezultatesh konkrete për shqiptarët. Një qëndrim i tillë do të perceptohej si zgjedhje e privilegjeve mbi parimet, e posteve mbi premtimet. Opsioni i dytë kërkon një…
Personalisht, vlerësoj se kapaciteti i Lëvizjes Besa në VLEN dhe në qeveri është shumë më i madh se ai që e kemi treguar deri tani, tha mes tjerash në Click Plus në TV21 kreu i LB-së, Bilall Kasami. Ai shtoi se gjatë ditës së nesërme do të mblidhet Kuvendi Qendror i partisë, për të vendosur mbi çështjet e kuadrove dhe pozicionimin e partisë. “Nuk mund të them se jemi plotësisht të kënaqur, sepse gjithmonë ka nevojë për më shumë angazhim nga gjitha dikasterët të cilat i udhëheqim ne. Kemi bërë disa herë analiza ku janë anët e forta dhe të…
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka përcjellë një mesazh të qartë përmes një reagimi publik, duke theksuar qasjen institucionale dhe parimore të përfaqësimit diplomatik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. “Nuk bëjmë politikë ditore, por shtetërore. 🇦🇱 Bie dakord vetëm kur jemi në të njëjtën linjë për garantimin e të drejtave, respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe për të ecur krah për krah drejt Evropës. 🇪🇺🤝”, ka shkruar Meidani. Deklarata e tij vjen në një moment debatesh politike në vend, ndërsa mesazhi shihet si theksim i prioriteteve strategjike: mbrojtja e të drejtave, zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe orientimi i përbashkët…
Kampioni i botës në WBA Youth, Benjamin Imeri, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, takim të cilin e ka cilësuar si një moment të veçantë në rrugëtimin e tij profesional. “Sot pata nderin dhe kënaqësinë, si boksier profesionist, të jem në takim me Ambasadorin Denion Meidani. Folem shqip, hapur e me zemër, për të ardhmen dhe për sfidat që na presin”, ka shkruar Imeri. Ai bëri të ditur se gjatë takimit ka parashtuar edhe kërkesën për mundësinë që në të ardhmen ta përfaqësojë Shqipërinë me krenari në arenën ndërkombëtare. “Dal nga ky takim më…
Në kuadër të një programi të organizuar në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në bashkëpunim të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) dhe Unionit të Shoqatave Turke të Shoqërisë Civile në Maqedoni (MATÜSİTEB), dje u prezantua Festivali më i madh në botë i teknologjisë dhe inovacionit, TEKNOFEST. Në programin e mbajtur në ambientet e IBU-së morën pjesë Koordinatorja e Zyrës së TİKA-s në Shkup, Şeyma Babayiğit, kryetari i MATÜSİTEB-it Tahsin Ibrahim, zëvendësrektorja Assoc. Prof. Dr. Ebru Ibish, përfaqësues të Fondacionit T3, mysafirë nga sfera e teknologjisë dhe inovacionit. Në fjalën e saj, Koordinatorja e TİKA-s në Shkup, Şeyma Babayiğit, u…

