Author: IM

“Unë ende besoj se ka shanse reale që ne të vazhdojmë bashkërisht, sepse vlerësoj se vlera e çdo parti si pjesë e VLEN është më e madhe se sa të jetë jashtë. Koalicioni VLEN do të vazhdojë më i fortë edhe pa Arben Taravarin, nëse ai vendos të shkëputet”, ka thënë kreu i BESA-s, Bilall Kasami në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ai vlerësoi se humbësi më i madh do të jetë ai që do të largohet nga koalicioni, duke aluduar për Taravarin dhe bashkëpunimin e mundshëm me BDI-në. Fjala e urtë popullore thotë: “Ai që ndahet nga grupi…

Lexo më Shumë

Almakos mëson ekskluzivisht detajet e ofertës që koalicioni VLEN pritet t’i paraqesë sot kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Liderët e VLEN pritet të takohen gjatë ditës së sotme për të diskutuar mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit në të ardhmen. Në këtë takim, sipas burimeve të Almakos, Taravarit do t’i ofrohet pozita e: – Kryetarit të VLEN – Menaxhimi i 6 komunave – 1 ministri shtesë – 2 zëvendësministra shtesë – 3 drejtori shtesë.\Almakos

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin e mbrëmshëm në TËVË1 ka theksuar se partia e tij do të garoj e vetme me listat për këshilltarë. Sipas Taravarit, pas BDI-së, Aleanca për Shqiptarët është partia e dytë më e madhe e shtrirë në gjithë vendin, kështu që nëse nuk ka marrëveshje, atëherë do të vazhdojnë të vetëm.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ka thënë se VLEN është dobët funksional në Qeveri. Ai tha se brenda VLEN ka telashe dhe diskordinime, e që sipas tij janë evidente. “Ne përveç se duhet të mendojmë për VLEN-in të jetë funksional, sa më funksional. Bindja ime vazhdon që të jetë se është dobët funksional në Qeveri, përformon pak dobët. Kemi telashe dhe kjo është evidente…P.sh reformat, ndryshime, sjellje ligjesh, pra ka një fare diskordinimi që është evident. Çdo kush prej katër miqve të mijë që jemi në VLEN mund edhe të mos e thotë, por praktikisht çdo…

Lexo më Shumë

Nga Kim Mehmeti Sipas raportimeve mediatike del se vëllazëria VLEN o do copëtohet, o do bashkohet në një parti të vetme. Nuk dua të përgjithësoj dhe nuk e di se çka do bashkojnë mes veti të tjerët, por sa i përket “Alternativës” dhe “Besës” së Klanit të Llërcës, ato sot mund ta bashkojnë vetëm paturpësinë e djeshme kur drejtuesit e tyre shkelën mbi vullnetin politikë të gjashtëdhjetë mijë votuesve, kur çka nuk thanë për njëri tjetrin, duke e copëtuar “Besën” e dikurshme si ta kishin arë që e kishin trashëguar nga gjyshërit e vet. Por kjo paturpësi e tyre shpërfaq…

Lexo më Shumë

Arben Taravari nga koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN” ka thënë se ushtarët e UÇK-së nuk do të arrestohen më në Maqedoni të Veriut. Ai tha se tashmë ka një marrëveshje që të përfillën njësojë lidhjet si në Kroaci dhe Slloveni që në qoftë që ndalohet vetëm të ju tregohet dhe të mos të arrestohen. Tutje, ai tha se Serbia ka ndikim të madhe në RMV, por jo edhe të kryeministri. “Ka një marrëveshje që të përfillën njësojë lidhjet si në Kroaci dhe Slloveni që në qoftë që ndalohet vetëm të ju tregohet dhe të mos të arrestohen. Patjetër që…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe sot theksoi se gjatë vizitës së tij në Bruksel ka biseduar për integrimin në BE me partitë simotra socialdemokrate nga rajoni si proces kyç për stabilizimin dhe përparimin jo vetëm të vendeve tona, por edhe të rajonit. “Qytetarët e vendeve tona meritojnë integrimin në BE, jo izolimin, standarde më të mira jetese, arsim, kujdes shëndetësor, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit. Ne, partitë simotra socialdemokrate të rajonit, duhet të bashkëpunojmë me njëra-tjetrën për të arritur synimin për një të ardhme më të mirë. Prandaj është i rëndësishëm forcimi i bashkëpunimit rajonal, për përparimin ekonomik dhe…

Lexo më Shumë

Petar Bogojeski, politikani me padi penale për gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve, me publikime dhe analiza fyese për historinë e shqiptarëve dhe aftësitë intelektuale të tyre, është zgjedhur drejtor i ri i Agjencisë nacionale për politika evropiane të arsimit dhe të lëvizshmërisë. Lajmin e bëri të ditur ai personalisht në rrjetet sociale. Sipas tij, vendimi është i Bordit drejtues të agjencisë, përmes thirrjes publike. “Me nder të veçantë dhe përgjegjësi, ju njoftoj se kam pranuar Vendimin e Bordit Drejtues të ekspertëve të Agjencisë Nacionale për Programet Arsimore Evropiane dhe të Lëvizshmërisë, me të cilin me thirrje publike jam zgjedhur në…

Lexo më Shumë

Publicisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti ka thënë se opozita po e dëshiron atë që e donë edhe Serbia, një qeveri të dobët në Kosovë. Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 tha se këtë po e bëjnë të gjitha partitë pa përjashtime. “Opozita këtu thuajse që e dëshiron të njëjtën që e dëshiron edhe Vuçiq. Çfarë dëshiron Vuçiq? Dëshiron një qeveri të dobët të ketë Kosova…Kur themi opozita po flasim pa përjashtim…Ato janë shtet ndërtuese, por unë i vlerësoj si sillen sot sepse nëse unë do të shkoja sipas logjikes atëherë këtë gjithmonë duhet që LDK-në ta bimë…

Lexo më Shumë

“Pasi montuam skele jashta stadiumit për të mbështetur Shkëndijën, ministria e punëve të brendshme dhe inspektoriati komunal na detyroi ti largojmë në të kundërtën do të arrestoheshim, dhe për ndërrmarjen që i montoi skelet do të pasonte dënim i madh. Inspektoriati komunal si duket nuk ka punë tjera më të rëndësishme por merret me Ballistët, urdhëri paska ardhur në instanca edhe më të larta. Komunës së Tetovës dhe kryetarit të saj i bëjmë APEL !!! Pasi ishim dëshmitarë në zotimin tuaj se do ta ndërtoni stadiumin, stadiumi nuk ndërtohet me 3 puntorë dhe dy kamionë, protestat kundër jush janë opsion…

Lexo më Shumë

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave, prej të cilëve njëri dyshohet për veprën penale – Marrje ryshfeti sipas nenit 357 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 2 të Kodit Penal, ndërsa tjetri për ndihmë në kryerjen e kësaj vepre penale. I dyshuari i parë, si person zyrtar – drejtor i ISHP Spitali i Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative në Shkup, në periudhën nga 19.03.2025 deri më 08.04.2025, në disa raste ka kërkuar drejtpërdrejt përfitim material të konsiderueshëm për vete…

Lexo më Shumë