Në një periudhë të ndjeshme politike dhe organizative, Aleanca për Shqiptarët ndodhet në qendër të vëmendjes publike, me opinionin që po ndjek me vëmendje çdo lëvizje të saj në pritje të një vendimi të rëndësishëm që pritet të përcaktojë të ardhmen e partisë. Gjithandej janë shtuar zërat dhe analizat rreth rrugës që ASH-ja do të ndjekë, ndërsa anëtarësia e saj mbetet e angazhuar dhe e përkushtuar në ruajtjen e vlerave themelore të partisë. Megjithatë, bashkë me rritjen e interesimit, nuk kanë munguar as sulmet dhe fushatat e dezinformimit që kanë në shënjestër ASH-në. Përkundër këtyre përpjekjeve, ASH mbetet e përqendruar…
Author: IM
Zëvendëskryeministri i Parë, Izet Mexhiti në Click Plus në TV21 folur për zgjerimin e hetimit për tragjedinë në Koçan. Duke folur për ish ministrat e Ekonomisë dhe për ish drejtorët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Mexhiti tha se jo të gjithë janë nga BDI dhe se ka edhe nga VLEN. Ai tha se 4 prej tyre i njeh personalisht dhe se është i bindur se janë të pastër dhe se do të dëshmohet pafajësia e tyre. “Nuk janë të gjithë të BDI-së, janë edhe të VLEN-it. Ka drejtor të VLEN-it. Dua ta respektoj prezumimin e pafajësisë. Katër prej tyre…
Ramadan Ramadani Islami ka dy karakteristika që e veçojnë dhe e bëjnë atë unike në krejt fetë e gjalla në botë. E para është se është e vetmja fe që në tekstin e saj të shenjtë ka argument për universalitetin e vet: Ne nuk të dërguam ty pos si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues për të gjithë njerëzit, por shumica e njerëzve nuk dinë. (Kur’ani fisnik 34:28.) Dhe e dyta se është fe e vetme që në tekstin e saj pretendon përfundimin e profetësisë: Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar presidentin e Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, Zonjën e Parë Emine Erdoğan dhe të gjitha institucionet turke për mikpritjen dhe mbështetjen e Kosovës në Forumin Diplomatik të Antalyas, transmeton Anadolu. Në një postim në rrjetet sociale përcjellë me disa fotografi përgjatë forumit, presidentja kosovare tha se ky forum është platformë e rëndësishme për t’i thelluar raportet e Kosovës me aleatët dhe për të krijuar partneritete të reja. “Njohja nga Sudani dhe diskutimet konkrete me përfaqësues të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe takime me shumë partnerë të tjerë, dëshmojnë…
Viruset sezonale po qarkullojnë me intensitet të shtuar në vend. Përveç gripit dhe fruthit, mjekët po raportojnë rritje të rasteve me enterokolit, një virus që prek sistemin tretës dhe po shfaqet veçanërisht tek fëmijët dhe të moshuarit. “Ka frekuencë më të madhe të viruseve, enterokolitet janë viruset e stomakut që janë më të shpeshta kohët e fundit. Simptomat janë të vjellura, plogështi, disa edhe me temperatura të larta. Trajtimi është me elektrolit – vendosja e balansit të lëngjeve – pasi problemi më i madh është humbja e lëngjeve dhe disbalanca që ajo shkakton, sidomos tek të moshuarit dhe bebet.” –…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka njoftuar për përfundimin e projektit të parë nga 13 projektet e mbështetura nga Qeveria për Komunën e Gostivarit. “Projekti i Parë i Realizuar. Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e tij! Urime dhe suksese në projektin e radhës”, ka shkruar Limani. Ndryshe, projekti në fjalë përfshin rikonstruimin e rrugës për në fshatin Balindol. Projektet në fjalë janë të mbështetura nga Qeveria dhe kanë për fokus zhvillimin rural, përmirësimin e infrastrukturës dhe fuqizimin e pushtetit lokal. Përveç Gostivarit, mbështetje për projekte të ngjajshme kanë marrë edhe Tetova, Çairi, Struga, Kumanova, Tearca, Vrapçishti, Haraçina,…
Nënkryetari i ASH-Sela, Remzi Mehmedi në përmes një reagimi ka pyetur kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami se pse Edi Rama nuk mundet të përzihet e Albin Kurti mundet. “Rama s’ka të drejtë të përzihet, Kurti po, biles ua ngec iftarin në fyt nga presioni. I njëjti person, e njëjta garniturë po i fryn të njëjtit zjarr si në 2017, kundër Tiranës, kundër bashkimit të shqiptarëve dhe i servon retorikës së atyre që na kujtohet saktë se si e përdorën këtë argument! Hajde mendje hajde! Edi Rama nuk ndërhyn në punët e brendëshme të RMV, por respekton nenin 8 të…
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka komentuar ngjarjet e fundit se nuk janë vetëm sulm ndaj BDI-së por është një tentim dhe përpjekje të qëllimshme për të zhbërë peshën politike të shqiptarëve në këtë shtet. “Nëse dikush ende e ka të paqartë, le ta dijë: ky nuk është sulm ndaj një partie, por ndaj një populli. Ata që janë vendosur në institucione nuk përfaqësojnë shqiptarët – përfaqësojnë vetëm veten e tyre. Shqiptarët nuk kanë votuar për kukulla, por për përfaqësim të vërtetë” shkruan Ahmeti. Reagimi i plotë i Ahmetit: Çdo ditë…
“Lotët e tyre fallco për shqiptarët janë hipokrizia më e madhe politike. E gjithë drejtësia është e mbushur me kuadro të kohës së tyre. Këtu është një tjetër dëshmi: më 15 janar 2024, Artan Grubi dhe Krenar Lloga propozuan Ljupço Kocevskin për prokuror publik”, – reaguan sot nga VLEN. Për këtë është përgjigjur ashpër sekretari gjeneral i ASH-së, Krenar Lloga, i cili thotë që në pamundësi që VLEN-i ti reagojë Stoilkoviçit apo Mickoskit fryhen si gjela ndaj Frontit, përcjell Almakos. “Përkthyesit e vmro-së, kanë frikë ti reagojnë Stoilkoviçit, Bogoevskit apo Mickoskit, fryhen si gjela kur duhet ti bëjnë reagim Frontit🇪🇺.…
Nga Koalicioni VLEN, përmes një komunikate në rrjetin social “Facebook”, kanë bërë një reagim ndaj përpjekjeve të disa aktorëve politikë sipas tyre që keqpërdorin tragjedinë kolektive në Koçan në funksion të interesave të tyre politike. Komunikata i drejtohet në mënyrë të drejtpërdrejtë BDI-së, duke e akuzuar për manipulim të opinionit publik dhe përpjekje për të shkaktuar krizë politike, në një kohë kur, sipas VLEN, kjo parti është në rënie të lirë dhe kërkon zgjedhje të parakohshme për interesa të ngushta partiake Reagimi i plotë: Koalicioni VLEN rikonfirmon edhe një herë qëndrimin e shprehur publikisht. Nuk duam që asnjë shqiptar të…
Shkruan: Arben Taravari Asnjëherë nuk kam pasur lakmi për pushtet pavarsisht se është shumë e vështirë t’i rezistosh atij. Për mua politika ka qenë dhe do të jetë gjithnjë një formulë shumë e thjeshtë: Cfarë po bëjmë për popullin dhe jo çfarë po bëjmë për veten dhe rrethin e ngushtë?!?!?! Ky ishte sistemi që kishte paralizuar shoqërinë tonë dhe ndaj kategorikisht nuk na lejohet ta përjetojmë! Dhe sistemet nuk janë edhe aq çështje emrash, janë çështje grupimesh! Ne mund të jemi emrat e njëjtë por duhet të ndryshojmë mentalitet, përndryshe do të biem sërish në qarkun e përfitimeve të pamerituara…
Kryetari i ASH-së, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari ka komentuar deklaratën e fundit të kreut të Besës, Bilall Kasami, ku ky i fundit tha se “VLEN-i peshon aq sa pa Taravarin sa vlente dhe peshonte sa me të”. E për deklaratën e Kasamit TV21 kërkoi qëndrim nga Taravari. Ai tha1 se është lapsus linguae. “Lapsus linguae. Ngatërrim numrash dhe ekuacionesh”, tha kryetari i ASH-së, pjesë e VLEN, Arben Taravari. Ndryshe, në intervistën për Radio Evropa e Lirë mes tjerash kreu i BESA-s, Bilall Kasami thas: “Unë ende besoj se ka shanse reale që ne të vazhdojmë bashkërisht, sepse vlerësoj…

