Author: Emad

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot pati takim me Forumin e organizatave qytetare të komuniteteve joshumicë, ku u bisedua për përfshirjen e tyre në procesin e përgatitjes së Udhërrëfyesit dhe negociatave me Bashkimin Evropian. Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), Mariçiq në takim tha se proaktiviteti i të gjithëve do të jetë kyç për përparimin në procesin e integrimit në BE dhe se procesi i negociatave dhe anëtarësimi në BE hap një mundësi për të bërë diçka për interesat e komuniteteve. Ai theksoi se roli dhe aktiviteti i komuniteteve joshumicë është veçanërisht i rëndësishëm në përgatitjen e Udhërrëfyesit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski sonte deklaroi se kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel dy herë ka përsëritur se ka përcaktim konkret për zgjerimin e BE-së – 2030, si dhe se ata që janë më të shpejtë në reformat e tyre, do të jenë të parët që do të hyjnë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. “Dua të sqaroj tre dilema në fillim: Së pari, se pas një kohe të gjatë, kryetari i Këshillit Evropian në Bled dhe përsëri në televizionin Sllovenia tha se ekziston një përcaktim konkret për zgjerimin e Bashkimit Evropian, e ai është viti 2030, dhe ky…

Lexo më Shumë

Nga Kim Mehmeti Kryeministri i Shqipërisë jo njëherë deri më tani e ka kritikuar Sofjen zyrtare për qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë dhe popullit maqedonas. Gjë që mund t’i habit vetëm ata që ende nuk e kanë kuptuar se për nga pikëpamjet dhe bindjet politike, ai është ‘serb’ i përbetuar dhe andaj gjithë botën rreth vetes e sheh me ‘sytë’ e Beogradit zyrtarë. Sikur të mos ishte i tillë, ai prej moti do e kuptonte se problemi i Maqedonisë shkon përtej mosmarrëveshjeve historike me Bullgarinë: se edhe të sotmen e saj ajo e ndërton mbi ‘mendësinë’ serbe, mbi parimin e…

Lexo më Shumë

Ljubisha NIKOLLOVSKI Është koha e fundit që Hristijan Mickoski të ndalojë torturimin e popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë edhe pse votoi për amendamentet kushtetuese dhe që vendi të vazhdojë drejt BE-së. Nuk janë të huajt që e torturojnë, por është i vetmi që torturon (bashkëqytetarët) e tij dhe i pengon ata të bëhen europianë jo vetëm gjeografikisht, por politikisht dhe mbi të gjitha ekonomikisht. Për qëndrimin e tij diktatorial ndaj popullit të tij, Hristijan Mickoski nuk ka mbështetje nga shumica e qytetarëve, siç pretendon ai përditë. Në të gjitha anketat që ai i referohet si argument kundër…

Lexo më Shumë

Shkruan: PETRIT SARAÇINI Të tepruara ishin shumë reagime ndaj Rita Orës dhe “gabimit” të saj me valëvitjen e flamurit serb në koncertin në Hungari. Të tepruara ishin edhe shumë kundërreagime në mbrojtje të saj, siç ishte edhe reagimi në Fejsbuk i botuesit të gazetës “Koha” Arben Ratkocerit. Të tepruara ishin edhe shumë kundërreagime ndaj statusit të tij. Në shkrimet e shumë portaleve (si në hapësirën mediatike shqiptare por edhe atë serbe) dhe në reagimet në rrjetet sociale ndaj Rita Orës u shfaqën senzacionalizmi, instrumentalizimi nga qarqe të ndryshme për përfitime politike apo ekonomike, etno-nacionalizmi, radikalizmi fetar, mizogjinia, ofendimet, shpifjet, thirrjet…

Lexo më Shumë

Nenad Jovanoviq Me kalimin e viteve (dhe më duket se kanë kaluar rreth 15), kam mësuar disa gjëra në politikë që mendoj se ia vlen të përmenden: ka njerëz që nuk duhet t’u besohet edhe kur thonë të vërtetën. Ata flasin të vërtetën, të paktën kështu na duket ne në “pamjen e parë”, dhe pasi fiken kamerat, disi të krijohet përshtypja se ata vërtet kujdesen. Ose ndoshta e dinë që është e vërtetë, por disi nuk u intereson. Nga ana tjetër, e kuptoni, nëse fryjnë erëra të tjera, ato në anën tjetër, do të vazhdojnë të thonë gënjeshtrën në të…

Lexo më Shumë

Dje në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian për fëmijë, kadetë dhe juniorë në kikboks që janë duke u zhvilluar këto ditë në Stamboll të Turqisë, kikbokseri shkupjan Turker Ismaili ka fituar me rezultat 3-0 ndaj përfaqësuesit grek Arapogiannis Pantaleimon. Pas betejës së ashpër që zhvilloi dje në ring shkupjani Turker Ismaili u kualifikua në gjysëmfinale ku ditën e ejte pritet që të përballet në ndeshje kundër ukrainases Nikita Tertishnyi. Kualifikimi në gjysmëfinale shkupjanit Ismaili i ka garantuar më së paku fitoren e medaljes së bronztë, ndërsa gjithçka do të definohet ditën e enjte ku nëse Ismaili triumfon ndaj kundërshtarit ukrainas,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (28.08.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 421 drejtues automjetesh. Prej tyre 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre vetura me mbi 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 155 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 266 jashtë vendbanimit. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë u shpreh se Bashkimi Evropian duhet të gjejë forcë dhe ta vendosë për prioritet zgjerimin e BE-së. “Jam i bindur se Maqedonia e Veriut tregoi se mund të marrë vendime të vështira dhe të guximshme dhe nga secili prej tyre dolëm si vend më i fuqishëm. Nga vendet e vjetra kandidate, jemi më të mirët në shumë aspekte në kuptim të implementimit të legjislaturës evropiane, stabilitetit mikro financiar, që u dëshmua ga BE-ja dhe instrumentet e BE-së. Për këtë shkak them se viti 2030 është i realizueshëm si…

Lexo më Shumë

Presidenti i Këshillit Evropian Sharll Mishell dërgoi një mesazh të qartë në lidhje me procesin e zgjerimit. Ai, para udhëheqësve të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, u bëri thirrje të gjithëve që të jenë gati për zgjerim në vitin 2030. Sharll Mishell – kryetar i Këshillit Evropian “Duhet të flasim për kohën. Duhet të flasim për detyrat e shtëpisë. Kam një sugjerim derisa e përgatisim agjendën e ardhshme strategjike të BE-së, duhet t’i vendosim vetes një qëllim të qartë. Besoj se duhet të jemi gati, nga të dyja palët, deri në vitin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, në profili e tij në Tuiter (X) pas takimit të mbrëmshëm me kryeministrin Dimitar Kovaëevski, shprehu mbështetje të plotë për iniciativën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese pavarësisht, siç shkruan, sfidat e shumta politike. Mishel e vlerësoi lidershipin dhe vendosmërinë e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrin Kovaçevski që të përparojë në axhendën e reformave të BE-së dhe të japë rezultate konkrete. Mishel dhe Kovaçevski mbrëmë kanë pasur një takim dypalësh pas darkës së punës të organizuar në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit.

Lexo më Shumë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim. Gjatë fjalimit në Forumin Strategjik të Bledit, ai përsëriti disa herë se tash e tutje vendeve kandidate duhet referuar si “vende të ardhshme anëtare të BE-së”. Michel tha se BE-ja duhet të përballet me dilemën se a do të jetë vetëm një union që merret me menaxhimin e krizave apo një aktore që vendos për të ardhmen. Ai pranoi se rruga e gjatë e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, që ka nisur…

Lexo më Shumë