Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në rrjetin social facebook, shkruan se cdo largim nga VLEN-i nuk është neutralitet por paraqet një kalim tek Fronti Evropian. Sipas tij, cdo subject ka të drejtë të zgjedhë rrugën e vet, por se, thotë ai, qytetarët duhet tu thuhet e vërteta.
“Në çastet e udhëkryqeve politike, sinqeriteti ndaj qytetarëve nuk është luks, por është detyrim.
Prandaj dua të shpreh një qëndrim të qartë dhe të drejtëpërdrejtë.
Që nga viti 2016, shqiptarët nuk kanë pasur zgjedhje ku partitë e tyre kanë garuar të ndara. Atëherë u tha, me të drejtë, se ndarja e dobëson zërin shqiptar dhe e fuqizon një forcë që e ka ndërtuar pushtetin mbi përçarje.
Sot, përballë dy koalicioneve të qarta – VLEN dhe Fronti Europian i udhëhequr nga BDI – çdo largim nga VLEN-i nuk është neutralitet, por është një kalim tek Fronti, tek BDI-ja, ose, më saktë, tek Plaku i Soravisë. E thënë troç: kush largohet nga VLEN-i, është në shërbim të Partisë Nongrata.
Pa dramatizime në rolin e viktimës, pa interpretime simbolike e pa ekzegjeza politike. Ky është realiteti politik.
Çdo individ ose subjekt ka të drejtë ta zgjedhë rrugën e vet, por ne kemi detyrim që qytetarëve t’ua themi të vërtetën.
VLEN-i nuk është thjesht një projekt partiak, por është një përgjigje ndaj një nevoje të madhe historike – bashkimi për t’i dhënë fund një realiteti që shqiptarët nuk e duan më.
Në këtë rrugë, qartësia, besnikëria dhe transparenca nuk janë luks, por janë vlera që ndërtojnë besim dhe garantojnë ndryshim”, ka shkruar Ibrahimi.
Data 09.07.2026
Aktuale
- Alarm nga Karamuço: Tentuan të hynin në banesën e ambasadorit shqiptar në Shkup, helmuan qenin dhe sulmuan makinën e Ambasadës!
- VLEN: Ndalimi pa shpjegim i tre zyrtarëve tanë kërkon përgjigje zyrtare!
- Aksioni policor në Burgun e Shutkës, reagoi Avokati i Popullit: Kemi dërguar një ekip në terren
- 3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës
- (VIDEO) Dita e dytë e Samitit të NATO-s në Ankara, thirrje për unitet mes aleatëve
- (VIDEO) BDI: Me marshin e së shtunës nis rezistenca qytetare
- TV21: Azizi, Murtezani dhe Qoku përballen me ndalesë për hyrje në Shqipëri
- U vra në sallën e gjyqit, Shoqata e Gjyqtarëve kërkon që gjykatësi Astrit Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”: Vendimi i Shkodrës të njihet edhe nga institucionet e tjera


