“Pritjet janë që Europa të respektojë parimet e saja, që janë vlerat europiane. Çështjet bilaterale të jenë jashtë procesit të anëtarësimit”. “Të gjykohet sipas arritjeve, reformave dhe kritereve të Kopenhagës. Për fat të keq, Maqedonia është shteti i vetëm që është viktimë e çështjeve dypalëshe, si asnjë shtet tjetër që është anëtarësuar, anëtarësohet ose do të anëtarësohet.” Deklarata e kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski vjen një ditë pas takimit me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, i cili në Shkup rikujtoi se marrëveshjet e dakorduara me BE-në në vitin 2022 mbeten baza e vetme për përparimin e procesit të anëtarësimit. Ndërsa…
Author: IM
Sekretari Gjeneral i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti, ka reaguar së fundmi ndaj diskriminit që sipasj tij vazhdon ta bëjë kjo qeveri VMRO – VLEN kundrejt shqiptarëve. Ahmeti thotë se në Arkivin Shtetëror të RMV janë punësuar 14 maqedonas e asnjë shqiptar. Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të tij: Diskreditimi është bërë strategji politike! Këtë javë, në Arkivin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut u punësuan 14 të rinj – të gjithë maqedonas, asnjë shqiptar. Po, e lexuat mirë. Në themelet të një shteti që pretendon se është multietnik dhe evropian, shqiptarët po përjashtohen në mënyrë sistematike nga…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot projeksionet zgjedhore që e nxjerrin jashtë Parlamentit liderin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një prononcim për mediat, Berisha mbrojti Metën duke e cilësuar “viktimë të terrorit politik” dhe duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për përdorimin e drejtësisë si mjet për të goditur kundërshtarët politikë. https://www.youtube.com/watch?v=kjR4Z69_aig “Ilir Metës i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu nga armiku i votës së lirë, Edi Rama. Ta mbash në burg për të fituar është terror politik,” u shpreh Berisha. Në të njëjtën dalje për shtyp, kreu i…
Iniciativa për Reforma në Bashkësinë Fetare Islame (BFI) ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të kryetarit aktual të BFI-së, Shaqir Fetahu, duke e akuzuar për devijim nga vullneti i xhematit dhe për kapje të institucionit nga grupe jolegjitime, transmeton zyrtare. Në një deklaratë të publikuar nga Bejadin Ameti, përfaqësues i Iniciativës për Reforma, theksohet se xhamitë kanë qenë gjithmonë shtylla e jetës fetare islame dhe burimi i autoritetit legjitim brenda BFI-së, por sipas tij, kjo renditje tashmë është përmbysur. “BFI-ja nuk është më nën ndikimin e xhamive dhe xhematit. Përkundrazi, është e kapur nga duar që nuk kanë lidhje…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari i ka reaguar zv/kryeministrit Izet Mexhiti, pasi ky i fundit mbrëmë në rrjetin social facebook, akuzoi Taravarin, se e ka penguar ndryshimin dhe se nuk po kthehet tek populli por tek lista e zezë. “Të flasi për ndryshim një veteran, pensionist i BDI-së që u nda prej saj vetëm për konflikte interesi, e që shumë shpejt pushteti e verboi me shkëlqimin e tij, është sa absurde po aq edhe qesharake! Të shkosh me ty është të paralizohesh!”, ka shkruar Taravari.
Pas largimit të ASH-së të Arben Taravarit nga Qeveria ka reaguar zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti. Mexhiti në një status në rrjetin social Facebook, thekson se Taravari nuk e ka sjell ndryshimin, por siç shton e ka penguar ndryshimin. Mes tjerash Mexhiti ka bërë të ditur se VLEN vazhdon rrugën e ndryshimit. Statusi i plotë i Izet Mexhitit. – Ti nuk e solle ndryshimin. Ti e pengove ndryshimin. – Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë. – Ti nuk po e braktis Qeverinë. Ti e tradhëtove Qeverinë. – Ti nuk e përfaqëson frymën e…
Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, u zhvillua një takim informues dhe miqësor me përfaqësuesit e shoqatave shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që veprojnë në Zvicër. Në takim morën pjesë mbi 20 përfaqësues të rreth 20 shoqatave humanitare dhe kulturore nga Lugina, të cilat kanë dhënë dhe vijojnë të japin një kontribut të çmuar për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe forcimin e lidhjeve me vendlindjen. Përfaqësuesit u pritën nga, Sekretari i Parë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, z. Valon Gashi, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, z. Mentor Latifi, Ambasadori i…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të hënë deklaratën e tij të parë publike në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa procesi i numërimit të votave vijon dhe janë përpunuar rreth 42% e tyre në rang kombëtar. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se çdo votë kundër regjimit aktual ka një rëndësi të veçantë dhe u bëri apel demokratëve në qendrat e votimit të vijojnë me përkushtim procesin e numërimit. “Jam këtu për të shprehur mirënjohjen për të gjithë ata komisionerë, vëzhgues dhe numërues që e gdhinë gjatë natës duke numëruar votat e qytetarëve.…
Imami i Xhamisë “Murat Pasha” nga Shkupi, Numan Selami, ka zënë vendin e parë në kategorinë e parë atë të “hivzit komplet të Kuranit”, në garat ndërkombëtare të Kuranit të cilat u mbajtën për disa ditë në qytetin e Prishtinës, transmeton Anadolu. Imami nga Maqedonia e Veriut ka fituar një shpërblim prej 35 mijë rialëve saudit. Selami u kurorëzua me çmimin fitues nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava si dhe nga mysafiri special i këtij edicioni të garave, imami i Qabesë, Bandar Baleela. Në kategorinë e “hivz i gjysmës së Kuranit”, vendin e parë e zuri imami nga Gjakova, Alban…
Organizata terroriste PKK, përgjegjëse për dekada të tëra gjakderdhjeje dhe dhune, ka njoftuar se po shpërbëhet dhe po i dorëzon armët pas një kongresi të mbajtur nga 5 deri në 7 maj në veri të Irakut. Qeveria turke e ka konsideruar prej kohësh PKK-në dhe bashkëpunëtorët e saj si një kërcënim kryesor për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin rajonal. Përgjatë 40 viteve, grupi terrorist ka qenë përgjegjës për vdekjen e dhjetëra mijëra civilëve, ushtarëve dhe oficerëve të zbatimit të ligjit. Ankaraja ka theksuar vazhdimisht se asnjë grup terrorist nuk ka vend brenda ose përreth kufijve të Türkiyes dhe se i vetmi…
ANDI BUSHATI Rezultati marramendës i Edi Ramës, më i madh se i të gjitha herëve kur ai ka kandituar si lider i PS-së, ngre një pikpyetje themelore: si ka mundësi që sa më shumë vërtetohen vjedhjet e paimagjinueshme të bandës në pushtet, aq më tepër asaj i rriten votat? Mos vallë ne jemi një popull i prekur nga sindroma e Sokholmit, që i adhurojmë torturuesit tanë? Mos shqiptarëve i pëlqen të jetojnë pa minimum jetik, pa ujë 24 orë, pa pensione dinjitoze? Mos vallë ata ndihen rehat me pushtetarët që i gënenjnë për premtimet që u japin? Apo ndoshta Koka,…
“Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është edhe një herë një nga prioritetet e BE-së”, ka deklaruar presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa. Ai fillon një turne në rajon të martën. Costa ka kërkuar të sigurojë vendet kandidate për në BE në Ballkanin Perëndimor duke thënë se stabiliteti dhe prosperiteti i ardhshëm i kontinentit varet nga zgjerimi i bllokut. Duke folur përpara një turneu në rajon, Costa premtoi se BE ishte e përkushtuar për të rifilluar procesin e pranimit, i cili ka ngecur kohët e fundit, pjesërisht për shkak të hezitimit të vendeve anëtare. Gjithashtu, ai u kërkoi vendeve kandidate të angazhohen…

