Pas deklaratës së kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu ku akuzoi Qytetin e Shkupit dhe Ndërmarrjen Publike, Higjiena Komunale se me qëllim e lënë Çairin në mbeturina. Ka reaguar drejtori Sabahudin Rustemi. Ai thotë se Higjiena Komunale po e bën punën e saj! Reagimi i plotë: “Që kur u bë hyzmeqar i VMRO DPMNE-së, Visar Ganiu ka sulmuar vazhdimisht ndërmarrjen publike Higjiena Komunale, dhe në skandalin e fundit që shkaktoi me hedhjen e paligjshme të mbeturinave dhe mbledhjen e mbeturinave, automjeti i tij u konfiskua nga Ministria e Brendshme. Ganiu duhet të tregojë se ku i hedh mbeturinat që…
Author: IM
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup u pasurua me një donacion prej 700 librash nga Shtëpia Botuese “Logos A”. Me këtë rast, rektori Prof. dr. Bekim Fetaji priti në takim pune Muhamed Jashari, përfaqësues i “Logos A”, për të shprehur mirënjohjen institucionale për këtë kontribut të vlefshëm në përkrahje të zhvillimit akademik dhe zgjerimit të fondit bibliotekar. Në takim morën pjesë edhe prorektorët Prof. Inor. dr. Diturije Ismaili dhe Prof. Inor. dr. Fati Iseni, si dhe Prof. Inor. dr. Argëtim Saliu dhe Mr. Driton Zendeli, ku rektori Fetaji prezantoi zhvillimet e fundit në universitet dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes me literaturë…
Subjekti politik VLEN i përcjell urimet e tij deri te Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk e shohin Shqipërinë vetëm si një shtet fqinj, por edhe si shtetin bërthamë të të gjithë shqiptarëve në botë. “Lidhja jonë me vendin amë është lidhje gjaku, gjuhe dhe historie, një ndjenjë e thellë që na bashkon përtej çdo kufiri politik. Çdo sukses në Shqipëri është një krenari e përbashkët dhe çdo fitore atje është një motivim për shqiptarët kudo që janë. Rezultati i 11…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar kryeministrin shqiptar Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt në zgjedhjet e 11 Majit. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale zyrtare, Ahmeti thotë se urimi pas kurorëzimit dhe vulosjes së fitores si dhe me pjesëmarrjen e të gjithë krerëve të shteteve europiane në Tiranë. “U gëzova shumë që pikërisht Ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Europë, aty ku na e përcaktuan vendin rilindasit tanë, sepse e di që Ti do t’ia dalësh dhe do ta realizosh, e ne të gjithë do të të mbështesim”, shkruan…
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është parë nën tension kur ka lënë sot objektin e Kuvendit të Kosovës, pas dështimit për herën e 18-të që kandidatja e tyre të zgjidhet kryeparlamentare. Në pamjet që ka kapur Klan Kosova, ai u pyet fillimisht mbi situatën, por, si çdoherë edhe sot, ai i shmangej mediave.
Policia ka arrestuar Land dhe Bardhok Kaba, dy djemtë e zëvendësdrejtorit të Doganave, Garip Kaba. Aksioni policor ka ardhur pas lajmërimit se Landi dhe Bardhoku kanë kërcënuar ish-deputetin e ASH-së, Salim Sulejmani, i cili sot u dorëhoq nga posti i deputetit, shkruan gazeta KOHA. Megjithatë, është Garip Kaba ai që përgënjeshtron se djemtë e tij e kanë kërcënuar Sulejmanin, ndërda akuzon për shpifje dhe shantazhe politike ndaj tij, pasi është pjesë e ngushtë e ekipit të Taravarit. “Shpresoj që kjo të jetë një gabim dhe e vërteta të dalë në sipërfaqe. Shpifja dhe kërcënimi nuk janë pjesë e kulturës së…
Nënkryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Dr. Mahmut Çevik, përmes një mesazhi, përkujtoi 81-vjetorin e Dëbimit dhe Gjenocidit ndaj Tatarëve të Krimesë, që ishte bërë më 18 maj të vitit 1944. Në mesazhin e tij përkujtimor, Çevik u shpreh kështu: “Më 18 maj 1944, Tatarët turq të Krimesë përjetuan një nga dhimbjet më të mëdha në historinë e njerëzimit. Më shumë se 400 mijë njerëz u dëbuan, ndërsa afro 200 mijë humbën jetën. E dënojmë edhe një herë këtë krim kundër njerëzimit, në 81-vjetorin e saj, duke i i kujtuar me mëshirë dhe respekt të gjithë vëllezërit…
Presidenti francez Emmanuel Macron mbajti një fjalim nga Tirana në Forumin Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), një platformë globale që mbledh liderë politikë dhe drejtues të korporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore. Macron u bëri thirrje përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse në këtë forum që të investonin në Shqipëri, pasi sipas tij, vendi ka një udhëheqje të fortë dhe një të ardhme të sigurt drejt Bashkimit Europian. Ai theksoi se kjo thirrje vjen jo vetëm sepse Rama është miku i tij, por edhe sepse me mandatin e tij të që…
Brenda Aleancës për Shqiptarët po vërehen zhvillime të reja pas largimit të Arben Taravarit nga koalicioni VLEN dhe përjashtimit të tij nga Qeveria. Në këtë kontekst, edhe ish-ministri Azir Aliu ka bërë të ditur pozicionin e tij, duke u distancuar nga qëndrimet e Taravarit dhe konfirmuar përkushtimin e tij ndaj vazhdimit të punës në kuadër të koalicionit VLEN dhe qeverisë aktuale. Njoftimi i plotë i Aliut: Unë besoj se përcaktimi për ndryshim në shoqëri nuk braktiset me pengesën e parë – por ndërtohet me edhe më shumë punë! Me respekt të madh për kryetarin e partisë dhe të drejtën e…
Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët dhe zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë në Maqedoninë e Veriut, Arben Fetai, zhvilloi sot një takim në Prishtinë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Takimi vjen në një moment kyç për Aleancën për Shqiptarët, pas largimit të krahut të drejtuar nga Arben Taravari nga Qeveria dhe pas ndasive të theksuara brenda këtij formacioni politik. Përmes një postimi publik, Fetai thekson rëndësinë simbolike dhe politike të këtij udhëtimi: “Në agimin e kësaj dite, së bashku me disa miq të idealit nga Aleanca për Shqiptarët, morëm rrugën drejt Prishtinës, duke përshkuar autostradën ‘Arbën…
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka theksuar rëndësinë e bisedimeve të paqes në Stamboll, pasi delegacionet ruse dhe ukrainase zhvilluan një takim në Stamboll që synonte avancimin e përpjekjeve për paqe midis dy vendeve, transmeton Anadolu. “Sot ishte një ditë e rëndësishme për paqen botërore”, tha Fidan në platformën sociale X lidhur me bisedimet e paqes në Stamboll. Fidan tha se bisedimet intensive diplomatike, të mbajtura me ndërmjetësimin e Turqisë, rezultuan në një marrëveshje për shkëmbimin e 1 mijë të burgosurve nga secila palë si një masë për ndërtimin e besimit. Ai shtoi se ata gjithashtu ranë…
Në VELN ka shumë dallime. Kështu tha sonte ish partneri i këtij koalicioni, Arben Taravari, i cili nënvizoi se ky koalicion ka qenë dhe mbetet disfunksional. “VLEN ekziston si koalicion dhe ka tendenca për shkrirje në një parti. Kishte edhe më herët, por kjo prolongohej dhe në momentin që ne u distancuam nga koalicioni, ata të nesërmen mbajtën mbledhje për tu bashkuar, por nuk zgjodhën kryetar partie dhe kjo fletë se sa dallime ka aty dhe unë sa e shoh, ai koalicion është disfunksional fatkeqësisht”, tha kreu i ASH në një intervistë për televizionin “MCN” në Shqipëri. Ai tha se…

