Author: IM

Në një intervistë të fundit në emisionin “Çka s’thuhet” me Lisa Alili, analisti dhe konsulenti Ibrahim Mehmeti diskutoi ndikimin e medias në politikë dhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut. Mehmeti, me mbi 30 vjet përvojë në gazetari, komunikim dhe qeverisje demokratike, theksoi se mediat shpesh shfrytëzohen për qëllime politike, duke ndikuar në formimin e opinionit publik dhe shpesh duke përkeqësuar ndarjet ndëretnike. Ai nënvizoi rëndësinë e një qasjeje të balancuar dhe të përgjegjshme në raportimin mediatik për të promovuar paqen dhe mirëkuptimin ndëretnik. Ibrahim Mehmeti është një ekspert i njohur në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve ndëretnike. Ai ka…

Lexo më Shumë

Një ditë para vizitës së Kallas në Shkup, ambasadori i BE-së në Shkup, Mikalis Rokas, ka zhvilluar një takim-mëngjesi me kryetarin e Komisionit parlamentar për Punë dhe Politikë të Jashtme, Musa Xhaferi, ndërsa është biseduar për vizitën e Kallas në Maqedoni dhe për reformat dhe detyrat që Shkupi zyrtar duhet t’i kryejë për t’u integruar në Bashkimin Evropian Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është domosdoshmëri për të dyja vendet, për të ecur përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Kallas e cila sot ka nisur vizitën në Serbi, do…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka ndarë sot një postim domethënës në rrjetet sociale, shoqëruar me një fotografi pranë Kryeministrit Edi Rama. Në tekstin shoqërues, Mejdani shpreh vlerësim dhe afërsi miqësore me kreun e qeverisë shqiptare: “Sot, e ‘yyyy’ vite më parë, përsëri energjia mes nesh mbetet po aq ekscentrike. Gjithmonë spot on, gjithmonë unik, gjithmonë një hap përpara… dhe pa diskutim origjinal deri në palcë. Fituesk kronik. Bashkë në çdo sfidë.” Ky mesazh u interpretua si një shenjë përkrahjeje dhe mirënjohjeje ndaj Ramës, në një kohë kur bashkëpunimi diplomatik në rajon mbetet kyç për avancimin…

Lexo më Shumë

Në një intervistë në “Podcastin Nazarko”, i moderuar nga Mentor Nazarko, publicisti Kim Mehmeti analizoi sfidat kryesore të shqiptarëve në Ballkan dhe mungesën e një vizioni strategjik nga elitat politike. Mehmeti u ndal te roli i elitave politike në Moçedoninë e Veriut, duke argumentuar se shumë drejtues institucionalë u bënë figura udhëheqëse për shkak të privilegjeve, por shpesh kontribuan në mohimin e identitetit shqiptar. “Shumë prej tyre, për të dëshmuar besnikërinë, injoruan kulturën dhe gjuhën e tyre origjinale,” vuri në dukje Mehmeti. Sipas Mehmetit Maqedonia e Veriut është një “shtet të përkohshëm” dhe vuri në pikëpyetje qëndrueshmërinë e kufijve dhe…

Lexo më Shumë

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti ka ndarë emocionet e udhëtimit të tij të parë në Shqipëri në vitin 1990, duke e përshkruar këtë përvojë si një udhëtim shpirtëror drejt një vendi që e kishte idealizuar për dekada. I ftuar në podcastin “Nazarko”, që transmetohet në RTSH 1 dhe drejtohet nga Mentor Nazarko, Mehmeti rrëfen ndjesinë e përjetuar kur kaloi kufirin, për herë të parë. “Nuk e di si ta shpjegoj… ajo që ndjeja nuk ishte thjesht mall, për një vend që nuk e njihja, por një nevojë e thellë për të qenë aty. Ishte si të shkoja në një vend…

Lexo më Shumë

Në episodin më të fundit të podcastit të Mentor Nazarkos, i transmetuar në Radiotelevizionin Shqiptar dhe Radio Tirana, i ftuar ishte shkrimtari, publicisti dhe opinionisti i njohur, Kim Mehmeti. Biseda mes tyre, preku një sërë temash të thella, që lidhen me raportet shqiptaro-shqiptare në hapësirat e ndryshme të Ballkanit, me theks të veçantë mbi mungesën e njohjes reciproke midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Maqedonisë së Veriut. Mehmeti e përshkroi këtë ndarje si “absurde” dhe theksoi se mosnjohja nuk është vetëm institucionale apo historike, por edhe kulturore dhe emocionale. “Ne shpeshherë, nuk e dimë as që ekzistojmë për njëri-tjetrin”,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka zhvilluar sot një takim zyrtar në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas fitores së fundit të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Taravari ka ndarë një fotografi nga takimi, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Me kryeministrin më europian të momentit ose si thuhet kudo kohët e fundit: me Edin.” Ky takim vjen pasi që kreu i ASH-së, Arben Taravari braktisi koalicionin qeverisës.

Lexo më Shumë

Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës çoi në arrestimin e 52 personave midis Italisë dhe Shqipërisë. Bastisja u krye nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe autoritetet shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe policisë shqiptare, me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës. Në një konferencë të përbashkët me kreun e SPAK, Kryeprokuror i Barit u shpreh: Po vijojmë punën për arritjen e rezultate të përbashkëta dhe për të luftuar krimin në Itali dhe Shqipëri. Jemi të ndërgjegjshëm që autoritete e hetimit në Shqipëri…

Lexo më Shumë

Programi studimor Filologji orientale është themeluar në vitin 2009, është në kuadër të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Tetovës. Ky program studimor ka dy drejtime: Gjuhë dhe letërsi turke dhe Gjuhë dhe letërsi arabe. Gjatë përiudhes 5-15 maj 2025, një pjesë e stafit akademik realizoi aktivitete promovuese me nxenësit e shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut. Ekipi promovues i Filologjisë orientale udhëhiqej nga Shefi i programit studimor, Prof.dr. Sulejman Baki i shoqëruar nga Doc.dr. Dritan Skenderi, Dr. Eljesa Ismaili, Mr. Bekim Sulejmani dhe Doc.dr. Gyrkan Moralë, profesor vizitor nga Türkiye. Përveç shpërndarjes së broshurave promovuese të përgatitura enkas nga…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari e ka konfirmuar informacionin ekskluziv të Ora24.tv, për vizitën e nesërme të tij në Tiranë. Të pyetur nga Ora24.tv, nga kabineti i kreut të ASH-së thonë se, nesër Arben Taravari do të takojë kryeministrin Edi Rama, me qëllim për ta uruar për fitoren e tij! Por siç thonë burime të Ora24.tv, të cilat janë të afërta me kreun e ASH-së, në takimin në Tiranë, Arben Taravari do të koordinohet dhe konsultohet me kryeministrin Edi Rama edhe rreth veprimeve të tij të mëtejme politike. Kreu i ASH-së, Arben Taravari tashmë është tërhequr nga Koalicioni…

Lexo më Shumë

Ora24.tv ka mësuar jozyrtarisht, nga burime të saj se kryetari i ASH-së, Arben Taravari, nesër do të qëndrojë në Tiranë, për tu takuar me kryeministrin Edi Rama. Taravari, siç thonë burime të Ora24.tv, të cilat janë të afërta me Taravarin, me kryeministrin Edi Rama do të koordinohet edhe rreth veprimeve të tij të mëtejme politike. Kreu i ASH-së, Arben Taravari tashmë është tërhequr nga Koalicioni me VLEN dhe nga Qeveria. Derisa ai thotë se nga Qeveria largohet për shkak të mosmarrëveshjes me VLEN për zgjedhjet lokale, si dhe pakënaqësitë në qeverisje, nga VLEN e akuzojnë se Taravari po bashkëpunon me…

Lexo më Shumë

KF Shkëndija u shpall kampion i Maqedonisë në sezonin 2024/25, pas paraqitjeve fantastike që kishte këtë edicion. Ky ishte titulli i pestë në histori të klubit shqiptar. Natyrisht festa ishte e madhe në Tetovë, teksa tani do nisin punët për kualifikueset për Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport. E dje në emisionin sportiv të TV Shenja ndodhi diçka qesharake, ku futbollisti i Shkëndijës, Mevlan Adili shkoi pa u “ftuar”. Adili me ironi shkoi në emision dhe hyri LIVE, duke pyetur moderatorin Aziz Sahiti, për arysen e mosftesës, teksa në fund pasi zbuloi shakanë e tij, ia dhuroi një fanellë të…

Lexo më Shumë