Mbrëmë në Shkup, me një pjesëmarrje të gjerë dhe në një atmosferë festive, u shënua 18-vjetori i shtetësisë së Kosovë. Në fjalën e tij, Ambasadori Florian Qehaja theksoi se ky përvjetor nuk ka vetëm simbolikën e arritjes së maturisë shtetërore, por përfaqëson edhe dëshminë konkrete të suksesit të Kosovës në shumë fusha. “Ky përvjetor nuk e ka thjesht simbolikën e arritjes nominale të maturisë shtetërore. Kjo për faktin se shteti i Kosovës ka dëshmuar suksese në një spektër të gjerë të fushave duke demonstruar aftësi të shumta që tejkalojnë faktin e të qenurit shteti më i ri në Evropë”, tha…
Author: IM
Blerim Sejdiu, kryetar i Komunës së Zhelinë nga radhët e Lëvizja BESA, ka reaguar për zhvillimet e fundit brenda koalicionit VLEN, duke theksuar se ky projekt politik nuk është ndërtuar mbi logjikën e ndarjes së posteve, por mbi misionin për ndryshim. Ja postimi i plotë: Ne si Lëvizje BESA nuk kemi hyrë në VLEN për të numëruar karrige, por për të ndryshuar rrjedhën e politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kur u krijua VLEN-i, ne sakrifikuam shumë duke ulur flamujt e egoizmit politik dhe vendosëm mbi tavolinë një projekt më të madh se secili prej nesh, siç është VLEN-i. E…
Shkruan: Afrim Tanallari Ka vende ku politika është zanat. Ka vende ku politika është luftë. Si dhe ka vende si Ballkani ku politika shpesh është teatër. Në këtë teatër, disa hyjnë me program, disa me flamuj, disa me mllef, ndërsa disa me një talent të veçantë: ta kthejnë fjalën në spektakël dhe spektaklin në pushtet. Në këtë kategori të fundit, “modeli politik alla Rama” është një specie nw vete. Jo thjesht si figurë, por si metodë: një përzierje e kontrollit të narrativës, ironisë si armë, estetikës si propagandë dhe sulmit parandalues ndaj çdo kundërshtari. E gjithë kjo, me një dozë…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka njoftuar se situata me përmbytjet në territorin e komunës po shkon drejt normalizimit, falë angazhimit të pandërprerë të ekipeve në terren. Sipas tij, nga dita e djeshme e deri më sot, strukturat komunale dhe ekipet emergjente kanë punuar intensivisht për ta menaxhuar me sukses situatën e krijuar nga reshjet dhe përmbytjet. Limani ka shprehur mirënjohje të veçantë për kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, me të cilin zhvilloi një bisedë telefonike gjatë ditës. Ai theksoi se Xhakolli ka ofruar gatishmëri të plotë dhe ndihmë pa rezervë për qytetarët e Gostivarit në…
Shkruan: Osman Atallaj Kryengritja e popullit që filloi në Siri më 15 mars 2011, kulmoi me marrjen nën kontroll të Damaskut nga forcat e armatosura të opozitës në mëngjesin e 8 dhjetorit 2024, mes turmave entuziaste, duke shënuar një ngjarje të rëndësishme në historinë e Lindjes së Mesme. Ajo që ndodhi nuk ishte thjesht një ndryshim regjimi, por hallka e fundit në një proces të gjatë që la gjurmë të thella në kujtesën kolektive të popullit të ketij rajoni. Revolucioni i dha fund sundimit 61-vjeçar të Partisë ´´Ba’ath´´, por pas kesaj renieje vendi hyri në një epokë të re të…
Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti Sjellja sipërfaqësore e figurave që prijnë proceset shoqërore përbën një nga sfidat më të mprehta të kohës sonë, duke u shndërruar në një pengesë serioze për progresin e vërtetë. Kur individët që mbajnë peshën e vendimmarrjes apo të frymëzimit kolektiv zgjedhin të operojnë me një mentalitet afatshkurtër, ata e reduktojnë angazhimin publik në një shfaqje dekorative, ku imazhi ka më shumë peshë se substanca. Kjo lloj sjelljeje, e ushqyer nga dëshira për vëmendje të menjëhershme dhe suksese elektorale apo sociale të çastit, injoron kompleksitetin e problemeve reale dhe ofron zgjidhje kozmetike që nuk prekin rrënjët…
Metin Ferati, inxhinier softuerik nga Shkupi, së bashku me ekipin e tij ka lansuar aplikacionin “Kurani Shqip,” i cili ofron Kur’anin e plotë me përkthim fjalë për fjalë në gjuhën shqipe. Aplikacioni mundëson leximin e Kur’anit ashtu si në Mus’haf, me mundësi që përdoruesi të klikojë çdo fjalë dhe të shikojë kuptimin e saj në shqip. Përkthimi fjalë për fjalë është punuar nga Ustadhi Jahja Hondozi, ndërsa aplikacioni ofron edhe dy përkthime të plota ajet për ajet nga Hasan Nahi dhe Jahja Hondozi. Ndër veçoritë tjera, përdoruesit mund të ruajnë fjalët dhe ajetet e preferuara, të navigojnë lehtë mes 114…
Studenti nga Tetova dhe një nga nismëtarët e nismës studentore për mundësimin e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, ka shprehur falënderim publik ndaj Shqipërisë, si dhe ndaj Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, për mbështetjen e dhënë ndaj kësaj kauze që ka mobilizuar studentët shqiptarë të drejtësisë. Ai njëkohësisht ka bërë thirrje që nisma studentore të mbështetet nga të gjithë, pa përjashtim, duke e cilësuar atë si një çështje që lidhet drejtpërdrejt me garantimin e të drejtave dhe trajtimin e barabartë. Ademi nënvizon se solidarizimi i gjerë shoqëror dhe institucional është thelbësor…
Profesori universitar Sefer Tahiri ka shprehur mirënjohje publike për ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, për angazhimin e tij në çështjen e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. “Mirënjohje edhe për ambasadorin Denion Meidani për zgjidhjen e këtij problemi”, ka thënë mes tjerash Tahiri në analizën javore për “Lajm”.
Deputeti Salih Murat ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e BDI-së dhe liderin e Frontit Europian, Ali Ahmeti, të cilin e ka cilësuar si shumë produktiv dhe kuptimplotë. Sipas Muratit, në takim janë trajtuar një sërë temash me rëndësi, përfshirë punët parlamentare, zhvillimet e fundit politike në vend, sundimin e ligjit, marrëdhëniet ndërkomunitetare dhe parimin e barazisë. Po ashtu, në diskutim janë ngritur çështjet që lidhen me përfaqësimin e drejtë, përdorimin e gjuhëve, politikat ekonomike dhe procesin e integrimit evropian. Në pjesën e dytë të takimit është bashkuar edhe ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti Blerim Bexheti, me të cilin…
Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë ka kërkuar dënime në 180 vite burg për udhëheqësit e UÇK-së. Ky zhvillim ka hapur debat të madh në Kosovë dhe Shqipëri, me shumë zëra që thonë se po rishkruhet historia e Kosovës. Në një intervistë për të komentuar këtë moment kemi presidentin Rexhep Meidani që ka kryer detyrën nga viti 1997 deri në 2002, pra gjatë gjithë periudhës së luftës së Kosovës dhe pas saj. Kristi Gongo: Z. President, a pajtoheni me këtë qëndrim që po ndryshon historia e luftës çlirimtare? Reixhep Meidani: Në rradhë të parë është një vendim akuze i turpshëm…
Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka dalë publikisht në mbështetje të Bilall Kasamit, duke e cilësuar kauzën e tij si të drejtë dhe në të mirë të shqiptarëve. Në deklaratën e tij, Ramadani theksoi se Kasamin e njeh si një njeri që “nuk shantazhohet dhe i përulet vetëm Zotit”, duke lënë të kuptohet se mbështetja e tij vjen mbi bazën e integritetit dhe qëndrueshmërisë që, sipas tij, e karakterizon kreun e Tetovës. Megjithatë, kjo përkrahje nuk ka kaluar pa reagime. Drejtuesi i portalit TetovaSot, Rami Mislimi i është kundërpërgjigjur ashpër Ramadanit, duke i kujtuar zhvillimet gjatë…

