Author: IM

Prokuroria themelore publike nga Prilepi solli urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër tre personave të cilët dyshohen se kanë kryer vepër penale – dhunë, njofton Koha.mk Ata më 19 gusht në një kafene në Prilep, pa shkas dhe arsye sulmuan fizikisht një djalë 21-vjeçar i cili ishte i ulur në kafene. Rrahja vazhdoi para kafenesë me ç’rast djali mori lëndime të rënda trupore dhe për shkak të seriozitetit të plagëve është dërguar për mjekim në Shkup. Është arrestuar një banor 44-vjeçar i Prilepit, ndërsa dy të tjerët të cilët janë të moshës 23 dhe 18 vjeç, nuk janë të…

Lexo më Shumë

Shkruan: Emad MEHMETI Prokurorja Fatime Fetai padyshim se çdo shqiptarë e bëri krenarë në fillimet e saj tek Prokuroria Speciale Publike, me paraqitjet dinjitoze publike dhe përgatitjen profesionale që bartte me vete. “Kësi kuadrosh na kanë munguar shumë”, – thoshin me vete shqiptarët e qytetarët e këtij shteti buzë greminës. Por, me kalimin e kohës ky perceptim po zbehet në publik, shkaku asaj se “çallëmi” i saj duket të jetë i papërmbajtshëm. Dhe kur profesionin e shndërron në sfilatë reklamimi, atëherë aty nuk mund të pritet hajr. Të dalim tek ajo ironia se a flet “Албански” Fatimja? (Edhe në videon…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mbrëmë në Strugë mbajti fjalim në hapjen e Edicionit të 58-të të manifestimit poetik me famë botërore “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, që mbahet nga 21 deri më 26 gusht. Në fjalimin e tij, ministri Ismaili të pranishmëve u uroi mirëseardhje ngrohtësisht në atdheun e fjalës së bukur poetike. “Më lejoni t’ju uroj mirëseardhje në atdheun e fjalës së bukur poetike, aty ku muzat më shumë se gjysmëshekulli falin frymëzim dhe hedhin valle mbi poetët e mbarë botës. Të flasësh për poezinë është një detyrë sa e vështirë, po aq e çuditshme – duhet ta përdorësh…

Lexo më Shumë

Nga: Kim Mehmeti Nuk besoj te ketë në Maqedoni ndonjë qytetarë të moshës madhore, i cili të jetë befasuar nga akuzat se Prokuroja Speciale ka bashkëpunuar me zhvatës dhe kriminelë. Apo se në Maqedoni ka ndonjë nevojtarë për dëshmi shtesë për ta kuptuar se ky shtet është në duart e ‘bokëve trediqi’ e ‘musave katriqi’, të cilët pasi i mbushin çantat me euro, me mikeshat e miqtë e tyre, bëjnë politikë me brekët nëpër këmbë. Nuk besoj të ketë në Maqedoni ndonjë qytetarë që nuk e dinë se çdo burrështetas i këtij vendi, duke mos përjashtuar as Kryeministrin e tij…

Lexo më Shumë

“Përshëndesim vendimin e Prokurorisë për të zbardhur dhe hetuar në tërësi rastin “Zhvatja” duke i dërguar në bankën e të akuzuarve të gjithë përgjegjësit e këtij skandali përfshirë edhe Prokuroren Katica Janeva. Bëjmë thirrje institucioneve kompetente të drejtësisë që ti hetoje te gjitha lëndët tjera të hapura nga Institucionet e drejtësisë ku bëjnë pjesë edhe zyrtarët e BDI, duke filluar nga rasti i Magjar Telekomit, Pacientit, Titanik3 dhe ai i aferës në Fondin Pensional Invalidor dhe shumë raste tjera. Nëse pretendojmë të kemi drejtësi të plotë, ajo nuk duhet te jete selektive, dhe vetëm ndaj gjysmës së regjimit, por te…

Lexo më Shumë

Lokacioni i ardhshëm ku do të bëhet bastisje është zyra e Janevës në PSP, pas çka do të pasoj procedura e mëtutjeshme gjyqësore, shkruan MIA. Janeva dje u morë në pyetje në Prokurorinë Publike për ndjekje të krimit të organizuar për rastin “Zhvatja”.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike ka deklaruar se me urdhër të tyre është duke u arrestuar Prokurorja Speciale Katica Janeva. Janeva është e dyshuar për keqpërdorim të detyrës dhe pozitës zyrtare. Emri i saj u përfshi në rastin “Zhvatja”, ku të dyshuar janë Boki 13 dhe Zoran Kiçeec, të cilët tash më gjenden në paraburgim.

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mbrëmë në Ohër mori pjesë në përmbylljen solemne të Edicionit të 59-të të Festivalit “Vera e Ohrit” në të cilën u paraqit shfaqja “Odisej” nga Goran Stefanovski, në regjinë e Aleksandar Popovski. Shfaqja, e cila mori një vlerësim të madh nga audiencë e shumtë, është bashkëproduksion i disa teatrove të rajonit: “Gavela” nga Zagrebi, Teatri “Ulisis” nga Brioni, Teatri Kombëtar Serb nga Novi Sadi, SNG Drama nga Maribori, “Atelie 212” nga Beogradi, Teatri Sterin dhe Teatri “Navigator” nga Shkupi. Dramaturg i shfaqjes është Dora Delbjanko, skenografia është vepër e NUMEN-it dhe Ivana Radenoviq, kostumet janë…

Lexo më Shumë

Prokurorja Speciale, Katica Janeva doli nga prokurori për luftimin e krimit të organizuar e rezervuar në deklaratë për atë çfarë e kishte pyetur prokurorja Villma Ruskovska, raporton Tv SHENJA. Ajo ka thënë se nuk e ka formatuar telefonin. “Jo, asesi. Mi kanë marrë dy telefona që i kam përdorur. Të dytë po analizohen. Telefoni i humbur është telefoni i tretë. Unë nuk ndjej faj”, tha Janeva. Ajo gjithashtu ka thënë se nuk e di se ku është biznesmeni i akuzuar Orce Kamçev. Janeva ka thënë se e di se ku janë paratë e dhëna gjatë “Zhvatjes” Prokurorja Janeva tha se…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka marrë pjesë në një takim pune me Odën Ekonomike të teknologjisë së informacionit MASIT, ku është njoftuar me problemet me të cilat përballen kompanitë e këtij sektori. Përfaqësuesit nga MASIT dhe afaristë nga sektori i teknologjisë së informacionit (IT) fillimisht bënë prezantim të odës ekonomike, më pas folën rreth përparësive të sektorit dhe të sfidave me të cilat përballen në ekonominë reale. Afaristët thanë se sektori IT ofron kushte shumë të volitshme për të punësuarit, që mund të krahasohen edhe me shtetet e Evropës Perëndimore. Në këtë mënyrë, ata theksuan se ndalojnë…

Lexo më Shumë