Author: IM

Televizioni Top-Channel ka zbuluar një skandal me doktoratura në një fakultet në Shqipëri, ku përveç doktorantëve nga Shqipëria, janë përfshirë edhe doktorantë nga Kosova e Maqedonia. Në dokumentet e prezantuara nga emisioni “Top Story” në Top Channel, figuron edhe emri i ish kryetarit të degës së BDI-së në Tetovë, Atilla Rexhepi, i cili tani përmendet si kandidat më serioz për sekretar të përgjithshëm të kësaj partie. Sipas Top Channel, auditet e kryera nga Ministra e arsimit në Shqipëri tregojnë se Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike u kthye në një “fabrikë” doktoraturash për një numër të madh mjekësh, stomatologësh apo pedagogësh…

Lexo më Shumë

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Zejd Rexhepi, dhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi, u takuan me Këshilltarin e Përgjithshëm të Presidencës, njëherazi Zëdhënës i Presidentit të Turqisë, Prof. Dr. Ibrahim Kallën. Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Kulturës së Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Haluk Dursun, dhe ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup, znj. Tülin Erkal Kara. Në këtë takim u fol për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe rolin e rëndësishëm që e luan Lëvizja BESA në këtë proces, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit të…

Lexo më Shumë

“Duam drejtat tona”, “Studentët e bashkuar kanë për të fituar”, “Jashtë partitë politike, poshtë korrupsioni” – këto ishin brohoritjet e qindra studentëve që protestuan në qytetin e Tetovës, duke kërkuar depolitizim të universiteteve, tarifa më të ulëta, largim të profesorëve që kushtëzojnë notën me blerjen e librave të tyre dhe kërkesa tjera, që i parashtruan në adresë të universiteteve, qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit. “Na shkoi jeta t’u u tut’” ishte një ndër dhjetëra parullat në protestat e sotme të studentëve në Tetovë. Këto protesta të studentëve i ka komentuar edhe gazetari Emad Mehmeti. “Jo një ditë por duhet protestuar…

Lexo më Shumë

Ja lista e plotë e deputetëve që kanë propozuar Ligjin për amnistinë e 27 prillit. Mes tyre shihen emrat e Artan Grubit dhe Vesel Memedit. Opinioni rikujton që me 27 Prill të vitit 2017, pas incidenteve të dhunshme në Parlament, u raportua atëbotë që Artan Grubi ishte përshëndetur me djalin e Mijallkovit i cili ishte në grupin e huliganëve, ndërsa Vesel Memedi edhe pse i pranishëm në momentet kur u sulmua Ziadin Sela, ai nuk ndihmoi aspak në mbrojtje të tij, përkundrazi bashkë me Xhevat Ademin, Veseli shikonte nga anësh si spektator. Ky veprim u gjykua nga shqiptarët përshkak se Vesel…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët votoi kundër nevojës për propozim-ligjin e amnistisë për 27 prillin. Kreu i ASH-së propozimin e quajti një turp të ligjvënësit dhe humbje e shpresës së qytetarëve për shtet të së drejtës. Sela përmendi edhe faktin që me këtë ligj amnistohen ata që deshën ta vrasin ndërsa dënohet ai që e shpëtoi duke aluduar në Abdylfeta Alimin. Propozuesit e ligjit dhe votuesit e këtij ligji Sela i quajti bashkërisht keqbërës.

Lexo më Shumë

“Protesta e studentëve të martën në Tetovë është e drejtë legjitime e tyre. Ata duhet që ti dridhin të gjitha strukturat politike në pushtet dhe në opozitë, në nivel lokal dhe në nivel qendror. Në tërësi kanë përkrahjen time. Vet jam dëshmitar i torturave të panumërta që i bëhen studentëve. Vijnë nga Kumanova për në Tetovë për një nënshkrim në indeks, harxhojnë kohë, para për udhë dhe në fund nënshkrimin nuk e marrin, i thuan eja ditën tjetër. Edhe pse përfundojnë studimet në kohë, diplomat nuk i marrin me vite. Por e marrin një certifikatë e cila nuk i vlen…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës punon me përkushtim për të avancuar cilësinë e sistemit arsimor nacional në të gjitha nivelet, si të standardeve të nxënësve po ashtu edhe të studentëve dhe, në këtë kontekst, institucionet e sistemit janë në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha palët në proces, duke përfshirë edhe vetë studentët dhe nxënësit, të cilët janë pjesë e proceseve për krijimin e politikave rinore dhe ekonomike, krijimin e zgjidhjeve ligjore dhe pjesë e menaxhimit dhe vendimmarrjes në institucionet e sistemit. Njoftojmë opinionin publik se me vëmendje i ndjekim kërkesat e studentëve që i paraqitën sot, në protestën e…

Lexo më Shumë

“QTF dhe TFÇ e realizojnë programin e vet në ko-produksion dhe jemi krenar që gjatë këtij viti do t’i tejkalojmë njëqind shfaqje me ç’rast jemi ndër teatrot më aktiv në vend…” Qendra Teatrore për Fëmijë – Shkup (QTF) dhe IPL Teatri për Fëmijë Çair (TFÇ) kanë nderin të Ju ftojnë më datë 21.12.2018 (e premte) në ora 13:00 në hapësirat e QTF në shënimin e shfaqjes së njëqindtë për vitin 2018, ku do të jetë prezent edhe ministri për kulturë z. Asaf Ademi me përfaqësues të tjerë të ministrisë. QTF dhe TFÇ e realizojnë programin e vet në ko-produksion dhe jemi krenar që gjatë këtij viti do…

Lexo më Shumë

Studentët shqiptarë të Universitetit të Tetovës të organizuar nën grupin me emër “Studentët e Revoltuar”, kanë protestuar sot në Tetovë për kërkim e të drejtave të tyre elementare. Nën thirrjet “poshtë korrupsioni”, “poshtë parititë politike, ne jemi studentë”, “Profesor sa e shet notën”…. ata kanë zhvilluar protestën e sotme pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës. Protesta në një moment është penguar nga ana e policisë duke krijuar një kordon policor para institucionit. Por nga ana tjetër protestuesit thonë se nuk u tremben këtyre presioneve dhe se protestat e tyre do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Lexo më Shumë

Në Tetovë ka nisur protesta e studentëve për kushte më të mira. Ata janë mbledhur dhe po kërkojnë nga Ministria e Arsimit dhe universitetet e shqiptarëve në Maqedoni, plotësimin e kërkesave. Më poshtë janë kërkesat e studentëve! Subvencionimi ose largimi i pagesës së praktikës dy mujore nga Universiteti (50 euro).* Zvoglimi i tarifës për studentët e huaj (50%).* Largimi i pagesës prej 100€ për çregjistrim nga universiteti.2. Të financohet ekskurzioni profesional ose largimi i saj si lëndë obligative. 3. Ndalimi i kushtëzimit me blerje të librave për nënshkrim nga ana e profesorëve të caktuar. 4. Furnizimi dhe renovimi i sallave,…

Lexo më Shumë