Së shpejti pritet mbajtja e takimit të liderëve në Maqedoninë e Veriut. Kjo është paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev, që kërkoi të ulet në tryezën me krerët e partive më të mëdha. Ndër pikat që kërkon LSDM të shqyrtohen dhe të arrihet koncensus janë: Prokuroria Speciale, Kodi zgjedhor dhe regjistrimi i popullsisë. Por nga VMRO-DPMNE theksuan se edhe përkundër faktit se nuk kanë marrë ftesë, janë të gatshëm të ulen në një tryezë, por për të biseduar vetëm për një pikë dhe ajo është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, përcjellë INA. LSDM ka theksuar se çështje e rëndësishme është…
Author: IM
https://www.youtube.com/watch?v=JSFHBVdMJrk Për skandalet dhe aferat që përfshinë qeverinë kohëve të fundit duhet të ketë përgjegjësi individuale thekson kreu i Alternativës Afrim Gashi. Në një intervistë për Alsat, Gashi pranon se qeveria përveç kontesteve me fqinjët nuk ka arritur t’i zgjidh problemet reale të qytetarëve. Pavarësisht këmbënguljes së opozitës ai thotë se zgjedhje të parakohshme nuk duhet të ketë pa u përmbyllur më parë proceset euro-atlantike të vendit, respektivisht pasi vendi të marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në në vjeshtë dhe anëtarësimit të plotë në NATO. Pas rrumbullakimit të këtyre proceseve Gashi nuk përjashton mundësinë e braktisjes së qeverisë.
https://www.youtube.com/watch?v=2BaFl3KNfek Riformatimi i Qeverisë vazhdon hapin e radhës, javën e ardhshme do të bëhet ndërrimi i zëvendës ministrave dhe drejtorëve të institucioneve. Kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së sotme në Stobi, duke u përgjigjur ndaj pyetjes së gazetarëve se deri ku ka arritur riformatimi, tha se pret që i gjithë ky proces të përfundojë deri në fund të muajit korrik. Zoran Zaev, kryeministër “Bëhet fjalë për më shumë se 20 poste drejtorësh në nivel qendror. Sigurisht më shumë se 30 poste në nivel lokal. Ka zyra rajonale, zëvendësit, ato tashmë janë vende të zbrazëta, që duhet të përfundojnë në këtë…
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar të moshës deri në 14 vjet me vaksinën MRP, nga fillimi i epidemisë me fruth në të gjithë shtetin është 32.653. Prej tyre, 16.082 fëmijë janë vaksinuar në territorin e Qytetit të Shkupit, derisa megjithatë, 16.571 fëmijë janë vaksinuar në pjesën tjetër të shtetit. Gjatë javës së kaluar (nga 6 korriku e deri në 12 korrik) janë paraqitur 11 raste të dyshimta. Prej tyre, 10 raste janë klasifikuar si fruth, që tregon ulje prej 30 për qind, krahasuar me javën e kaluar. Nga numri i përgjithshëm…
Departamenti i arsimit pranë Aleancës për shqiptarët (ASH), vlerëson se propozim ligji i ri për arsim fillor është një rikthim i ligjit që me pompozitet të lartë u propozua para një viti dhe i cili pas kritikave të shumta u tërhoq. “Ky ligj është një kopje e ligjit në fuqi me ca ndryshime të vogla kozmetike. Në aspektin funksional suprimon pushtetin komunal nga ai qendror dhe realizon segregacion gjuhësor dhe etnik në sferën e arsimit. Në aspektin strukturor edhe më tepër e kufizon arsimtarin në kreativitetin e tij duke e ngarkuar edhe më tepër me administratë, e duke mos i…
Me Marsh të paqës në Shkup, në nder të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë dhe me leximin e emrave të atyre që mbetjet mortore të të cilëve sot u varrosën në Qendrën memoriale në Potoçari, boshnjakët në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe bashkëqytetarët e tyre nga bashkësitë e ndryshme etnike shënuan 11 korrikun, Ditën e përkujtimit të viktimave nga gjenocidi në Srebrenicë. Në ngjarjen mes shumë qytetarëve të pranishëm morën pjesë edhe deputeti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zekiri, ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tulin Erkal Kara, koordinatori i Agjencisë turke për koordinim dhe bashkëpunim (TIKA) në…
“Në praninë e një numri të madh mysafirësh dhe vizitorësh, sot në Muzeun Arkeologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut është hapur ekspozita „Stepa e madhe: historia dhe kultura“, e cila realizohet në kuadër të projektit „Udhëtimi i Njeriut të Artë nëpër muzetë në botë“. Ekspozitën e shpalli të hapur ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili theksoi se ekspozita e Muzeut Kombëtar të Republikës së Kazakistanit, nga Nur Sulltan, do të na e afrojë vendin i cili e jeton të tanishmen e vet civilizuese mbi themelet e së kaluarës së vet të pasur. – Para nesh janë artefaktet që…
“Sot shënohet 24-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, ku forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë. Dhe 24 vite me radhë, zyrtarët serbë e vazhdojnë fushatën për mohimin e këtij gjenocidi, me arsyetimin se nuk janë përfshi edhe viktima gra e fëmijë!? Me çka edhe mund të thuhet se, duke dashur t’ua shpërlajnë mëkatin vrastarëve të vet monstruoz, ata vetëm sa e ‘vazhdojnë’ gjenocidin e Srebrenicës. Përndryshe Srebrenica asokohe ishte shpallur nga OKB-ja si “zonë e sigurt”, por trupat holandeze nuk vepruan, me çka forcat serbe e pushtuan zonën duke vrarë rreth 2 mijë njerëz në një ditë të…
Alternativa i njofton aktivistët dhe opinionin e gjerë se sot, më 11 korrik 2019, në orët e hershme të mëngjesit, ndërroi jetë anëtari i Kryesisë Qendrore i Alternativës dhe veprimtari i palodhshëm Shaban Zendeli – drejtor i deritanishëm i NP Hekurudhat e Maqedonisë – Transport. Vdekja e tij, që na ka goditur të gjithëve, është një humbje e madhe për neve si parti, por edhe për mbarë kombin shqiptar në Maqedoni, sepse kështu kemi humbur një atdhetar të devotshëm, një idealist të përkushtuar dhe një njeri vetëmohues e sakrifikues. Do të mbetet në kujtimet tona si njeri i betejave për…
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në kabinetin e tij realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristian Timonie. Në takim, ministri Ismaili e falënderoi ambasadorin francez për mbështetjen që Republika e Francës ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në proceset integruese për t’i realizuar qëllimet strategjike, që janë anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën e NATO-s. Ministri Ismaili dhe Timonie u shprehën të kënaqur nga bashkëpunimi i suksesshëm që kanë pasur deri më tani në pjesën e kulturës ndërmjet të dyja vendeve, që konfirmohet edhe me realizimin e një numri…
Shkruan: Hasim MURTEZANI Keqpërdorimi i parave dhe pronave shtetërore-popullore, e ka shoqëruar vendin tonë që nga koha e ndarjes nga Jugosllavija 1991 e deri më sot. Me paratë publike dhe pronën e saj, politikanët e korruptuar dhe zyrtarët shtetërorë, kanë aritur të krijojnë pasuri dhe për gjashtë breza pas tyre. Larjen e parave të zeza ilegale dhe antiligjore, kanë aritur në mënyrë profesionale ta shëndrojnë në biznese dhe pasuri, duke i humbur gjurmët e rrugëve korruptive. E gjithë kjo është bërë në mungesë të sistemit juridik ligjor, i cili sistem pikërishtë nga këto njerëz që shkatëruan pasurinë shtetërore-popullore aritën nga…
B. K. Miniri Im bir: “Mami, a janë këto dy burra populli i Lutit a.s ?“ Unë: “Jo Mami, nuk janë populli i Lutit a.s. por janë Si populli i Lutit a.s.” Kjo ishte një pyetje që djali im 7 vjeçar më bëri këtë pranverë, teksa ecnim nëpër qendrën tregtare këtu në New Jersey, ndërsa dy të rinj rreth moshës 30 vjeçare ecnin para nesh dorë për dore me një vetbesim dhe krenari të paparë.. Do thoni ju, po si e diti djali juaj se populli i Lutit a.s. ishte ashtu siç ne e dijmë? Fare thjesht, teksa lexojmë me…

