Author: IM

Ansamblit shtetëror për këngë dhe valle shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbajti sot koncertin e vet të parë në Gostivar. Koncertin e shpalli të hapur Afan Elezi, këshilltari i posaçëm i Ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili. “Më lejoni që fillimisht të ju përshëndes të gjithve në emër të Ministrit të Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Hysni Ismaili, i cili për arsye objektive nuk është prezent, sonte në mesin tonë. Gjithashtu, një falenderim i veçantë shkon edhe për ish-ministrin e Kulturës, z.Asaf Ademin, falë të cilit ky Institucion Kombëtar me 28 nëntor të vitit të kaluar realizoi…

Lexo më Shumë

Fshati Gërçec në Komunë e Sarajit gati se 24 orë është pa rrymë elektrike dhe në terr të plotë. Banorët e këtij fshati krtikojnë rëndë EVN pasi sipas tyre kjo kompani ka lënë pa rrymë familjarët me fëmijë të vegjël, si dhe nuk japin përgjigje konkrete se pse ndodh kjo gjë. Gërçecalit paralajmërojnë protesta dhe bllokime rrugësh dhe të zyrave të EVN në Gjorçe nëse nuk zgjidhet ky problem sa më shpejtë.

Lexo më Shumë

Po bëhemi dëshmitarë të një realiteti të hidhur dhe të një sistemi gjyqësorë gjithmonë e më të korruptuar. Po bëhemi dëshmitarë të drejtësisë së një anshme dhe të politizuar. Po bëhemi dëshmitarë të vdekjes së shpresës për një ardhmëri në vendin tonë. Aleanca për Shqiptarët gjithmonë ka qenë e zëshme për të gjitha padrejtësitë që në vazhdimsi po bëhen. Por, rasti “Zhvatja”, përfundimisht fundosi kredibilitetin e Prokurorisë Publike Speciale, ku e dyshuar kryesore është kryeprokurorja Katica Janeva për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe përfshirje në korrupsion. Potencojmë që ky ishte momenti goditës për qytetarët ku edhe humbi besueshmëria e tyre…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Ministrave të Kulturës në Paris, Republika e Francës, sot realizoi takim pune me zëvendësministren e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Ozgul Ozkan Javuz. Në takim, bashkëbiseduesit u shprehen të kënaqur me marrëdhëniet e deritanishme ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, të cilat karakterizohen nga fryma e miqësisë dhe traditës, si dhe përpjekjet e vazhdueshme nga të dyja palët për avancimin e tyre. U theksua se hapja e Qendrave Informative Kulturore në të dyja vendet do të mundësonte një frekuencë më të madhe…

Lexo më Shumë

Në prag të 40 vjetorit të kompanisë udhëheqëse të ushqimit në botë me hulumtimet e saja shkencore u konfirmua që ushqimi i ushqyerjes me Herbalife është një dietë optimale në luftën kundër mbipeshes. Ndërmarrja kryesore në botë e ushqimit, Herbalife Nutrition, vitin e ardhshëm feston 40 vjet të ekzistencës në treg. Në prag të jubileut të madh dje në Shkup në hotelin “Marriot” u organizua një veprimtari solemne edukative që fliste për stilin e jetës së shëndetshme dhe iniciativën globale dhe fushatën “Nutrition for Zero Hungar”. Drejtori i Herbalife Nutrition dhe përgjegjësi për rajonin e Evropës Juglindore, Goran Nikoliç, foli…

Lexo më Shumë

Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në Almakos, e ftuar është Visara Riza. Me drejtoreshën e Agjencionit të barnave dhe pajisjeve mjekësore, njëherit anëtare kryesie e “Alternativa”, Visara Riza, do të flasim për veprimtarinë e këtij institucioni në sigurimin e barnave, por edhe për sfidat të cilat e presin në të ardhmen. ◾ Sa është e vështirë si grua te jesh ne pozitë vendimmarrëse? ◾ Cilat kane qenë sfidat e para me të cilat është ballafaquar? ◾ Është raportuar se janë terhequr barëra nga tregu dhe jane zëvendesuar me të tjera. Sa është i informuar publiku dhe mjekët me…

Lexo më Shumë

I ftuar në Syri TV, analisti dhe publicisti nga Shkupi Kim Mehmeti ka komentuar aktualitetin në Shqipëri, por edhe në rajon. Sa i përket projektit të Mini-Schengenit Ballkanik, Mehmeti e quajti një akt anti-shqiptar, që faktorizon Serbinë në rajon. “Ti nuk mund ta ndërtosh miqësinë me ata që kanë dalë nga kapota e Millosheviçit, e që nuk kërkojnë falje. Nuk mund të bësh miqësi me dikë që edhe Srebrenicën, që e njeh gjithë bota si gjenocid, ata nmuk e quajnë të tillë. E ti me ata, ulesh, e ndërton Ballkanin pa kufi. Me atë që punojnë natë e ditë kundër…

Lexo më Shumë

Ismail BARDHI ….ne shqiptaret, si duket, akoma nuk e kemi kuptuar të “nesërmen”, jo sepse nuk “e kemi”, por për arsye se ajo “shpesh përsëritet”. Dhe, kjo përsëritje është bërë shumë e “lezetshme”, madje është bërë metodë e të jetuarit, qoftë në jetën tonë të përditshme ose edhe në politikë, ashtu që pa të edhe nuk kemi mundesi te jetojmë… Kjo, madje, është shndërruar në një “filosofi”, sidomos kur e kemi parasysh se ne kemi vetëm filozofë pa filozofi. Atëherë çdo gjë është “tamam”! E të mos flas për metafizikën, e cila është e “burgosur”. Pastaj neve as që na…

Lexo më Shumë

Nesër në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti, i cili transmetohet çdo të hënë nga ora 19:00 në Almakos, e ftuar është Visara Riza. Me drejtoreshën e Agjencionit të barnave dhe pajisjeve mjekësore, njëherit anëtare kryesie e “Alternativa”, Visara Riza, do të flasim për veprimtarinë e këtij institucioni në sigurimin e barnave, por edhe për sfidat të cilat e presin në të ardhmen. Për këto dhe shumë të tjera flet nesër për emisionin “Target” në #Almakos prej orës 19:00, Visara Riza.

Lexo më Shumë