“Sa i përket video materialit të publikuar në rrjetet sociale për rastin ‘reket’ qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët është si në vijim: Kërkojmë që sa më shpejtë të ndërmerren të gjitha masat ligjore që të zbardhet i gjithë procesi si dhe të zgjerohet hetimi. Njëkohësisht kërkojmë që të hapen hetime për të gjithë lëndët të cilat janë në procedurë parahetimore siç është lënda ‘Pacienti’ dhe të tjerat. Rasti ‘Reket’ është fakt i mjaftueshëm se të gjitha ato raste janë të dështuara për shkak të ‘reketit’ kurse video materiali i cili u publikua sot e vërteton të njëjtën. Aleanca për Shqiptarët…
Author: IM
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë është pritur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Në këtë takim vëllazëror është biseduar për gjendjen e gjithmbarshme të shqiptarëve në rajon, me theks të veçantë për mundësitë e bashkëpunimit ndërshqiptar, me ç’rast Gashi ka theksuar se nga e djathta shqiptare pret më shumë angazhim në unifikimin dhe fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon. Nga ana tjetër, nikoqiri i takimit, Lulzim Basha, e ka falënderuar Gashin për vizitën dhe ka shprehur gatishmëri që të ndihmojë në ngjeshjen dhe koordinimin e interesave shqiptare në rajon. Bashkë me kryetarin…
Pas shpalljes së vendimit të gjykatës Administrative në favor të komunës së Gostivarit, lidhur me marrjen e kompetencave në arsim nga ana e Ministrisë së Arsimit, ka reaguar Ministri i Arsimit, Arbër Ademi në llogarinë e tij në facebook. Veprimet e paligjshme dhe shkarkimet e paligjshme të drejtorëve të shkollave nga Kryetari i Komunës së Gostivarit të konstatuara nga Inspektorati i Arsimit dhe Komisioni i shkallës së dytë nuk mund të mbulohen. Aktgjykimi i Gjykatës Administrative në asnjë moment nuk thotë se Kryetari i Komunës së Gostivarit ka vepruar në mënyrë të ligjshme. Gjykata ka aprovuar padinë për arsye se,…
Shkupjanja Gordana Pirkovska Zmijanac ka përfituar padi penale për shkak se ka fshirë mesazhe me gjuhë të urrejtjes ndërsa në vend të tyre ka shkruar fjalë për dashurinë dhe paqen. Ajo në një reagim të saj në facebook thotë se ka kërkuar ndihmë nga stacioni policor në Gjorce Petrov e në vend që të përkrahin ato e gjykojnë. Në dokumentin që e ka pranuar theksohet për shkelje të rregullores që rregullon sjelljen në dhe shfrytëzimin e ndërtesave publike dhe objekteve tjera e sipas ligjit dënimi është nga 100 deri në 400 euro. Mesazhi ‘Vdekje për shqiptarët’, Pirkovska e ka ndryshuar…
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të thata me intensitet të rritur jashtë mjediseve urbane. Në vendkalimin kufitar Tabanoc, Bogorodicë dhe Dojran pasdite vërehet rritje e frekuencës së automjeteve, ndërsa koha e pritjes për dalje nga shteti është prej 15 deri në 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për…
Të mos hidhen cigare, mbeturina të qelqit dhe shishe të qelqit, të mos ndizet zjarr dhe zgarë në ambient të hapur dhe në pyll, të mos lihen fëmijët të luajnë me shkrepëse dhe flakë, të mos digjet mbeturinë dhe material tjetër djegëse, as kashtë dhe nëse vërehet zjarr menjëherë të njoftohet Njësia territoriale kundër zjarreve në telefonin falas 193. Këto janë rekomandimet nga Drejtoria për mbrojtje dhe siguri (DMS) në harmonizim me me paralajmërimet nga DPHM për valën e ngrohtë që pritet ta përfshijë vendin në ditët në vijim, veçanërisht nga e enjtja deri në mes të javës së ardhshme,…
Ish ushtari i UÇK-së Zejni Demiri ka një kërkesë për kryetarin e partisë BDI Ali Ahmeti ku i kërkon një duel ku e fton të përballen mediatikisht. Demiri shkruan: Unë ZEJNI DEMIRI ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare i kerkoj ballafaqim të hapur dhe Duel ish përfaqësuesit të ish UÇK-së z.ALI AHMETI! Pas kërkesës për Duel me vëllain tonë El Chekaa që nuk e pranove urdheroni një Duel me mua sepse ua ke borxh gjithë shqiptarëve ta degjojnë zërin tënd… Të degjojnë përrallat e tua sesi ti e prishe ish Jugosllavinë dhe të degjojnë se ku ti lu*ftove. Me cilin…
Me ftesë nga Kryetari i Asociacionit të Komunave Turke të Qipros së Veriut, njëkohësisht edhe Kryetar i Komunës së Güzelyrt, z. Mahmut Özçınar, vizitova dy komuna në Qipro si dhe u njoftova me punën e Asociacionit si dhe me funksionimin e pushteteve lokale. Republika Turke e Qipros së Veriut, me të gjitha atributet e një shteti, e njohur si shtet vetëm nga Turqia, ka krijuar si në nivel qendror po ashtu edhe në nivel lokal të gjitha mekanizmat institucionale për funksionim normal bile edhe për zhvillim dhe avancim konstant. Takim i parë ishte me Kryetarin e Komunës së Gönyeli, z.…
Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Prof. Dr. Mustafa Shentop, në një atmosferë vëllazërore e priti në vizitë zyrtare, në Pallatin Bejlerbej, kryetarin e Alternativës, Afrim Gashin. Me këtë rast kryetari Gashi e falënderoi Kryeparlamentarin turk për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO si dhe për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit turk. Kryeparlamentari Mustafa Shentop, i cili me origjinë është nga Maqedonia e Veriut, i garantoi kryetarit Gashi se mbështetja e Republikës së Turqisë ndaj Maqedonisë së Veriut nuk do të mungojë as në të ardhmen dhe se Turqia vazhdimisht do të qëndrojë pranë…
Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, e takoi Zëdhënësin e Presidencës së Republikës së Turqisë, ambasadorin Ibrahim Kallën, i cili është edhe Kryekëshilltar dhe Zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë dhe Politikës së Jashtme. Në këtë takim Gashi e falënderoi z. Kallën për mbështetjen që Turqia ia ka dhënë Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në NATO, ndërsa u bisedua edhe për mundësitë e tjera të bashkëpunimit mes dy vendeve. Kryetari Gashi e falënderoi z. Kallën edhe për kujdesin që ka shteti turk për gjithë shqiptarët në rajon, e veçmas për ata në Maqedoninë e Veriut. Ibrahim Kallën, nga ana…
Ministri për diasporë, Edmond Ademi sot ka promovuar fushatën “TVSH-ja ime”, në Tineks- Godel, Skopje. Ministri Ademi vlerëson se kthimi i 15% nga pagesa e TVSH-së është masë frytdhënëse për të gjithë qytetarët të cilët blejnë çdo ditë. Sipas ministrit interesimi i madh i qytetarëve për projektin “TVSH-ja ime” kontribuojnë në uljen e ekonomisë gri. “Më gëzon fakti që çdo ditë shoh se numër i madh i qytetarëve kyçen në projekt, respektivisht i skanojnë faturat e veta fiskale. Numri prej 6 milion e gjysmë faturave të skanuara flet për suksesin e “TVSH-ja ime. Shfrytëzoj rastin të theksoj se këtë masë…
Profesori Iljaz Iljazi në Universitetin e Evropës Juglindore, ka njoftuar se sot pasdite është sulmuar fizikisht nga funksionari i BDI-së në Ohër, Nefi Huseini. Iljazi ka njoftuar se Iseini e ka sulmuar për shkak se si kryetar i hyrjes së ndërtesës ka reaguar që Huseini ua ka marë ujin. Iljazi rastin e ka paraqitur në polici, kurse ka kërkuar takim edhe me kryetarin e Ohrit, por nuk është pranuar, me arsyetim se sot kanë punuar me orar të shkurtuar./lAjmpress

