Author: Emad

Është për analizë të thellë fenomeni i mbështetjes dhe animi gati në mënyrë absolute i shqiptarëve nën Maqedoni për Lëvizjen Vëtëvendosje si subjekt politik në Kosovë. Pse mendojnë ashtu, pse ky anim dhe kjo mbështetje?! Po të njejtit shqiptarë (me shumicë) kur është çështja të Vetë Vendosin për veten e tyre, për to vendos tjetërkush! Për to vendos kojshiu, sepse ai (kojshiu) e ka vajzën të diplomuar dhe ajo gjendet e para në listën për punësim tek filan dega e BDI-së; vendos kryeplaku i fshatit, post që i ka dhuruar shteti që nga koha e komunizmit dhe vazhdon ta mbajë…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA ka reaguar kundër deklaratave të kryeministrit maqedon, Zoran Zaev, që ditë më parë tha se nuk do të votoj që Kosova të pranohet në UNESCO. “Po dëshmohet dhe po rikonfirmohet deklarata e pasa disa ditëve e kryeministrit për një media serbe ku ai shprehet se me serbët janë vëllezër dhe kishat në Kosovë janë zemra e Serbisë”, thonë nga ky subjekt. Lëvizja Besa konsiston në qëndrimin se Maqedonia duhet të kultivojë marrëdhënie shumë të mira me Shqipërinë dhe Kosovën dhe çdo deklaratë që është në kundërshtim me këtë qëndrim, mendojmë se është e dëmshme për Maqedoninë”, thotë Shefi…

Lexo më Shumë

Rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare ishin një “shpresë” e re se në Maqedoni do të ketë ndryshime, do të ketë një politikbërje “NDRYSHE” dhe se ky shtet do të reformohet. Pas largimit të Vmro-së nga pozita në opozitë, shpresat u rritën edhe më shumë për një qeveri reformatore e cila do të sjellë shumë ndryshime. Këto ndryshime i pritshin me padurim të gjithë qytetarët të cilët shpresonin se në këtë shtet do të mbizotrojë drejtësia, dhe ky shtet do të jetë i barabartë për të gjithë ne. Nëpër tubime në fushatën parazgjedore dëgjonim shumë premtime si: 1)Zyrtarizimi i gjuhës…

Lexo më Shumë

Shkruan: Kim Mehmeti Pas votimit të qeverisë së re të drejtuar nga LSDM’ja , Maqedonia u shkëput nga gjysma maqedonase e regjimit të deridjeshëm antishqiptarë DPMNE-BDI. Por siç duket, jo edhe nga rrugaçëria dhe banditizmi partiak shqiptar, që deri dje, i shkërbeu si mbulesë antishqiptarisë së qarqeve policore e politike të VMRO-DPMNE’së. Andaj duket se edhe drejtuesit e sotëm të Maqedonisë, duan të sundojnë sipas mendësisë se shqiptari i korruptuar është i mirë për pushtetin, ndërkaq shqiptari i nënshtruar i dobishëm për shtetin. Edhe atë vetëm pse shqiptarin e korruptuar e kontrollon sunduesi maqedonas, ndërkaq shqiptarin e nënshtruar, e ndrydhë…

Lexo më Shumë

Shumë shpifje dhe akuza janë thënë dhe janë shkruar ditët e fundit lidhur me vendimin e Lëvizjes BESA për të mos votuar qeverinë. Asnjëra prej këtyre shpifjeve dhe akuzave të rrejshme nuk na ka prekur personalisht, sepse ndërgjegja jonë është e pastër. Por jemi të prekur shumë nga tentimet e ulëta për të manipuluar opinionin shqiptar, si nga mediumet poashtu edhe nga disa politikanë. Jemi të prekur që ende ka mediume dhe politikanë që opinionin shqiptar e shikojnë nga prizmi i armiqve tanë sllavë, që neve shqiptarëve na konsiderojnë naivë dhe lehtë të manipulueshëm. Ju garantoj se kanë gabim, e…

Lexo më Shumë

Ne nuk kemi për të qenë në gjendje të vendosim rend politik dhe barazi ekonomike nëse nuk i vendosim së pari brenda shpirtrave tanë parimet e harmonisë, paqes dhe bukurisë. Presidenti Rexhep Tajjip Erdogan udhëtoi në pesë javët e fundit në pesë vende të spikatura, duke vizituar Indinë, Rusinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara, e duke marrë pjesë në takimin e NATO-s në Belgjikë. Diskutimet ishin sa rreth çështjeve dypalëshe dhe rajonale, aq edhe rreth gjetjes së rrugëve për të sjellë një shkallë rendi, paqeje e stabiliteti në sistemin e tanishëm ndërkombëtar, ngarkuar me kaos dhe çrregullim. Nga Ankaraja, Nju-Delhi,…

Lexo më Shumë

Çfarë nuk na tha e çka nuk na quajti Arben Taravari neve që thoshim: o zotëri Taravari, nuk është asgjë jonjerëzore dhe e turpshme të kesh ambicie, madje edhe të papërmbajtura, si për shembull të bëhesh deputet apo ministër, por është shumë e shëmtuar dhe jonjerëzore të shkelësh mbi çdo parim e të mbulohesh me patriotizëm e misionarizëm të rrejshëm për bashkim të partive shqiptare, vetëm e vetëm që të arrish deri tek statusi të jesh një nga shumë të punësuarit në Qeverinë e Zaevit. Por sidoqoftë, shqiptarët e Maqedonisë sot kanë pse t’i gëzohen formimit të qeverisë “reformatore”: në…

Lexo më Shumë

Njëzet ditë me radhë, BDI-ja bëri negociata me VMR-DPMNE-në dhe thonë se arrti marrëveshje për koalicionim qeveritar, të cilën ua prishi dikush “nga lartë”, por shumë veta e harruan këtë dhe tani thonë se Lëvizja BESA punuaka në favor të partisë së Nikolla Gruevskit?! Më shumë se një dekadë me radhë, BDI-ja i shërbeu VMRO-DPMNE-së, por siç duket, nuk janë të paktë ata që e harruam: “Sopotin”, ‘Monstrën’, rastin e Kumanovës, projektin “Shkupi 2014″… dhe tani sa nuk janë duke e shpallur Lëvizjen BESA aleate më të madhe të partisë së ‘sashove’?! Shumë biseda të përgjuara telefonike treguan se cili…

Lexo më Shumë

“Ali Ahmetin me ekipin e tij per njerezve partiakë te kriminalizuar dhe korruptuar qe i ka pranë, me perpara na integron ne Kollumbi ose ne SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES LATINE, se sa ne NATO dhe BE! U mbyt i shkreti duke ne integruar ne ‘strukturat euroatlantike tani 15 vite me raddhe… Hamdi Bajram ka shume me teper potence politike per te na cuar ne NATO-BE, se sa Ali Ahmeti, te cilin s’e ben hesap per pesë pare, madje-madje as zonja Muratovska e Shoqates se Kamionxhinjeve! PS. PRIT EDHE PAK ALI AHMETI SE HALA SHUME ‘BOMBA’ NUK KANE DAL. SAPO…

Lexo më Shumë

Në kuadër të aktiviteteve të saja Shoqata Edukative “Parimi Kulturor” tre vite rradhazi mban kurse falas për gjuhë angleze dhe gjuhë maqedonase. Ligjeruese të këtyre kurseve janë sutudente te cilat studiojnë në fakultetet përkatëse. Për kursin e gjuhës angleze niveli i parë kujdeset studentja Arlinda Ajdini, ndërsa për kursin e gjuhës maqedonase Floriana Çilafi. Duke parë interesimin e madh të nxënesve dhe studenteve per mësimin e gjuhes angleze këtë vit startuam edhe me nivelin e dytë të këtij kursi, për te cilin kompetente është studentja Zinur Emini. Pak kohë më parë u bë edhe shpërndarja e certifikatave per ndjekeset e…

Lexo më Shumë

“Binomi VMRO-BDI ishte pengesa më e madhe për Ridefinimin. Tani që ky binom është shkatërruar, nuk ka kush mund ta ndalë RIDEFINIMIN e Maqedonisë” Aktivistët dhe disa media të afërta me BDI-në e kanë kuptuar se partisë së tyre i ka humbur “pini” që aq shumë e proklamonin, prandaj shpresat kryesore i kanë te RIDEFINIMI i Lëvizjes BESA. Çka do të bëhet me Ridefinimin? Është preokupimi kryesor që e parashtrojnë edhe aktivistë, edhe mediat e afërta me BDI-në, por edhe vetë funksionarët e BDI-së. Ata nuk parashtrojnë fare pyetjen se çka do të bëhet me premtimet e BDI-së të dhëna…

Lexo më Shumë

Kur i ndoqa zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në Maqedoni, vërejta atmosferën e ngjashme parazgjedhore me këto të tanishmet në Kosovë. Ali Ahmeti deklaronte se duhej mos të përçahej vota shqiptare, se vetëm kështu shqiptarët ishin më të fortë. Pra, ai si shumë diktatorë të tjerë, donte që politikën ta paraqiste “bardh e zi”, mos të dobësohej dhe të vazhdonte me komoditet t’i shërbejë politikave antishqiptare të Gruevskit, ndërkohë që grupet kriminale perfitonin e ushqeheshin në kurriz të fatkeqësisë së popullit. Me përgjysmimin e BDI-së doli të jetë e kundërta: shqiptarët e rritën kërkesën e tyre, fuqizuan partitë e reja…

Lexo më Shumë