Author: IM

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në facebook kërkon shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. “Sot do të kërkoj mbledhjen e liderëve në takim te Presidenti Stevo Pendarovski me një pikë të rendit të ditës, bisedime për shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Është e nevojshme të sillemi me përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe shtetit. Nuk ka asnjë arsye të logjikshme, njerëzore, racionale dhe pragramtike që ata të mos shtyhen sepse për mua, dhe besoj edhe për të tjerët, lufta për pushtet me çmimin e jetës së qytetarëve është e papranueshme.” – shkruan Mickoski në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ekskluzivisht për emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në #Almakos, ka folur për sjelljen e ish – kryeministrit Zoran Zaev ndaj tij, natën e errët të 27 Prillit në Kuvend, pse i ikë debatit kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me të, si e sheh fushatën e BDI-së, por edhe cili është programi i ASH-AAA. ◾ A është bër “pishman” Ziadin Sela që i bëri qeverinë Zoran Zaevit? ◾ Kriminelët e 27 Prillit u amnestuan, po me shqiptarët e pafajshëm që ndodhen burgjeve çka ndodh? ◾ A ka Ziadin Sela informacione konkrete se Ali Ahmeti…

Lexo më Shumë

Nuk ka raste të reja me koronvirus në vend, 7 testet rezultatet e të cilave priteshin sot janë konfirmuar negative nga laboratori i Virusologjisë dhe diagnostikës molekulare. Ndryshe bëhej fjalë për pacientë nga Shtipi, Kumanova, Tetova, Kërçova dhe Ohri të cilët para disa ditësh ishin kthyer nga Zvicra, Austria dhe Gjermania. Në mesin e shtatë personave që testoheshin ishin edhe dy gra shtatzëna nga Dibra.

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka informuar për gjendjen e pacientëve, të gjithë 13 që janë në Qendrën Klinike në gjendje stabile. Pacientja e parë është shëruar plotësisht. Njëra paciente nga Dibra, është në gjendje të përmirësuar pas kyçjes në aparate për frymëmarrje. “Të gjithë pacientë tjerë janë me fotografi të lehtë, përfshirë edhe pacientin 15 vjeçar. Ka shtatë materiale të reja që punohen. Bëhet fjalë për pacientë nga Shtipi, Kumanova, Tetova, Kërçovë dhe Ohri. Një pjesë prej tyre kanë qenë në Zvicër, Austri dhe Gjermani. Pas disa ditëve kanë temperaturë të lartë, janë në repartet për izolim dhe gjatë…

Lexo më Shumë

Me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, do të flasim për të kaluarën e tij politike, peripecit, por edhe për sfidat që e presin. Për këto dhe shumë të tjera flet sot në ora 19:00, ekskluzivisht për “Target” në #Almakos, Ziadin Sela. P. S: Për shkak të situatës së krijuar me korona virusin dhe zgjedhjeve parlamentare, emisioni jo çdoherë do të transmetohet në ditën dhe kohën e paracaktuar.

Lexo më Shumë

Qytetarë të nderuar, të dashur vëllezër dhe motra, aktivistë dhe anëtarë të Aleancës për Shqiptarët, anëtarë të shtabeve zgjedhore të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Organizimet politike kanë plot qëllime në vetvete e që zakonisht kanë të bëjnë me rritjen e standardit jetësor, demokracinë, zhvillimin ekonomik, barazinë sociale, arsimimin, kulturën, sigurinë e kështu me radhë! E ç’kuptim do të kishte siguria dhe jeta pa shëndetin? E ç’kuptim do të kishin organizimiet politike kur rrezikojnë jetën e qytetarit? Ç’kuptim ka politikani, partia politike dhe politika, fushata elektorale dhe takimet kur mund të shndërrohet në mjet shtesë që rrezikon shëndetin dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, ka demantuar informacionet që u plasuan në disa media se në spitalin e Dibrës nuk ka epidemiolog. Sipas tij, krahas epdemilogut, në këtë spital ka edhe dy infektolog nga Shkupi, të cilët kanë shkuar në mbështjetje të autoriteteve lokal dhe punonjësve shëndetësor. Sipas Filipçes, momentalisht nuk ka deficit të personelit në këtë spital, ndërs apelon që mos të përhapen dezinformata në opinion dhe të infromohen nga institucionet relevante në shtet.

Lexo më Shumë