Author: IM

Një spital i madh në qytetin jugor izraelit të Be’er-Sheva u dëmtua në sulmet ajrore iraniane, tha zëdhënësja e tij. “Aktualisht po vlerësojmë dëmet, përfshirë lëndimet”, tha zëdhënësja e Qendrës Mjekësore Soroka, duke vënë në dukje se kishte “dëme të gjera në zona të ndryshme”. “Ju kërkojmë të mos vini në spital tani”, tha zëdhënësja. Sharren Haskel, zëvendësministrja e punëve të jashtme e Izraelit, e quajti sulmin një sulm “të qëllimshëm” kundër një “objektivi civil”, në një postim për X. “Kjo është qendra kryesore mjekësore për të gjithë rajonin Negev të Izraelit”, tha Haskel. “Bota duhet të flasë hapur”. Sipas…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka pyetur këshilltarët e tij ushtarakë nëse plani i shpërthimit të bombës “bunker buster” mund të shkatërrojë objektin bërthamor “Fordo” të Iranit, transmeton Anadolu. Sipas portalit “Axios”, zyrtarë të paidentifikuar amerikanë thanë se këshilltarët ushtarakë të Trumpit dhe Washingtoni po shqyrtojnë përfshirjen e mundshme në sulmet ndaj Iranit. “Nëse SHBA-ja i bashkohet Izraelit në sulmet e tij dhe hedhin bomba kundër bunkerëve, a do të mjaftonte kjo për të shkatërruar uzinën bërthamore në ‘Fordo’?”, pyetën zyrtarët dhe se kjo pyetje është në mendjen e Trumpit. Nga zyrtarët Pentagonit u tha se këto bomba do…

Lexo më Shumë

Palestinezët në Gaza, ku infrastruktura është dëmtuar rëndë si pasojë e sulmeve izraelite, kanë vështirësi në qasjen në ujë të pijshëm të pastër, raporton Anadolu. Një pjesë e madhe e popullsisë po përjeton mungesa serioze të ujit për shkak të puseve dhe rezervuarëve të shkatërruar të ujit. Një kamion me ndihma mbërriti në kamp dhe shpërndau ujë për palestinezët e zhvendosur. Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka vazhduar ofensivën brutale kundër Rripit të Gazës që nga tetori 2023, duke vrarë mbi 55.400 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste…

Lexo më Shumë

Një spital në jug të Izraelit ka pësuar goditje direkte nga një raketë iraniane të enjten, teksa zyrtarët raportuan për “dëme të mëdha” në këtë spital. Qendra Shëndetësore Soroka është spitali kryesor në jug të Izraelit. Një zëdhënës i këtij spitali tha se ndërtesa ka pësuar “dëme të mëdha” në disa zona dhe ka persona të plagosur nga ky sulm. Autoritetet në këtë qendër shëndetësore u kanë kërkuar qytetarëve që të mos kërkojnë trajtim mjekësor në këtë institucion. Spitali i goditur ka mbi 1.000 shtretër dhe ofron shërbim për pothuajse 1 milion banorë në jug të Izraelit, sipas uebfaqes së…

Lexo më Shumë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, gjeneral major Abdolrahim Mousavi tha se ata do të vazhdojnë të sulmojnë objektivat izraelite pa u ndalur, transmeton Anadolu. Sipas televizionit shtetëror iranian, Mousavi vizitoi një bazë raketash që i përket Forcave Ajrore-Hapësinore të Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit. “Do të vazhdojmë pa u ndalur sulmet tona ndaj çdo objektivi që i përket regjimit pushtues sionist. Ne nuk shohim asnjë kufizim përpara nesh”, tha Mousavi. – Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në…

Lexo më Shumë

Irani ka thënë se ka qëlluar raketa balistike me rreze të mesme veprimi me lëndë djegëse të ngurtë Sejjil-2 drejt Izraelit. Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në një deklaratë të sotme. “Vala e dymbëdhjetë e Premtimit të Vërtetë3 ka filluar me lëshimin e raketave super të rënda dhe me rreze të gjatë veprimi, Sejjil-2”, thuhet në deklaratë, shkruan A2 CNN. CNN nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë pretendim, ndërkohë që në orët në vijim priten të tjera detaje mbi këto sulme. Kujtojmë se retorika e Presidentit…

Lexo më Shumë

Në një reagim publik të ngarkuar me shqetësim dhe ndershmëri intelektuale, Aleksandër Çipa – Kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Shqipërisë dhe një prej figurave më të respektuara të medias shqiptare – ka ngritur një thirrje të fortë në rrjetin social Facebook, duke kërkuar reflektim të menjëhershëm nga politika në Tiranë dhe Prishtinë për zhvillimet më të fundit në rajon dhe për pasojat që sjell ngërçi institucional në Kosovë. Çipa thekson se pohimet e fundit të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç mbi një ndryshim të mundshëm të qasjes së SHBA-së ndaj Serbisë nuk duhen nënvlerësuar. Sipas tij, entuziazmi që reflektohet në…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Arben Taravari, ka ngritur alarmin për një skandal me përmasa kriminale që po zhvillohet në hapësirat e ish-Monopolit në Tetovë, duke e cilësuar këtë ngjarje si një ndër shkeljet më të rënda ndaj pronës publike dhe kujtesës historike të shqiptarëve. Gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot para objektit të ish-Monopolit, përfaqësuesit e partisë theksuan rëndësinë historike të kësaj ndërtese, ku në nëntor të vitit 1944 mbi 10.000 shqiptarë u grumbulluan dhe qindra u masakruan. Po aty nisi edhe rrugëtimi i Universitetit të Tetovës, si një simbol i arsimit të lartë shqip. Sipas…

Lexo më Shumë

Për shumë vjet, “Kupola e Hekurt” ka mbrojtur Izraelin nga sulmet e raketave prej Hamasit dhe Hezbollahut. Dy eksperte kanë shpjeguar se si tani raketat e Iranit kanë depërtuar në mbrojtjen ajrore të Izraelit… Konflikti i Izraelit dhe Iranit ka hyrë në ditën e gjashtë të mërkurën dhe shtetet po vazhdojnë të këmbejnë sulme të ashpra ajrore. Konflikti nisi kur Izraeli sulmoi zonat bërthamore në Iran. Izraeli ka thënë se Irani në mënyrë të fshehtë po zhvillon armë bërthamore, ndërsa Teherani zyrtar vazhdimisht e ka mohuar. Qindra persona dyshohet të kenë vdekur nga sulmet. “Iron Dome” apo “Kupola e Hekurt”…

Lexo më Shumë

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të përmbahen nga çdo formë ndihme ushtarake direkte për Izraelin – madje edhe nga deklaratat spekulative në këtë drejtim. Deklarata u bë nga zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Ryabkov, për agjencinë ruse Interfax. “Shtetet e Bashkuara janë vazhdimisht në epiqendër të të gjitha proceseve. Të thuash se nuk janë përfshirë më herët dhe do të përfshihen tani – mendoj se kjo do të ishte e pasaktë”, deklaroi ai. Ai paralajmëroi ashpër kundër çdo ideje për përfshirje direkte ushtarake amerikane. “Është tjetër gjë çfarë ata konsiderojnë për sa i përket ndihmës…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mirëpriti sot në Tiranë kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Një vëmendje të veçantë në këtë samit Presidenti i Republikës i kushtoi tensioneve në Lindjen e Mesme, duke përcjellë mesazhin për gjetjen e rrugëve drejt paqes përmes angazhimit të palëve në përpjekje diplomatike. Konflikti i fundit mes Izraelit dhe Iranit përbën shqetësim dhe rrezik serioz me pasoja globale dhe Kreu i Shtetit deklaroi qëndrimin e vendit tona për zgjidhjen e kësaj situate. Në fjalën e tij, Presidenti i bëri thirrje Iranit që të ndalë programet bërthamore e balistike,…

Lexo më Shumë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, duke folur për konfliktin në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Iranit, shprehu mbështetjen për të drejtën e Iranit për vetëmbrojtje kundër Izraelit. “Është krejtësisht e drejtë e natyrshme, legjitime dhe e ligjshme që Irani të mbrojë veten nga banditizmi dhe terrorizmi shtetëror i Izraelit”, tha presidenti turk gjatë Takimit të Grupit Parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara. Komentet e tij erdhën në mes të sulmeve në rritje izraelite që synojnë Iranin dhe aleatët e tij në rajon. Duke theksuar seriozitetin e konfliktit, Erdoğan dënoi udhëheqjen e Izraelit. “(Kryeministri…

Lexo më Shumë