Author: IM

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, kanë njoftuar opinionin në lidhje me masat e fundit të ndërmarra për menaxhimin e situatës me koronavirus. “Deri më tani, në IKSHPK, janë testuar mbi 320 mostra të dyshuara me COVID-19, dhe 20 prej tyre janë konfirmuar. Në stokun e mikrobiologjisë molekulare janë edhe rreth 1,000 teste dhe pardje janë porositur edhe 7,000 tjera që vijnë në fillim të javës që vjen. Por ndërkohë është përgatitur kërkesa për porositjen edhe të testeve shtesë. Kemi siguruar edhe një aparat tjetër për realizimin e testeve në kohë reale, që vjen…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, i cili është duke e drejtuar Shtabin operativ zgjedhor, në takimin e sotëm të rregullt me gazetarët, i bëri apel pushtetit qendror të sigurojë mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor në qytet. “Dje janë testuar 19 persona prej të cilëve tre janë pozitiv ndaj koronavirusit. Kam informacione se të tre janë punonjës shëndetësorë. Prandaj vlerësojmë se punonjësit shëndetësorë nuk janë të mbrojtur siç duhet. Kërkojmë që pushteti qendror të jetë më ekspeditiv për kërkesat tona, pasi mjetet aktuale janë të improvizuara dhe jo mjete adekuate”, tha Duka. Paraprakisht koronavirusi u konfirmua tek dy mjekë…

Lexo më Shumë

Mersel Bilalli S’ka ditë që nuk më bie të lexoj lloj-lloj teori të konspiracionit lidhur me pandeminë aktuale, e që më së shumti kanë të bëjnë me “komplotin botëror” financiar. Pa dashtë që t’i komentoj këto teori, pasi janë larg domenit tim, është fakt se ndër shekuj kur objektivisht as që kanë ekzistuar financat rajonale e globale, pandemitë kanë kositur popullata të tëra. Familjet e sotme magnate finaciare botërore as që kanë ekzistuar atëherë. Si pandemi më e vjetër njihet ajo e Peloponezit e shekullit 5- p.e.r, e cila pat zhdukur afro 70 për qind të popullatave, madje edhe mbretin…

Lexo më Shumë

Kryesia e LDK-së ka marrë vendimin për të dalë nga qeveria pasi që kryeministri Kurti shkarkoi sot ministrin e Punëve të Brendshme, nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu. Ata kanë inicuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. Lajmin e bëri të ditur Isa Mustafa, pas këtij takimi, shkruan Insajderi. “Nuk shohin arsye, as mundësi të jemi pjesë e kësaj qeverie”, tha Mustafa. Me këtë veprim të LDK-së, Qeveria Kurti pati pushtet vetëm 47 ditë, duke u bërë qeveria më jetë shkurtër në Kosovë. Kurti tha se e shkarkoi Agim Veliun për shkak të një deklarate të dhënë dje lidhur me shpalljen…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka vendosur që të shpall gjendje të jashtëzakonshme, shkruan A1on. Sipas informacioneve sot në orën dy pasdite, Pendarovski do t’i drejtohet qytetarëve për situatën në Maqedoninë e Veriut dhe vendimin që do të merr. Gjendja e jashtëzakonshme është pasojë e koronavirusit dhe rritjes së numrit të personave të sëmurë, Sipas Kushtetutës, kjo gjendje mund të zgjat 30 ditë. Neni 125 i Kushtetutës gjendje e jashtëzakonshme mund të shpallet në rast të epidemive dhe fatkeqësive natyrore.

Lexo më Shumë

(Shënime për romanin “Verbëria” të nobelistit Jose Saramango) Agim Baçi Jo shpesh ndodh që të marrësh një libër e ta lexosh në një këndvështrim krejt tjetër nga hera e parë. Fabula e romanit “Verbëria” e Jose Saramangos, më shumë dukej një distopi, më kish ardhur si një metaforë për t’u kërkuar njerëzve që të shihnin gjërat rreth tyre, e sidomos njerëzit me të cilin lidhnin përditshmërinë e tyre, përpara se t’i humbnin ata. Vetë shkrimtari portugez, në ceremoninë e marrjes së çmimit Nobel, në vitin 1998, shprehej se “shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”. Për këdo që nuk…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Të dhënat tregojnë se kjo pandemi nuk i rrezikon fëmijët ( ku bëjnë pjesë edhe nipat e mbesat e mia) dhe të rinjtë (ku bien edhe fëmijët e mi). Kjo më mjafton që të mos kem ndonjë arsye madhore pse t’i frikohem këtij virusi. Si më frikacaku i kësaj bote, me këtë nuk dua të them se ne të moshuarit nuk duhet të kujdesemi për vetveten, por se nuk na ka hije të vajtojmë e t’i shkulim flokët nga frika, thuajse dikush përnjëherë dhe papritur, na e ka sjellë lajmin për diçka që nuk e kemi ditur: se…

Lexo më Shumë

“NATO përfundimisht u bë! Urime të dashur qytetarë. Ky angazhim i joni i gjatë dhe përplotë përpjekje të pandara sot u rrumbullakësua në Spanjë me ratifikimin e fundit të protokolit për anëtarësim. Në asnjë çast nuk u ndamë nga qëllimi ynë dhe asnjëherë nuk u lëkundëm nga ky përcaktim i të gjithë neve. Edhe kur të gjithë dyshuan, edhe kur të gjithë ngrenë dorë nga ky rrugëtim, ne me këmbëngulje vijuam drejtimin euroatlantik të këtij vendi, ia vlejti dhe ia dolëm. Ju faleminderoj shumë për gjithë mbështetjen ndër këto vite, ndoshta ishte proces i ngadaltë, por me guxim dhe përcaktim…

Lexo më Shumë

Shkruan Fisnik Halimi Kosova ndodhet në fazën e identifikimit të të prekurëve me virusin covid-19. Dhe ditët në vazhdim nuk kanë se si të mos rrisin shifrat e të të infektuarëve, prandaj gjasat janë reale që shumë shpejt numrat treshifror me të prekur të bëhen publike. Si ka mundur të reagohet më herët, tash janë tregime të pavlera për arsye se tash vendi ynë ndodhet para një fakti të kryer. Kosova nuk është më në fazën ku parandalimi i smundjes është i mundur, Kosova tash ndodhet në fazën e shërimit nga smundja dhe ndryshe nga herët tjera kur vendi është…

Lexo më Shumë

Para pak çastesh përfundoi takimi i liderëve politik në selinë e Presidentit të Shtetit, ku temë-diskutimi ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për shkak të gjendjes me virusin Covid-19 në shtet. Në mbledhje me konsensus nga gjithë liderët politik u vendos që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të shtyhen, dhe mbetet detyrim i Presidentit të shtetit në konsultim me ekspertë që të vendosin datën dhe mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Lexo më Shumë

Pas Shqipërisë dhe Kosovës, namazi në xhami ndalohet edhe në Turqi. Kjo ka shkaktuar reagime në opinion ndaj BFIM-së. “Vetëm molla Sula këtu s’e ndalon, dhe s’dihet nëse edhe në këtë drejtim punon me direktivat e Musës dhe BDI-së!? Çdo hoxhë që ka dinjitet s’duhet t’i bindet Sulës, këtij matrapazi injorant, por të respektojnë shëndetin e xhematit që i shërben!”, shprehet Arianit Xhaferi. Profesori universitar në Austri, Zekirija Sejdini, shprehet se është për keqardhje të shohësh se si disa „hoxhallarë“ me mendimet e tyre mesjetare dhe pa asnjë njohuri shkencore e interpretojnë situatën e krijuar rreth virusit Corona. “Në këtë…

Lexo më Shumë