Sot në Maqedoninë e Veriut u fal namazi i Fitër Bajramit, duke respektuar rekomandimet dhe udhëzimet e BFI-së dhe qeverisë për respektim të masave për shkak të virusit Covid 19. Në Xhaminë e Haxhi Shefketit namazin e Bajramit e fali hoxha nga Çërkezi i Kumanovës Imer Mustafi i cili gjatë lutjes së hutbes rëndësi të veçant i kushtoj lutjeve dhe respektit për familjen e komandantit legjendar Adem Jashari duke bërë lutje për Komandantin legjendar, Hamz Jasharin, nënën Zahide si dhe gjithë familjen Jashari.
Author: IM
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 37 raste të reja me koronavirus, ndërsa 11 persona janë shëruar, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut. Por sa i përket rasteve aktive, gjithsej 48 raste janë nga Komuna e Sarajit derisa Gazi Baba numëron 39 raste aktive si dhe Çairi numëron gjithsej 38 raste. Ndërkohë kujtojmë që gjatë ditës së sotme janë shëruar 11 pacientë dhe nuk ka pasur asnjë viktimë. Nga 37 rastet e reja të regjistruar sot sipas qyteteve janë: Shkup 12, Kumanovë 8, Shtip 2, Prilep 2, Tetovë 7, Strugë 4…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot deklaroi se Shqipëria më 1 qershor do t’i hap kufinjtë tokësorë për qytetarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. “Ka shumë ide për komplote globale e fantazisë në botën akademike të rrjeteve sociale. Shqipëria ka numrin më të ulët të viktimave në botë për numër popullsie. Cila botë është hapur më shumë se Shqipëria sot në fazën dy? Shkoni në Greqi, Itali dhe do e shihni do lëvizni nga veriu në jug sipas qejfit, apo do të ikni dot në plazh”. Rama tha se me 1 qershor do të hapen kufijtë…
Vendimi për faljen e namazit të Fitër Bajramit nuk është respektuar nga dy imamë të xhamive në Tetovë. Dyert e xhamive të fshatit Poroj dhe Glloxhë këtë mëngjes ishin të mbyllura. Imami i xhamisë së fshatit Poroj Maksut Abazi thotë se këtë vendim e ka marrë për sigurinë e qytetarëve duke e marr parasysh situatën me Covid-19 dhe mendimin e ekspertëve. “Duke parë se çfarë ndodh në Botë, duke parë rrezikun nga ky virus vdekjeprurës dhe duke parë parasysh shtetet si Arabia Saudite që është Meka, qendra ku besimtarët për çdo lutje drejtohen nga ajo pesë herë në ditë është…
Ambasada Shqiptare në Zvicër ka njoftuar qytetarët se transporti tokësor kërkon pëlqimin paraprak të shtetit tranzit. Fjala bie nëse udhëtoni nga Zvicra, duhet të merrni leje nga të gjitha shtetet që duhet kaluar përmes rrugës tokësore. Nisja për në vendlindje mund të bëhet vetëm me pëlqimin e autoriteteve kompetente, ku në bashkëpunim me shtetin dhe ambasadat e huaja sigurojnë kalimin e lirë të personit të caktuar. Sipas kësaj ambasade, kohët e fundit ka pasur raste kur shtetasit shqiptarë janë nisur drejt vendlindjes me makinë dhe janë ndaluar në vende si Italia, Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi, pasi nuk kanë…
Vdes 106-vjeçari Nazim Neziri, i kishte agjëruar mbi 90 Ramazana Ka ndërruar jetë në moshën 106-vjeçare, Nazim Neziri nga Remniku i Vitisë, njofton Plus Tv. Ai ishte njëri ndër personat më të moshuar në Kosovë, derisa lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familja Neziri. Plaku nga Remniku që je;toi më shumë se një shekull, ditëve të fundit nuk kishte qenë në gje;ndje të mirë shëndetësore. Kujtojmë se vitin e kaluar, Plus Televizion me gazetarin, Shyqeri Halabaku, kishin zhvilluar një intervistë në shtëpinë e të ndjerit nga ku Nazimi kishte rrëfyer shumë ngjarje nga jeta e tij. 106-vjeçari në…
INFORMIM Sot në moshën 83 vjeçare ndërroi jetë nëna e Harun Aliut Komandant Kushtrimit Minevere Arif Aliu, Varrimi i të ndjerës bëhet nesër (24.05.2020, e diel) në Hasanbeg. Falja namazit të xhenazes bëhet te varrezat e fshatit në Kamnik edhe atë në ora 09:30 Zoti e mëshiroftë.
All-llahu i shpërbleft fëmijët e lagjës ton që ia dhuruan nje dhurat Hafëzit (Muezinit), tonë të palodhshëm Husamedin Bajrami për ezanet gjat muait të shenjt të Ramazanit, All-llahu ua pranoft gjith Muslimanve agjërimin.
Bastore, kazino dhe kompani të njohura kanë përfituar mijëra euro nga buxheti i shtetit për pagesën e rrogave, në kuadër të masave për mbështetjen e bizneseve në këtë situatë të pandemisë. Kompania e basteve “Sport life” ka marrë mbi 183 mijë euro, Delta Bet mbi 132 mijë euro, kazinotë “Senator” kanë përfituar 131 mijë euro, ndërsa në hotelin dhe kazinon “Princes hotel” në Gjevgjeli kanë shkuar 120 mijë euro, përcjell INA duke u thirrur në informacionet e TV Telma. Nga këto masa ka përfituar edhe spitali “Axhibadem Sistina” e Orce Kamçev, edhe ate 142 mijë euro. Kompania “Brako” nga Velesi,…
Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit, është mbajtur takimi i Komitetit për menaxhimin e emergjencave kundër përhapjes së Covid-19, për të vlerësuar gjendjen e përgjithshme në prag të Fitër Bajramit. Haziri ka hënë se kanë bërë të gjitha përgatitjet, sipas rekomandimeve të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, për hapat dhe masat në përputhje me rekomandimet e institucioneve shëndetësore, njofton Klan Kosova. “E falënderoj KBI-në që këtë muaj ka organizuar aksionin e solidaritetit, duke qenë pranë familjeve në nevojë dhe duke begatuar sofrën e tyre në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit. Unë i uroj të gjithë…
Sonte, në emisionin “10 minuta” në TV 21, i ftuar ka qenë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi. Në pyetjen e gazetarit se nëse nuk ka pajtim për zgjedhje, a do të bojkotoni zgjedhjet l?, lideri i AlternAtivA-s, Afrim Gashi tha: “Jemi marr vesh për vendim konsensual ashtu siç vendosëm dhe për 12 prillin para pandemisë”, shtoi Gashi. Ai tha se qëndrime të skajshme për datën e zgjedhjeve kanë LSDM dhe VMRO.
Koha do të tregojë nëse vendimi i qeverisë për orë policore nga ora 11 ditën e Bajramit deri të martën në mëngjes është zgjidhja më e mirë ose jo. Duhet të jemi të vetdijshëm edhe për rrezikun, por edhe për sjelljen e çuditshme të Komisionit për sëmundje infektive që propozonte orë policore maratonike për festa, e në anën tjetër hapje të kafeneve e restoranteve menjëherë nga dita e martë. Kjo sjellje shkaktoi huti dhe revoltë, si dhe këmbëngulje që namazi i Bajramit me çdo kusht të falet në xhami. Sidoqoftë, ne një grup hoxhallarësh duam ti faleminderojm të gjitha mediumet,…

