Author: Emad

Veprimtari i njohur shqiptar Haxhi Dauti ka folur rreth zhvillimeve të fundit dhe lakimit të emrit të tij me ambasadorin Wiliam Walker. “Të dashur vëllezër të mi të nji gjaku, me shumë keqardhje po e shkruaj këtë shkrim që asnjëherë nuk e kam paramenduar ta shkruaj një shkrim të këtillë, të arsyetojë veteveten ndaj vëllezërve të mi. Nuk do zgjatem por vetëm do t’ju sqarojë vëllezërve të mi , që më mbrojnë dhe ato që me kritikojnë se si arriti situata deri këtu, vizita e ambasadorit Walker në atedheun tonë u organizua para disa muajsh, në agjendën e tij po…

Lexo më Shumë

Ish – ushtari i UÇK-së… Ishte viti 2004. Ende për shumë kënd Ali Ahmeti dhe BDI shihej si një parti që do zgjidhte çështjen shqiptare përfundimisht në Maqedoni, ndërsa Ahmeti ‘hiperbolizohej’ në masë të madhe, sidomos duke patur kredin e luftës pas vetes. Teksa BDI po shijonte ‘fuqinë’ e saj dhe paraqitej ndryshe, Ali Ahmetit në vitin 2004 në mes të Sarajit dikush i kishte thënë: “Ju kërkoni nga 3000 mijë euro për punësime?!” E ky ishte një nga ish – luftëtëtarët më të njohur në UÇK-në e vitit 2001 nga Shkupi, Feta Ziberi. Ai kishte luftuar për të mirën…

Lexo më Shumë

Nëse Bashkimi Demokratik për Integrim e ka lexuar drejtë kalendarin e zhvillimeve politike në Maqedoni, atëherë përgjysmimi i votës për këtë subjekt politik do të ishte indikator dhe sinjal alarmues se çfarë do të ndodh me të ardhmen e kësaj partie nëse vendos që deputetët e vet t’i vë edhe kësaj radhe në shërbim të Nikolla Gruevskit. Mirëpo, nëse BDI nuk hyn në koalicion me VMRO DPMNE, e drejta për formimin e qeverisë në Maqedoni i kalon LSDM’së. Kuptohet, në këto rrethana iu duhen edhe votat e partive të reja shqiptare, ose së paku njërës prej tyre (49+10+?) për të…

Lexo më Shumë

Ndoshta nuk do të isha njeriu adekuat të shtjelloj këtë temë, nga shkaku se nuk kam të veshur pektun e politikës po në shpatullat e mia barti petkun e bardh human i cili ja që nuk më la të qetë në brendësi, me ngacmoi si një bakterie shkatërruese. Diagnoza paraqet akumulim simptomash me të cilat arijmë deri te zanafilla dhe shkaktari me të cilin më pas japim terapinë. “E çka ka kjo me politikë?” degjova nga një bartës liste i cili tha se partia e tij në programin politik ka shkruar 200 e më shumë faqe dhe se në disa…

Lexo më Shumë

Post nubila Phoebus* (latine) Veç më po mbushen fiks 26 vite nga mbajtja e zgjedhjeve të para post-komuniste në Maqedoni (11 nëntor 1990) dhe pothuaj se gjërat për shqiptarët kanë ngelur aty dhe ku ishin, thuaja se asnjë gur nuk ka lëvizur më tej që nga periudha socialiste, në mos gjërat të kenë vajtur edhe më keq madje… Duket se akrepat e orës janë ndalur në fund vitet e shek. XX. Po reflektoja për atë se çfarë përjetuam ne si shqiptarë në tërë këto vite të pluralizmit dhe pyetja qe pa shmangshëm më lindi ishte çfarë nuk përjetuam se… Ladorishti,…

Lexo më Shumë

Po e filloj me një thënje ,, Gratë janë gjysma e popullates dhe njëkohësisht edukatore të gjysmës tjetër,, por fatkeqësisht janë më shumë viktima të dhunës . Dhuna në familje , paraqitet në forma të ndryshme zakonisht ajo përdoret ndaj grave si gjinia me e bute ,qoftë ajo nënë , grua apo vajzë . Ajo manifestohet në forma të ndryshme si psiqike emocionale ,fizike deri në abuzim seksual . Kjo dukuri është përhapur në gjitha vendet e botës e normal edhe në vendin tonë .Ajo po përhapet çdo ditë e më shumë si shkak i rritjes së problemeve sociale ,…

Lexo më Shumë

“Edhe BDI pret vota, por puna është se do votojnë krejt e jo vetëm ato që ajo i pret: atë ditë në kuti do shkojnë edhe nëpunësit administrativ që me vite me rradhë nuk u avansuan, bile edhe funksionarë të vet që partia nuk u ndejti pas në asnjë projekt ose iniciativë, të sëmurët që u malltretuan nëpër spitale dhe ambulanta, të burgosurit padrejtë dhe të shqetësuarit nga represaliet, biznismenët e vjedhur padrejtë dhe të shantazhuar, të rinjtë që vetëm u përdorën dhe asnjëherë nuk u dha atyre pushtet, bile as në forumin partiak të të rinjve të vet ku…

Lexo më Shumë

Gjatë tubimit të mbrëmshëm të Aleancës për Shqiptarët në Strugë, para qindra struganëve, Ziadin Sela iu kundërpërgjigj Ali Ahmetit dhe eksponentëve tjerë të BDI-së, të cilët medoemos e duan komunën e Strugës. Ziadin Sela mes tjerash porositi Ahmetin se prej vitit 2013 Struga është shpronësuar dhe nuk ka pronar, por i takon qytetarëve të Strugës, shqiptarëve të Strugës. Ziadin Sela pyeti publikisht Ali Ahmetin se sa tokë shqiptarësh në Strugë i ka dhënë Kishës Ortodokse, duke vënë theksin në dukurinë e çuditshme që po ndodh në Strugë, ku shteti në dy vitet e fundit, i ka kthyer Kishës me mijëra…

Lexo më Shumë

Golgota njerëzore, është një turp për njerëzimin në një shoqëri në të cilën të gjithë mendojnë se është një pasuri e trashëguar ku I varfëri pasurohet. Ku është turpi!? Ku është krenaria? Mirëpo më me rëndësi është ajo se pse jemi të krijuar në këtë botë – Jam njeri apo jo? Njerëzit e verbuar e të ngritur lartë në rretë, mëndojnë se gjinden në Olimp dhe gjithçka e kan të kapshme dhe se munden vetë të krijojnë dhe të vendosin. A thua, nuk ka kaluar koha kur njerëzimi ka besuar në perenditë, ose edhe më e keqja ku ata vetëveten…

Lexo më Shumë

Banorët e Malësisë së Tetovës çdo herë kanë qenë në ballë të proceseve kombëtare. Këtë e kanë dëshmuar në vitin 1968, kur banorët e kësaj ane ishin në ballë të protesave për flamurin kombëtar, në vitin 1994 kur u themelua Universiteti i Tetovës, në vitin 2001 gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së, kurse këtë po e dëshmojnë edhe tani në prag të 11 dhjetorit, kur pritet që Maqedonia të ridefinohet dhe të bëhet shtet i shqiptarëve. Banorët e Shipoovicës, Bozovcës, Veshallës, Brodecit dhe fshatrave tjera, në mënyrë madhshtore kanë pritur sot përfaqësuesit e Rilindjes me Besë. Këtë atmosferë mund ta…

Lexo më Shumë

Afrimi i zgjedhjeve në Maqedoni risjell edhe një herë pyetjen: Çfarë do ndodhë me shqiptarët pas 11 dhjetorit? Në fakt, 15 vite pas Marrëveshjes së Ohrit do të ishte e udhës të pyesnim se si bashkëqeverisin shqiptarët bashkë me partnerët e tyre në qeverisje. Pra, duhej normalisht të pyesnim se sa shqiptarët ndihen të përfaqësuar në pushtetin që zgjedhin? Por, referuar debateve që vijnë nga partitë shqiptare, duket se përgjigjet për këto pyetje mund të jenë në një stad të trishtë si përpara Marrëveshjes së Ohrit, më 2001. Faktet e dala nga përgjimet e publikuara disa muaj më parë treguan…

Lexo më Shumë