Author: Emad

Dy ministrat e BDI-së, ai i Drejtësisë – z.Valdet Xhaferi dhe ajo e Pushtetit Lokal – znj.Shiret Elezi, si edhe kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas (KBM) – z. Todor Petrov, kanë dorëzuar kërkesa në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar nga kjo e fundit heqjen e dy neneve të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe Kodit Zgjedhor, me të cilët do të mundësohej që kryetarët e komunave dhe këshillat komunale të vazhdojnë me mandatin e tyre deri në zgjedhjet e ardhshme lokale (kurdo qofshin ato). Sipas Kodit Zgjedhor aktual, zgjedhjet lokale duhej të mbaheshin në gjysmën e parë të muajit maj të këtij…

Lexo më Shumë

Maqedonia sot ndodhet buzë greminës. Kjo për shkakun se ky shtet që ka ngecur seriozisht në rrugën e integrimit evropian për më shumë se një dekadë udhëhoq nga politikanë që ndarjet ndëretnike i shfrytëzuan për ta mbuluar bashkimin në krim. Maqedonia, si e tillë, mund të shërbej si shembull për të sqaruar edhe deklarimet e fundit të kryeministrit Edi Rama lidhur me mesazhet që ia dërgoi Bashkësisë Evropiane se nëse kjo familje nuk hap dyert për shqiptarët, atëherë Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen. Deklarime të ngjashme, me tone kërcënuese kishte bërë jo shumë kohë më parë edhe Hashim Thaçi…

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev sot kanë realizuar një takim në hapërsirat e Parlamentit të Maqedonisë. Në këtë takim është diskutuar për gjetjen e opsioneve të mundshme për debllokimin e Parlamentit dhe zgjidhjen e kryeparlamentarit të ri. Nuk ndonjë informacion zyrtarë se a është arritur ndonjë marrëveshje konkrete rreth strategjisë të cilët tashmë disa ditë me rradhë e ka paralajmëruar LSDM-ja. Burime partiake nga BDI thotë se, mundësia e vetme është të mbarojë debati maratonik ose një takim i ri i liderëve. Opsioni i fundit është përjashtuar nga LSDM-ja, e cila ka theksuar se nuk negocion me kriminel. (INA)

Lexo më Shumë

Partitë maqedonase vazhdojnë ta bëjnë lojën e tyre që dinë më së miri: të zvarrisin çdo proces që do t’ju jepte shqiptarëve të drejta të barabarta dhe do të kenë një jetë me dinjitet. Në anën tjetër, partitë shqiptare janë rrekur të hedhin baltë e përgjegjësi mbi njëra tjetrën, thuajse nuk dihet se kryefajtor ishte BDI e Ali Ahmetit e cila i shërbeu me devotshmëri Nikolla Gruevskit dhe tani ia bën edhe shërbimin e fundit duke shpërndarë mjegull me qëllim që të zvarrisë dhe pamundesoje formimin e qeverisë. E, që absurdi të thellohet edhe më tej, partite shqiptare garojnë se…

Lexo më Shumë

Muhamed Ismaili, ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit të përgjithshëm të partisë Uniteti, njërës nga partitë e bllokut “Aleanca për Shqiptarët” që luajti rol negativ në përçarjen e opozitës shqiptare, në dobi të BDI-së dhe LSDM-së. Ismaili ka thënë se dorëhiqet për shkak të angazhimeve të tij personale, por duke mos saktësuar se cilat janë ato. Ndryshe, partia Uniteti e drejtuar nga Gëzim Ostreni, bashkë me Lëvizjen për Reforma PDSH të udhëhequr nga Ziadin Sela ishin partitë të cilat nuk lejuan bashkimin e opozitës shqiptare në Maqedoni. Sela refuzoi disa thirje radhazi të Lëvizjes Besa për takim dhe bashkim…

Lexo më Shumë

Të sqarojmë shkurt: Republika e Maqedonisë është zënë “mat”, ashtu si në lojë të shahut, ndërsa lojtarët Gruevski dhe Ahmeti kanë ngelur “pat”. Në këtë situatë, jo vetëm politike, në vend dhe duke pas parasysh situatën e përgjthshme në rajon dhe më gjërë, Maqedonia edhe zyrtarisht e shpalli kapjen e shtetit nga Ivanovi “konsensual” me aktin e tij të fundit. Me këtë tani Maqedonia e ka “nxjerrë” ne ankand publik shtetësinë e vet, duke rezikuar edhe sigurinë dhe paqen në vend dhe rajon. Tanimë është përmbyllur cikli politik i kapjes së shtetit, që përbën kapjen totale të të gjitha institucioneve…

Lexo më Shumë

Xhevdet Pozhari Shqiptarët e Maqedonisë janë lodhur tash e sa vite nga tryezat partiake në të cilat drejtuesit e partive shqiptare i gatuajnë interesat e veta dhe ku qëllim i parë dhe i fundit” kombëtar” është pjesëmarrja në qeveri. Liderët politik shqiptar thuajse nuk dëshirojnë ta kuptojnë se shqiptarët duan jetë të dinjitetshme dhe që edhe ata të ndjehen se iu takon shteti, e jo modelet e deritanishme që partive t’ju takojë pushteti. Për më tepër, ata në zgjedhjet parlamentare me votën e tyre dëshmuan se dëshirojnë subjekte politike shqiptare që nuk e shohin politikën si “biznes” që i pasuron…

Lexo më Shumë

Dikur ajo ishte një prej deputeteve më aktive në Bashkimin Demokratik për Integrim. Jo rrallëherë binte ndesh edhe me qëndrimet e kryesisë së këtij subjekti politik, si dhe nuk ngurronte të kritikonte ashpër dhe publikisht avancimet pa kritere të disa kuadrove të caktuar brenda BDI – së. Kjo e bëri që të gëzojë në masë të madhe popullaritet, mirëpo njëkohësisht edhe e shtoi numrin e kundërshtarëve brenda ish partisë së saj. Karriera e saj politike do të hynte në një pikë të ndjeshme me rastin e publikimit të bisedave të përgjuara, një rrëfim ky që shpalosi edhe një pjesë të…

Lexo më Shumë

Që në themelimin e saj Lëvizja BESA është krijuar me vetëinicativë të popullit, pra strukturimi ka shkuar prej posht – lartë, e jo si te partitë tjera tradicionale. Kështu, edhe pas zgjedhjeve parlamentare deputetët e Lëvizjes BESA, kryetarët e degëve, nëndegëve, anëtarët, e të gjithë forumet e tjera partike, kanë qëndruar në kontakte të vazhdueshme me shqiptarët e Maqedonisë, aty ku ka qoftë edhe një shqiptarë në fshatrat e Maqedonisë, sepse nëse ata na besuan votën e tyre, kjo do të thotë të jesh zëri i tyre, e jo e kundërta. Përfaqësuesit e BESËS, edhe për një çështje që mund…

Lexo më Shumë

“Shfrytëzoj rastin të uroj zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank Valter Shtajnmaer, si shtet mik i shqiptarëve dhe tërë rajonit. Presidentit të ri i uroj punë të mbarë dhe jam thellësisht i bindur se kjo edhe më tepër do i ndihmojë proceset demokratike në Evropën Juglindore dhe do i thellojë edhe më tepër marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Unë personalisht, por edhe shqiptarët e Maqedonisë, i jemi shumë mirënjohës rolit të Gjermanisë në demokratizimin e vendit dhe ndihmës në rrugëtimin drejt integrimit Euro-Atlantik duke shpresuar se ky bashkëpunim do thellohet edhe më shumë”, – ka shkruar…

Lexo më Shumë

Ismail Sefa Fillimisht dua t’ju pyes ç’kuptim ka të jetuarit?! Të jetosh don të thotë të veprosh, të mësosh, të lexosh, të lëvizësh sipas asaj që të sjellë jeta e kësaj bote. Jeta e njeriut fillon me ardhjen e tij në këtë botë, ardhje e cila fillon me të qarë, me një zë që rrëqeth trupin e nënës, e cila, nuk mund t’i ndalojë lotët e gëzimit nga lindja e fëmijës së saj, sepse për një nënë, fëmija është pasuria më e madhe në këtë jetë. Fillojnë hapat e para të cilat t’i mëson nëna, e cila të edukon me…

Lexo më Shumë

Anëtari i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, Driton Sulejmani, në emisioni ” Zonë e Debatit” të TV Globi bëri të qartë së Lëvizja BESA nuk hyn në koalicion me VMRO dhe BDI. Duke shtuar se Lëvizja BESA qëndron në parimin e saj duke mbrojtur interesin kombëtar duke mos bashkëpunuar me njerëz të inkriminuar, përfundoi Sulejmani.

Lexo më Shumë