Kryetari i Ligës Shqiptaro-Amerikane, Xhozef Diogardi, më shumë se 30 vite është në shërbim të kauzës shqiptare dhe nga shumë personalitete njihet si njeriu i cili ia hapi dyert çështjes shqiptare në qarqet e larta politike në Uashington. Edhe në kohën kur ishte Kongresmen edhe më vonë, preokupim i tij ka qenë zgjidhja e çështjes shqiptare në Ballkan. Këtë aktivitet të palodhshëm ai e vazhdon sot e kësaj dite me porosinë se duhet akoma shumë punë. Ai përmes një letre të hapur ka përshëndetur protestën e djeshme të koalicionit ASH-AAA në Shkup, duke e vlerësuar si të suksesshme dhe si…
Author: IM
Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka mohuar që të jetë përfshirë në një incident brenda Kuvendit të Kosovës. “Nuk ka pasur asnjë incident”, ka thënë Gashi për Gazetën Express. Burime nga Lëvizja Vetëvendosje pretendojnë se brenda Kuvendit janë përplasur Arben Gashi dhe Kujtim Shala me deputetin e tyre, Gazmend Gjyshincën. E gjitha ngjarja sipas tyre thuhet të ketë ndodhur pas një debati të tensionuar në Komisionin për Punë të Jashtme. Kryetarja e Komisionit, Time Kadriaj, madje për shkak të tensioneve ishte detyruar që të ndërpriste mbledhjen e Komisionit.
Fejzi Hajdari https://www.facebook.com/1337350972976433/posts/3464023130309196/?vh=e&d=n Çdo parti normale kërkesat për unifikim, qoftë të votave, qoftë të parimeve, i bën para zgjedhjeve. Vetëm BDI ofertat e tilla i bën pas zgjedhjeve. Herën e kaluar kështu dolën me Platformën e Tiranës (me ndihmën e Ramës) dhe pa realizuar asgjë nga kjo platformë dhe pa dhënë kurrfarë përgjegjësie për mosralizimin e saj, tani dalin me kërkesën për “5 shtylla”. Edhe pse shihet qartë se “5 shtyllat”, janë përpiluar mirë nga këshilltarët jo shqiptarë që i kanë në parti, edhe më qartë shihet qëllimi i këtyre 5 shtyllave. Qëllimi i vërtetë nuk është të bashkohen shqiptarët,…
Semi Tol Hebibi është ish oficer i UÇK-së, bashkëthemelues i celulave të para të UÇK-së, kontribues në përgatitjen luftarake të ushtarëve në luftën e Kosovës, Komandant Togu në Bataljonin “Agim Ramadani”, ndërsa pas formimit të njësitit special emërohet Komandant. Në sulmin e parë që e merr UÇK-ja përsipër (Sulmi ndaj Stacionit Policor Tearcë), Semi Tol Hebibi akuzohet si planifikues dhe ushtrues bashkë me shokët e UÇK-së. I ngarkuar me detyrën e zv./komandantit të përgjithshëm në betejën e lavdishme të Kalasë së Tetovës në vitin 2001, ai merr plagë të rënda dhe prandaj shkon për mjekim në Gjermani. Më poshtë ua…
Nuhi Bexheti Marshi për Demokraci i mbajtur dje në Shkup, ka shkaktuar shumë shqetësime dhe shumë reagime. Për fat të keq, kundër këtij marshi masovik kanë reaguar edhe disa shqiptarë. Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët të reagojnë kundër protestave të vëllezërve të tyre, që kërkojnë drejtësi, ose pengim të vjedhjes së votave. Sa për rikujtim, edhe në fillim të viteve të 80-ta Rrahman Morina dhe bashkëpunëtorët e tij, reagonin ndaj protestave kundër Millosheviqit, duke i sulmuar protestuesit shqiptarë. Është shqetësuese se fjalori i atyre që reaguan kundër protestës së djeshme të shqiptarëve në Shkup është i ashpër,…
Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski sot u takua me ambasadoren gjermane në vend Ende Hollshtajn, ku u bisedua për gjendjen aktuale politike, zgjedhjet dhe prioritetet e ardhshme shtrategjike. Mickoski, siç kumtoi Qendra për komunikime e partisë, theksoi se në bazë të besimit të marrë nga qytetarët dhe duke besuar në parimet dhe vlerat të cilat janë elaboruar nga ana e Koalicionit për ripërtëritjen e Maqedonisë, bën përpjekje për formimin e shumicës së re parlamentare që do të thotë përfshirje me punë serioze për tejkalimin e krizës së rëndë në të cilën gjendet shteti. Mickoski në takim theksoi se janë…
Analisti Visar Ademi vlerëson se këto duhet të jenë 5 shtyllat kryesore të çdo partie shqiptare. Më poshtë e gjeni statusin e plotë të Ademit: 5 shtyllat kryesore të çdo partie shqiptare duhet të jenë: 1. Kanalizim dhe ujë i pijshëm në cdo vendbanim shqiptar, 2. Inftrastrukturë rrugore të rregulluar nga shteti dhe jo me financim nga diaspora dhe vet banorët, 3. Ajër të pastër dhe deponi të rregulluara në çdo vendbanim, 4. Shkolla dhe çerdhe me WC të rregulluara, 5. Menaxhimi me qentë endacak.
Ministri i Arsimit nga radhët e BDI-së, Arbër Ademi, pas protestave të organizuara në Shkup nga koalicioni AAA-ASH, sipas tyre kundër “vjedhjes së votës”, ka shkruar se është burrërore të pranohet humbja. Veprim prej qyqari është tentimi për t’iu shmangur përgjegjësisë, duke përbaltur kombin tënd, vetëm pse s’të ka votuar, ka cekur, Arbër Ademi. Ja postimi i i plotë i tij në fb: Burrërore është të pranohet humbja, të mbash përgjegjësi dhe si rrjedhojë të korrigjosh gabimet! Veprim prej qyqari është tentimi për t’iu shmangur përgjegjësisë, duke përbaltur kombin tënd, vetëm pse s’të ka votuar. Veprim prej tradhëtari e edepsëzi…
Ministri për Ekonomi i RMV, Kreshnik Bekteshi, nga radhët e BDI-së ka vlerësuar protestën e sotme të organizuar nga AAA-ASH për rezultatin zgjedhor të 15 korrikut, me fjalët: turp, turp, turp! Bekteshi, ka theksuar se “shqiptarët nuk blihen e as shiten o të mjerë, por me dinjitet dhe krenari çdokujt ia tregojnë vendin se ku e ka”. Ja postimi i Bekteshi: Në karantinë duke dëgjuar një TURP TË PAPARË DERI MË SOT!!! TURP TË KENI, AMA TURP, TURP, TURP… SHQIPTARËT NUK BLIHEN E AS SHITEN O TË MJERË, POR ME DINJITET DHE KRENARI ÇDOKUJT IA TREGOJNË VENDIN SE KU E…
Zv.kryeministri aktual dhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani ka reagur në lidhje me protestën. Ai ka përdorur fjalor të ngjashëm me fjalorin e Nikolla Gruevskit kur kundërshtonte protestat kundër regjimit në vitin 2015 e 2016. Osmani, ministër i dikurshëm në qeverinë e Gruevskit, në murine tij ka shkruar: “Nëse ske TURP, bëj çka të duash! Ta etiketosh popullin tënd para botës vetëm për t’i ik përgjegjësisë për dështimin është kulmi i turpit të kësaj politike adoleshente. Në kushte kur asnjë përfaqësues i vet atyre apo i cilit do subjekti tjeter, asnjë përfaqësues i organizatave civile, asnjë përfaqësues i OSBE/ODIHR-it nuk…
Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela tha se ky popull kërkon liri siguri këtu në trojet e tyre. Sela tha se nga KSHZ u përgatit manipulimi dhe vjedhja e votës më 15 korrik. “Kemi kërkuar që të kemi anëtarin në KSHZ që të mbrojmë votën e qytetarëve por nuk na kanë dhënë as përgjigje. Ata e dinin pse? Sepse me atë të drejt do të fitojmë në gjykatën administrative. Ky është vendi i krimit ku u vodh ardhmëria e shqiptarëve. Ne e dhamë kontributin tonë që një pjesë e regjimit të bie në zgjedhjet e kaluara, tash është koha që të…
Mbi 10 mijë veta kanë qenë prezent sonte në marshin për demokraci të organizuar nga koalicioni “Tash është koha”. Mesazhi kryesor i këtij marshi ishte se BDI nuk e ka legjitimitetin tek shqiptarët. Në deklaratën e tyre kërkohen edhe nga vendet e BE-së të dënohet abuzimi me të drejtën e votës në vendin tonë dhe mos të njihet legjitimiteti i BDI-së si përfaqësuese e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut; “Me ndihmën e BE-së të fillojë procesi i reformimit rrënjësor të Kodit Zgjedhor, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të jenë shembull i mirë se vendi ynë i ka përmbushur standardet…

