Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimce Arsovski në një prononcim ekskluziv për portalin News33 ka thënë se VMRO-ja është duke punuar për formim të Qeverisë por nuk pranon të komentojë siç thotë ai, informacionet e pakonfirmuara, të cilët u publikuan në media lidhur me marrveshjen BDI-VMRO. “VMRO-DPMNE-ja punon në formimin e qeverisë së re. Nuk pranojmë që të komentojmë informacione të pakonfirmuara të cilat janë shpërndarë”, deklaroi Arsovski. Kuktojmë, orë më parë për News 33 foli edhe ish deputeti i Vmro- Ilija Dimovski i cili tha se ska informacion lidhur me këtë temë.
Author: IM
Ish deputeti i VMRO-së Ilija Dimovski në një prononcim të shkurtër telefonik për News33 ka deklaruar se nuk ka ndonjë informacion për marrveshje eventuale mes VMRO-së dhe BDI-së. Dimovski i tha portalit News33 se nuk është pjesë e grupit të bisedimeve në VMRO dhe se nuk dihet nëse partia e tij e ka pranuar kushtin për kryeministër shqiptarë. Në fund Dimovski i tha News33 se për çdo informacion do të jenë të hapur.
VMRO-DPMNE dhe BDI kanë finalizuar marrëveshjen për formim të Qeverisë së re, njoftojnë burime partiake. Sipas këtyre burimeve, e vetmja “detyrë” e Mickovskit tani ka mbetur ta bindë edhe kryetarin e Levicës, Apasaiev, që të përkrahë qeverinë me kryeministër shqiptar. Burimet e njëjta thonë se Ahmeti dhe Mickovski janë marë vesh që kryeministër i parë të jetë Llazar Elenovski, i cili do të deklarohet edhe shqiptar edhe maqedonas. Në këtë mënyrë edhe BDI do të ketë arsyetim se e realizoi kërkesën për kryeministër shqiptar, por edhe te anetaresia e Vmro-DPMNE-së nuk do të ketë ndonjë revoltë, sepse duke e ditur…
Sot është konstituuar përbërja e dhjetë e Kuvendit të Maqedonisë, kurse profesori Xheladin Murati na ka risjellur në kujtim 23 deputetët shqiptarë të përbërjes së parë të Kuvendit pluralist në Maqedoni. Murati, nënkryetar i parë shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë, ka risjellur emrat e 23 deputetëve të parë të Kuvendit të konstituuar më 8 janar të vitit 1991. Në këtë përbërje 17 deputetë ishin zgjedhur si kandidatë të Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), një deputet si kandidat i Partisë Demokratike Popullore (PDP) dhe 5 kandidatë të përbashkët të PPD-së dhe PDP-së, gjë që e mundësonte sistemi i atëhershëm zgjedhor i…
Pas konstituimit të Kuvendit, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka deklaruar para mediave se deputetët e partisë së tij do ti mbrojnë interesat e qytetarëve dhe shtetit. “Do të ndërtojmë një Kuvend të pavarur dhe para se gjithash do ti mbrojmë interesat e e qytetarëve dhe shtetit para interest të partisë. Para se gjithash do ti shërbejmë popullit”. “Ne prej sot fillojmë me negociata për një mandate të ri 4 vjeçar të një shumice stabile në Parlament, shumicë e cila do të në sjell një Qeveri 4 vjeçare stabile e cila është e gatshme të punojë”, ka deklaruar më tej…
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu edhe pas veprimeve në Siniçan vazhdon të merret me shqiptarët. Kësaj here me degradime te policëve shqiptarë pranë ministrisë që ai udhëheqë. Kështu thuhet në një reagim të koalicionit ASH-AAA, sipas të cilës, BDI nëpërmjet ushtarëve partiak siç është Agim Nuhiu shfrytëzon pozitat shtetërore për hakmarrje ndaj atyre që votuan për ndryshim. Kjo sjellje e BDI-së dëmton popullin në mënyrë direkte, por edhe shtetin gjithashtu. “Theksojmë se institucionet shtetërore duhet të funksionojnë me profesionistë e jo ushtar që punojnë nën urdhra partiak. Apelojmë deri te institucionet vendore, por edhe ato ndërkombëtare qëtë ndërmerren…
https://www.facebook.com/Almakos1/posts/4405916742782477 Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaruar se numrat që kanë dalë nga zgjedhjet, i mundësojnë koalicionit “Mundemi” që të formojë qeveri edhe me Bashkimin Demorkatik për Integrim edhe me koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativës. Se me cilën parti do të koalicionojë, Zaev tha se varet se cila do të largohet nga retorika nacionaliste. “Kemi mundësi që të formojmë qeveri edhe me BDI-në edhe me Aleancën për Shqiptarët. Na duhet Qeveri stabile e cila si garanci për ardhmërinë e saj. Kryeministrin e ka ai i cili i ka numrat. Nuk mundet të ketë kryeministër me 15 deputetë”, tha…
Zgjerohet revolta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike për 7.4 për qind. Pas protestës në Tetovë, të paraparë të martën, protesta janë paralajmëruar edhe në Çair e Gostivar, shkruan Gazeta Lajm. “Protesta mbahet me 06.08.2020 te parku i Çairit në ora 19h00! Kjo protestë nuk mbahet vetëm me datë 06.08.2020, por qëllimi është që protesta të vazhdon deri sa të korrim fitore, nuk ndalet protesta te parku i Çairit! Prandaj, ju informojmë se te parku i Çairit dhe Tetovë te sheshi Iliria fillojnë protestat deri sa të zmbrapsen oligarkët, të kuptojnë se ky shtet i përket sovranit, e sovrani…
Të enjten do të organizohet protestë në Tetovë kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të rrymës elektrike prej 7.4 për qind. Paralajmërimin e protestës e ka bë anëtari i këshillit organizativ, Arianit Xhaferi, transmeton Gazeta Lajm. Për të shprehur revoltën ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike si dhe ndaj shumë problemeve të lidhura me energjetikën, ditën e Enjte, me datë 6 Gusht 2020, në ora 19.00 organizohet PROTESTË në sheshin Iliria në Tetovë. Gjatë ditëve në vazhdim do ju informojmë më hollësisht me kërkesat.– Këshilli nismëtar” shkruan Arianit Xhaferi
Sot mbushen tre vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Marrëveshja u nënshkrua në Shkup nga kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev dhe kryetari i Qeverisë së Bullgarisë Bojko Borisov. “Në ditën e sotme, para tre viteve, kishim nderin së bashku me kryeministrin e Bullgarisë Bojko Borisov t’i nderojmë ilindenasit nga Krusheva dhe KAÇKM-ja, në vendin e tij para varrit të Goce Dellçevit në Shkup dhe ta nënshkruajmë Marrëveshjen për miqësi, fqinjës të mirë dhe bashkëpunim. Treguam vullnet politik për progres, për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe kemi bërë një…
https://www.facebook.com/315207821853410/posts/4383439381696880/?vh=e&d=n Nuzamedin Imeri nga fshati Likovë gati 30 vite jeton si mërgimtar në Zvicër. Periudhë e gjatë kohore, e cila aspak nuk e ka larguar nga vendlindja, por vetëm ia ka shtuar mallin e dashurinë. Afërsinë me vendlindjen ai e manifeston jo vetëm me fjalë, por edhe me aktivitet të palodhshëm humanitar. Gjatë tërë Ramazanit Nuzamedini ka mbajtur aksione online për mobilizimin e diasporës së komunës së Likovës në vendet perëndimore. Me këto aksione ai ka vazhduar edhe pas Ramazanit dhe si rezultat i aktiviteteve me bashkëatdhetarët tane, sot, në ditë Arife, e kanë gezuar familjen e Shensi Ajetit, duke…
Kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski i ka dhënë një intervistë javores “Fokus”. Ai mes tjerash ka folur për situatën aktuale politike dhe qeverinë e ardhshme, për të cilën ka thënë se duhet të ketë shumë kujdes se si do të formohet, duke thënë se ka kritere të sakta të cilat duhet ti përmbushin funksionerët e ardhshëm qeveritarë. Në pyetjen e Fokus: A është vendi plotësisht i përgatitur për këtë proces të vështirë dhe kompleks të integrimit evropian që do të zgjasë për shumë vite? Pendarovski e ka dhënë këtë përgjigje raporton Almakos: “Nuk kam dyshim se ne jemi të gatshëm…

