Protestuesit kanë arritur para selisë së BE-së, ndërsa u lexua edhe Deklarata e marshit protestues. Jemi sonte këtu para Zyrës së Delegacionit të Bashkimit Europian në Shkup që, në përmbyllje të këtij marshi dhe në frymë të vlerave që i promovon BE-ja, ta përcjellim qëndrimin e partive që e kanë organizuar këtë marsh – Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Ne gjykojmë se zgjedhjet që sapo kanë përfunduar kanë dëshmuar edhe një herë se demokracia te shqiptarët është një nocion pa përmbajtje, sepse fjala zgjedhje në kampin politik shqiptar është bërë e barasvlershme me fjalën vjedhje. Manipulimi i vullnetit të votuesit…
Author: IM
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka kujtuar sot njërin ndër figurat më të lartësuara shqiptare ,njeriun e rezistencës Adem Demaçin në dy vjetorin e vdekjes së tij informon ts. Me këtë rast Ali Ahmeti ka shkruar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se: Baca Adem, po bëhen dy vite pa ty, por ti mbetesh udhërrëfim i synimeve tona të cilat po sfidohen çdo ditë dhe shëmbëlltyrë e përpjekjeve tona të cilat nuk do të ndalen për asnjë çast. “Besuam bashkë, vepruam bashkë, ngadhnjyem bashkë, dhe rrugën tonë të përbashkët nuk do ta ndalim asnjëherë”është shprehur Ali…
Kryetarja e Komunës së Tetovës, Tetuta Arifi për TV24 vendi duhet të ketë një qeveri që qëndron në linjën e zbatimit të organizatës Euro-atlantike Vendi duhet të ketë një qeveri që qëndron në linjën e zbatimit të organizatës Euro-atlantike. Kemi nevojë për një qeveri si rezultat i bisedimeve dhe negociatave konkrete dhe të cilat do të jenë në të njëjtën linjë, tha Arifi. Një kryeministër shqiptar ishte një ide e saktë politikisht, për të cilën ia vlente të flitej. Atmosfera e procesit të bisedimeve do të tregojë se cili do të jetë realizimi i kësaj ideje. BDI nuk është një…
Dy ditët e fundit ka ndodhur një ftohje në raportet mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, kurse “mollë sherri” është bë vendimi i Komitetit Ekezekutiv që të ja marë titullin “Kryetar Nderi” ish kryeministrit Nikolla Gruevski, njoftojnë burime partiake. Sipas tyre, BDI e ka përjetuar rëndë këtë vendim, duke e vlerësuar si goditje ndaj “politikave të suksesshme 10 vjeçare që kanë zhvilluar me Gruevskin si partnerë qeveritarë”. Pas këtij vendimi, meret vesh se janë ndërpre edhe negociatat mes dy partive për formim eventual të koalicionit qeveritar. Pas zgjedhjeve BDI e konsideronte VMRO-DPMNE-në si subjekt të barabartë me LSDM-në për formim të Qeverisë,…
Koalicioni Tash Është Koha i përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ka thirrur protestë për ditën e Hënë, për të kundërshtuar refuzimin e ankesave nga ana e KSHZ-së si dhe Gjykatës së Apelit, që ky koalicion i parashtroi përpara tyre. Sipas koalicionit Tash Është Koha, në shumë vendvotime janë vërejtur parregullsi zgjedhore, blerje të votave, votim të personave të vdekur, mbushje kutish si dhe kërcënime të vëzhguesve opozitar. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa protestën e kanë thirrur për ditën e Hënë në ora 19.00, ku në marsh protestues do të protestojnë përpara KSHZ-së si dhe zyrave të Bashkimit Evropian…
Para pas çastesh SHENJA mëson se te “Rruga e Plastikave” ka pasur një incident të armatosur, me çrast jozyrtarisht mësojmë se ka mbetur i plagosur një person identiteti i të cilit ende nuk dihet. Menjëherë pas incidentit në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë. Deri në këto çaste nga MPB-ja nuk kanë dhënë asnjë detaj se kush është plagosur dhe cilat janë motivet e këtij incidenti. /SHENJA/
Mustafa Dauti njeriu më besnik i Sulejman Rexhepit, tani bashkëpunëtori i ngushtē i Shaqir Fetahut, si duket ja dinë rendin avazit të vjetër të malverzimeve, shkruan ShkupiNisma. Me para të Fitrit dhe ndihmave për skamnorët Mustafa Dauti ka blerë banesë luksoze afër Qendrës Tregtare “City Mall”. Banesa këto që kapin shifrën mbi 100.000 eurove para këto sipas Nismes të marra nga ndihmat e skamnorëve dhe jetimave. Kjo nuk është pasuria e vetme as banesat e vetme të Mustafës. Në foto keni dokumentacionin e plotë që vërtetojnë se banesa është në pronësi të Mustafa Dautit, kryetar i Shoqatës Humanitare “Hilal” në…
Do ta dridhim Shkupin, nga Çairi deri në Qendër, paralajmërojnë nga koalicioni Aleanca-Alternativa, lidhur me protestën e cila është caktuar ditën e hënë. Protesta do të fillojë në ora 19 te parku i Çairit, kurse do të përfundojë para selisë së Bashkimit Evropian. Qëllimi i protestës është të shprehet pakënaqësi rreth parregullsive që ndodhën në disa vendvotime zgjedhjet e 15 korrikut. – Në shekullin XXI keni një parti politike që është duke mbushur ende kuti. Mesazhi do të jetë mjaft tashmë me mbushjen e kutive. Lërini njerëzit të votojnë vetë, të shprehin vendosmërinë dhe vullnetin e tyre politik. Mos abuzoni…
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti gjatë një interviste për emisionin Pressing ka thënë se fyerjet e kreut të LSDM-së Zoran Zaev, se “Shqiptarët blihen për pesë pare” janë të pafalshme. Deklarimet e Zaevit për Ahmetin lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit të BDI-së me VMRO-DPMNE-në e Hristjan Mickoskit me të mund të bëj shumicë së bashku me mandatin e partisë “E majta” e cila në zgjedhjet e fundit morri dy deputet.
Në panelin e CIVILit “Analiza dhe vlerësime pas zgjedhjeve”, ekonomisti Visar Ademi thotë se në këto zgjedhje qytetarët treguan një mentalitet evropian, ndryshe nga më parë. Ademi vlerëson se Lista e Votuesve duhet të pastrohet dhe të bëhet regjistrimi i popullsisë, në mënyrë që të dihet se sa banorë ka në vend dhe sa njerëz kanë të drejtë të votojnë, dhe se duhen lista të hapura. https://youtu.be/mHFXDoIByX4 “Unë mendoj se LSDM ishte e fundit në vitin 2016 pa një program zgjedhor, ata thanë që ne jemi djemtë e mirë, na japin votën, sepse këta janë njerëz që vjedhin dhe që…
“ Nuk mund të jetë as “fituesi I madh në bllokun shqiptar”, as “faktor kyç në përcaktimin e ngjarjeve të ardhëshme politike”, partia e cila nuk e ka as gjysmën e deputetëve shqiptarë në kuvend.Si duket, në BDI disa ende shofin ëndërr“ shkruan ish ministri i finansave, Xhevdet Hajredini.
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka filluar të tërhiqet nga kërkesa për kryeministër shqiptar, thonë burime partiake. Mirëpo, sipas tyre, në vend se të dalë vetë të pranojë dështimin dhe gënjeshtrën me kryeministrin, Ahmeti do i thotë Naser Zyberit vetë të dalë dhe të tërhiqet. Nga pak për këtë çështje do të mundohet ta akuzojë edhe opozitën shqiptare, por vështirë se do ju besojë dikush këtyre akuzave. Ahmeti në mënyrë jozyrtare është njoftuar edhe nga presidenti Pendarovski edhe nga ndërkombëtarët të mos e ëndërrojë kryeministrin, kanë njoftuar burime diplomatike, se do shkojë në opozitë. “Sapo ia përmendën opozitën menjëherë u…

