Ditë më parë, në emisionin “10 minuta” në TV 21, i ftuar ka qenë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi. Në pyetjen e gazetarit se në takim liderësh pse ka aq përfaqësues shqiptarë?, Gashi u shpreh: “Formatin e takimit e cakton kryetari i shtetit, ndërsa në anën tjetër preokupimet e mia janë dita e zgjedhjeve që të jetë e përshtatur për shëndetin e qytetarëve”, tha Afrim Gashi. Sipas tij, preokupim i Gashit është gjetja e zgjidhjeve të problemeve që i kanë qytetarët.
Author: IM
Florim Arifi, djali i dëshmorit të UÇK Hajredin Arifi nga Fshati Sellcë që humbi jetën gjatë luftimeve të 2001, sot në një postim në facebook ka reaguar duke ju bërë thirje t gjithe familjeve të dëshmorëve dhe krahut të luftës ti bashkohen idesë për ndryshim. Florimi ka nënvizuar duke aluduar për partine shqiptare në pushtet BDI se gjithmonë kanë fituar vota në ëmër të luftës dhe dëshmorëve, por sipas tij shqiptarët ne Maqedonin e Veriut akoma nuk i gëzojn të gjitha të drejtat. Florim Arifi i cili para ca muajsh u bashkangjit Aleancës për Shqiptarët dhe sot ështe antarë i…
Përmes një komunikate drejtuar besimtarëve myslimanë, ish kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi bën të ditur se dorëhiqet nga posti të cilin e mbajti për një kohë të gjatë ndërkohë që dorëheqjen e sqaron se gjatë gjithë kohës sa ka qenë në krye të BFI dhe punën që ka bërë e ka bërë pikërisht në ngritjen e arsimit të brezave të rinjë dhe se për gjithë punën i përgjegjshëm ndihet para Zotit dhe ligjeve.
Qenan Bajrami Dy shtete shumë larg njëra-tjetrës po shumë afër për nga zhvillimet politike dhe shoqërore. Bëhet fjalë për Egjiptin dhe Kosovën. Në Egjipt u rrëzua nga pushteti kryetari i vetëm i zgjedhur në mënyrë demokratike, pra i pari dhe si ngjasojnë rrjedhojat do mbetet dhe i fundit. Ata e rrëzuan dhe e mbyllën në burg hunta ushtarake me aminin e disa shteteve. Për dallim nga kjo, e Kosovës, këtu loja ishte “demokratike” dhe akterët ishin poashtu nga jashtë. Në qoftë se në të parën, Egjiptin, forca e brendshme ishte ushtria ajo që bëri punën, te e dyta, pra Kosova,…
Në ditët kur po pritet rënia e pandemisë dhe derisa flitet për datën e zgjedhjeve, sot një delegacion i Aleancës për Shqiptarët, i kryesuar nga kryetari Ziadin Sela, ishte në takim në selinë e Alternativës, ku u prit nga kryetari Afrim Gashi. Tema e takimit ishte përballja me koronavirusin, si dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në lidhje me epideminë, të dy kryetarët konstatuan se përkundër faktit se sëmundja është vendosur nën kontroll, shifrat e ditëve të fundit flasin se akoma jemi larg për ta shpallur si të mbyllur këtë temë. Përveç se paraqet lajm të hidhur për shëndetin…
Ministri i shëndetësie gjatë konferencës së sotme u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që në disa komuna ku është shënuar rritje e numrit të të prekurve nga koronavirusi që sipas tij vjen si rezultat i mosrespektimit të masave për mbajtjen e maskave dhe distancës sociale, të mund të kthehen masat restriktive. Ai gjatë konferencës përmendi komunat si ajo e Sarajit, Çairit, Gazi Babës dhe Aerodromit.
Rritet në mënyrë drastike numri i të prekurve nga virusi korona në vend. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 52 raste të reja me CoVid-19. Numri më i madh i tyre është nga Shkupi -26, ndërsa të infektuar ka edhe në qytetet tjera: Kumanovë-6, Shtip-7, Tetovë-9, Strugë-2, Veles-1 dhe 1 në Koçanë. Ndërkohë që janë shëruar 30, ndërsa kanë ndërruar jetë 4 pacientë dhe atë 2 nga Shkupi, një nga Velesi dhe një nga Tetova.
Ish pjesëtarët e UÇK-së, Jetmir Lika dhe Berzat Bejtullahu janë takuar me kryetarin e Gostivarit, një heri sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Pas këtij takimi në Tetovë dhe më gjerë flitet me të madhe se krahu ushtarak i BDI-së në krye me Hazbi Likën po afrohet me Aleancën për Shqiptarët. Jetmir Lika është familjar i afërt i Hazbi Likës, kurse Berzat Bejtullahu ish kandidat për kryetar i BDI-së në Bogovinë, si dhe kryetar i deritanishëm i degës partiake në këtë komunë./Gazeta Lajm
Shkruan: Hamzi Ibraimi Para disa viteve një plak në një xhami më tha: “ O bir, a kaq shumë na ka kaplu zullumi që shumë hoxhallarë nuk guxojnë ta ngrisin zërin kundër zullumit që Sulejman Rexhepi është duke i’a bërë BFI-së? Ndërsa unë mbeta si i ngrirë sepse nuk dija aspak si të përgjigjem, vetëm ndalova dhe me vetë veten thash: O Zot na mundëso që BFI-në ta çlirojmë nga ky uzurpator i quajur Sulejman.! “. Ndërsa sot, me shkarkimin e kryetarit të BFI-së, Sulejman ef Rexhepin të gjithë ata që ishin deri më sot bashkë udhëtar të Molla Sulës,…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 560 teste të realizuara, 38 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, 24 raste të reja janë regjistruar vetëm në Shkup, 4 raste janë regjistruar në Kumanovë, 4 në Shtip, 3 në Tetovë, 1 në Manastir dhe 2 në Negotinë. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 pacientë të shëruar. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar 27,023 testime, prej të cilëve 2.077 kanë…
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook ka publikuar një video ku mes tjerash thekson se vendi ka nevojë për zgjedhje sa më parë të jetë e mundur në mënyrë që vala e re e koronavirusit ta gjej vendin të përgatitur. “Qytetarët dhe shteti kanë nevojë për institucione me legjitimitet të plotë për të krijuar kushte për normalitetin e ri, me kapacitet të plotë të mbrojmë shëndetin e qytetarëve dhe të rinisim ekonominë e Maqedonisë”, tha Zaev mes tjerash në videon e publikuar.
Ministria e Punëve të Brendshme vendos orar të ri të punës në selinë e Repartit për punë administrative në Shkup dhe në disa zyra tjera në nivel të qytetit, me qëllim të qasjes efikase dhe në kohë të qytetarëve deri te e drejta të dorëzojnë kërkesë për dhënie të dokumenteve personale. Siç kumtoi MPB, duke filluar prej sot, çdo ditë pune nga e hëna deri të premten, orari i punës në selinë e Repartit për punë administrative Shkup në RTVM si dhe zyrat tjera në “Beko” dhe “Gjorçe Petrov” do të jenë me fillim nga ora 07:30-20:00, ndërsa në zyrat…

