Ramadan Ramadani Për të kuptuar tamam rëndësinë dhe madhësinë e dy vendimeve të djeshme që koalicioni shqiptar qeverisës VLEN i kaloi si projekt-ligje në qeveri dhe që do duhet të miratohen në Parlament, duhet të paramendojmë dy skena. E para ka të bëjë me projekt ligjin për përkufizimin e distancës së organizuesve të lojërave të fatit e që do ia vështirëson kumarit qasjen e lehtë deri tek të rinjtë dhe të moshuarit. Skena ka të bëjë me ndonjë të ri përmbi 18 vjet. Diku viti i fundit në shkollë të mesme e që tundohet që paret që i ka për…
Author: IM
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar sot zyrtarisht Zylfiqar Zejnullën, kryetarin e sapozgjedhur të Partisë Demokratike Turke, për marrjen e postit të tij të ri politik. Në një status të shpërndarë në rrjetet sociale, Taravari vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet partive politike që përfaqësojnë komunitete të ndryshme në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ky bashkëpunim është kyç për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse. “Urova sot kryetarin e sapozgjedhur të Partisë Demokratike Turke, z. Zylfiqar Zejnulla, për postin e tij. Me pritshmëritë më të mira, mezi pres të punojmë bashkë drejt zgjidhjeve…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka realizuar sot një takim me deputetin e Frontit Evropian nga Lëvizja për të Drejtat dhe Demokracinë e Turqve të Maqedonisë, Salih Murat. Gjatë takimit u diskutua rreth angazhimeve të deputetit Murat dhe të grupit parlamentar në Kuvend, iniciativave ligjore që priten të ndërmerren në periudhën në vijim, si dhe rreth bashkëpunimit politik në kuadër të Frontit Evropian. Po ashtu u fol për vizitën zyrtare që deputeti Murat realizoi javën e kaluar në Turqi, ku u ndanë përshtypjet dhe rezultatet nga kjo vizitë me rëndësi të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve…
Shkruan: Gafur Zharku LETËR E HAPUR DREJTUAR Z. DONALD J. TRUMP President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Z. President Trump, Me ndjenjat më të sinqerta të respektit për rolin që keni luajtur në historinë moderne të Amerikës dhe ndikimin tuaj të padiskutueshëm në arenën ndërkombëtare, më lejoni t’ju drejtohem përmes kësaj letre të hapur me një thirrje për reflektim të thellë mbi sfidat e mëdha që po përfshijnë botën sot – dhe mbi nevojën urgjente për udhëheqje të guximshme, vizion strategjik dhe diplomaci që frymëzon besim global. ________________________________________ 1. Lufta Rusi-Ukrainë – Koha për një paqe të qëndrueshme dhe…
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, organizoi një vizitë të trupit diplomatik në Komunën e Dibrës, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe përfaqësuesit institucionalë të zonës. Në vizitë morën pjesë: 🇪🇺 z. Michalis Rokas, Ambasador i Bashkimit Evropian 🇽🇰 z. Florian Qehaja, Ambasador i Republikës së Kosovës 🇮🇹 z. Paolo Palminteri, Ambasador i Italisë 🇸🇮 z. Gregor Presker, Ambasador i Sllovenisë 🇲🇪 z. Zoran Miljanić, Ambasador i Malit të Zi 🇧🇬 z. Zhelyazko Radukov, Ambasador i Bullgarisë 🇱🇹 znj. Vilma Dambrauskiene, Ambasadore e Lituanisë Pjesë e takimeve ishin edhe deputetët e zonës znj. Arbana Pasholli, (kryetare e…
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka reaguar lidhur me rastet e përsëritura të ndalimit të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, të cilët ndalohen çdo tre muaj me kërkesë të Serbisë përmes Interpolit. Në një deklaratë për Telegrafi Maqedoni, ai thekson se problemi është më i gjerë dhe ka të bëjë me abuzimin që Serbia bën me instrumentet ndërkombëtare. “Çështja është përtej Maqedonisë së Veriut sepse Serbia po e keqpërdor instrumentin e Interpolit. Mirëpo kemi një bashkëpunim të shkëlqyer, sidomos me zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti, i cili ka përvojën e tij dhe vihet…
Eurodeputetja Marta Kos, raportuese për Ballkanin Peréndimor në Parlamentin Evropian, ka vlerësuar ritmin e përshpejtuar të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar njëkohësisht nevojën për reforma të thella në Maqedoninë e Veriut, pas miratimit të raportit të parë për këtë vend pas tre vitesh. Në një sërë postimesh në rrjetin X (ish-Twitter), Kos deklaroi: “Bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë po përparojnë më shpejt se kurrë. Në Parlamentin Evropian theksova se ky përparim është tregues i përkushtimit të Shqipërisë dhe i mbështetjes së vazhdueshme të BE-së. Një përfshirje e tillë gjithëpërfshirëse e shoqërisë është vendimtare për të…
Kërkesë publike kryeministrit, Hristijan Mickovski! Ju lutem bëni publike të gjithë ata familjarë të funksionarëve të kaluar dhe të tanishëm që marrin rroga 50 mijë denarē deri nē 60 mijë denarē në muaj pa shkuar në punë fare! Nëse mendoni që jeni ndryshe, bëjeni publike gjithçka, bejini publike të gjithë ato miliona euro qē kanë shkuar kot dhe po vazhdojnë të shkojnë kot! Nëse është shpifje, më padisni për shpifje! Drejtuar, kryeministrit Mickovski! I nderuar kryeministër i RMV-së, Hristijan Mickovski, këtë kërkesë do ta bëj edhe në zyrën tuaj në qeveri, dhe do të të takoj personalisht! Lindim Etemi- gazetar!
Pas vizitës që sot realizoi kryeparlamentari Afrim Gashi, varrezat në Potoçari të Srebrenicës, në Ditën Përkujtimore të Gjenocidit të Srebrenicës, ku u kujtuan mbi 8000 viktima myslimane në këtë territor, kryetari i Parlamentit të RMV-së, kishte rastin që të viziton edhe varrin e liderit historik boshnjak, Alija Izetbegoviq. Në lidhje me këtë ngjarje, kryeparlamentari Gashi ka shkruar kështu: Gjatë qëndrimit në Bosnje dhe Hercegovinë, e vizitova edhe Muzeun Historik të presidentit Alija Izetbegoviq. Përgjatë fotografive dhe kujtimeve të ekspozuara aty, ndjehet qartë sakrifica, qëndresa dhe përkushtimi për liri, drejtësi dhe dinjitet njerëzor. Po ashtu, në këtë ditë të shenjtë të…
Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Numan Kurtulmuş, publikoi një mesazh me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, transmeton Anadolu. Në mesazhin e publikuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Kurtulmuş përkujtoi 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, një nga ngjarjet më tragjike në historinë e njerëzimit, e cila ndodhi në Evropë para syve të botës në vitin 1995. Ai tha se përkujton me mëshirë 8.372 boshnjakët e masakruar në gjenocid dhe ndan me gjithë zemër dhimbjen e familjeve të tyre dhe të popullit të Bosnjë e Hercegovinës. “Sot, ndërsa të gjithë njerëzit e ndërgjegjshëm kujtojnë me…
Pavarësisht pretendimeve të kryeministrit Hristijan Mickoski, lideri opozitar Venko Filipçe thotë se me raportin e fundit evropian për progresin e vendit, nuk cënohet gjuha dhe identiteti maqedonas. Ai tha se, raporti nuk është për ekzistencën e kombit dhe gjuhës maqedonase dhe se ato janë qartë të definuara dhe të mbrojtura dhe askush nuk mund t’i dëmtojë. Venko Filipçe, LSDM “Populli maqedonas ka një vizion të qartë dhe një vullnet të fortë për t’u integruar në BE, por pa kompromentuar dinjitetin dhe identitetin e tyre kombëtar. Lufta dhe vizioni ynë ishin të qartë: të mbrojmë gjuhën dhe identitetin dhe të hyjmë…
Ne shohim shumë ndikim të huaj në Maqedoninë e Veriut. Duhet të luftojmë kundër tij, qoftë serb, kinez apo rus. Kështu deklaroi raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Thomas Weitz, në Strasburg, raportoi BGNES. Raporti i tij do të votohet më 9 korrik. Ai theksoi se raporti përmban kushtin për ndryshimin e Kushtetutës dhe konkretisht, përfshirjen e bullgarëve në të, sipas artikujve të medias. “Raporti thekson gjuhën e urrejtjes, nevojën për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, thotë Weitz, duke bërë thirrje për liri mediash dhe llogaridhënie të qartë për pronësinë e tyre. Komisionerja e Zgjerimit të…

