Sektori për Punë të Brendshme në Strugë ka inicuar procedurë ligjore ndaj vetëqeverisjes lokale dhe drejtuesit të saj. Policia ka dorëzuar zyrtarisht kërkesë për fillimin e një procedure për kundërvajtje ndaj Komunës së Strugës dhe kryetarit Mendi Qyra, për shkak të mosrespektimit të protokolleve shtetërore dhe ligjeve gjatë shënimit të Ditës së Flamurit Shqiptar, njofton Almakos.com. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), organizatorët e ngjarjes kanë bërë shkelje duke mos e vendosur flamurin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë manifestimit, gjë që përbën shkelje të drejtpërdrejtë të dispozitave ligjore. Incidenti për të cilin ngarkohet…
Author: IM
Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si trajtohen çështjet penale në Bosnje dhe në gjithë rajonin. Në çështjen 03OK019233 K3, kjo gjykatë ka rrëzuar provat e siguruara përmes përgjimit dhe deshifrimit të aplikacionit SKY ECC, duke vënë në pikëpyetje gjithë konceptin e përdorimit të komunikimeve të hakura si bazë për dënime. Vendimi godet drejtpërdrejt praktikën e viteve të fundit, ku mesazhet e SKY, ANOM apo platformave të tjera të koduara janë përdorur si prova kryesore në shumë procese. Gjykata arsyeton se mbrojtja nuk ka asnjë mundësi ta…
Nafie Selmani E drejta për protestë është universale dhe e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare. Po aq e garantuar është edhe e drejta për të mos marrë pjesë dhe askush nuk mund të të detyrojë. Mirëpo mënyra se si burrat e VLEN-it “мешаат баби и жаби” në lidhje me marshin e paralajmëruar të 13 dhjetorit është, qesharake. Ali Ahmetin mund ta kritikojmë për shumë punë e shumë mospunë. Por të gjithë ju, burrat e VLEN-it, u poqët politikisht te Ali Ahmeti. Përfituat nga ai, kush më shumë, kush më pak, gjersa pak njerëz prej nesh e kritikonim me korrektësi,duke…
Krisje mes marrëdhënieve të kryetarit të Strugës Mendi Qyra dhe kryeministrit Hristijan Micksoki. Gjatë brifingut të djeshëm me gazetarët, Mickoski është shprehur i zhgënjyer nga Qyra pasi që në festën e 28 Nëntorit në shëtitoren e Lumit Drin në Strugë, janë vendosur vetëm flamuj shqiptar, por jo edhe ai shtetëror, siç parashikon ligji. Kryeministri nuk e ka pranuar arsyetimin e Qyrës që ia ka thënë nëpërmjet bisede nëpërmjet sms-porosive se çdo vit festa është organizuar në këtë mënyrë. Si rezultat i kësaj, Mickoski tha se nuk beson që këshilltarët e VMRO-DPMNE-së do ta mbështesin punën e Qyrës. Lidhur me këtë…
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, zhvilloi një vizitë zyrtare në qytetin e Dibrës. Sipas njoftimit të kabinetit të kryetarit të Komunës, Fisnik Mela, takimi u mbajt në një atmosferë bashkëpunimi të hapur, duke reflektuar marrëdhëniet shumë të mira ndërinstitucionale dhe interesin e përbashkët për zhvillimin e rajonit, shkruan gazeta KOHA. Gjatë takimit, Kryetari Mela theksoi rëndësinë e projekteve ndërkufitare, duke vënë theks të veçantë te funksionalizimi i pikës së përbashkët kufitare “One Stop”. Sipas Melës, ky projekt është një hap i rëndësishëm për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve, shkurtimin e procedurave doganore dhe rritjen…
Sipas dy anketave të fundit – një të realizuar nga IPSOS gjatë gjithë muajit në terren dhe një tjetër nga IPIS përmes telefonit në dy javët e fundit – rezulton se nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin këtë javë, VMRO-DPMNE do të dilte bindshëm forcë e parë politike, me 25 deri në 28 për qind të mbështetjes. Të dhënat e tjera të sondazheve tregojnë këtë shpërndarje të mbështetjes: VREDI: 7–8% Levica: 6–8% SDSM: 6–8% DUI / NAI: 6–8% ZNAM: 3–4% Parti të tjera: 2–3% Një pjesë e madhe e të anketuarve mbeten jashtë përzgjedhjes së qartë: Të papërcaktuar: 7–8% Refuzojnë…
Kaltrina Zekolli: “Unë mendoj se është momenti për t’u zgjedhur një person si lider për të udhëhequr në aspektin formal VLEN-in. Por realisht mendoj që pasi të zgjidhet, cilido qoftë ai, unë mendoj se të gjitha vendimet brenda VLEN-it do të vazhdojnë të merren në frymën e njëjtë një bashkëpunim që rrallë herë e kemi parë në skenën shqiptare të partive shqiptare dhe me jetëgjatësi siç e kishte VLEN-i. Kështu që do të shohim si do të rrjedhin punët. TV21: A janë liderët në një linjë? Sepse dëgjojmë deklarata të ndryshme, nga njëra anë dikusht thotë se do të zgjidhjet…
Sot në Parlament u miratua formimi i Komisionit Anketues për hetimin e katër tragjedive të rënda që tronditën vendin: zjarrin në Koçan, aksidentin e “Besa Trans”, aksidentin e “Durmo Turs” dhe tragjedinë e spitalit modular në Tetovë. Lidhur me këtë vendim ka reaguar Abdulselam Selami, një nga familjarët e viktimave të këtyre ngjarjeve të dhimbshme, ku motra e tij humbi jetën në aksidentin me autobus në Bullgari. Ai e ka përshëndetur krijimin e komisionit, duke theksuar se familjet kërkojnë drejtësi, transparencë dhe përgjegjësi. “Shpresojmë që ky komision të punojë me ndershmëri dhe të nxjerrë në pah të vërtetën. Ne kemi…
Nafie Selmani Por në VLEN nuk janë vetëm këta të dy. Aty është Alternativa e Zeqirija Ibrahimit, është Arben Fetai që në vazhdimësi pretendon se përfaqëson ASH-në, është edhe një lëvizje e quajtur Arbëria, dhe është edhe Bekim Qoku, i cili pa votues e pa strukturë pretendon se përfaqëson Vetëvendosjen e cila në Maqedoni nuk ekziston si organizim politik. Deklarata e Mexhitit ndezi menjëherë aktivistët dhe portale të caktuara, të cilët filluan t’i bien daulles për kryetarin e vet, secili duke u përpjekur ta paraqesë liderin e partisë që i takon si më të duhurin dhe më meritorin në VLEN.…
Sumea Ramadani publikon librin e saj të parë “Dy botërat e shërimit” Nga Shtëpia Botuese e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik ka dalë nga shtypi libri i parë i autores Sumea Ramadani, me titull “Dy botërat e shërimit”. Libri fillon me një dedikim për të gjithë ata që besojnë se shërimi nuk gjendet në një vend të vetëm, por në përpjekjet e panumërta gjatë udhëtimit drejt gjithësisë. Në këtë vepër, autorja trajton në mënyrë të thelluar konceptin, zhvillimin dhe vazhdueshmërinë e varësisë ndaj drogave, si dhe metodat e ndryshme të trajtimit që ofrohen në Maqedoninë e Veriut si ato konvencionale, ashtu edhe…
OKH Merhamet në bashkëpunim me The Islamic Solidarity Fund Organisation of Islamic Cooperation, ndau certifikatat me rastin e përfundimin të kurseve të gjuhës arabe. Këto kurse realizohen që katër vite me rradhë, në qytetet Tetovë, Shkup, Kumanovë dhe Kërçovë. Ky program mësimor u mundëson kandidatëve që lehtësisht dhe në mënyrë të këndshme të mësojnë gjuhën arabe. Programi që përdoret me emrin “Mifftahul arabije” apo në shqip “Çelësi i gjuhës arabe”, është i përgaditur nga ekspert ndërkombëtar të gjuhës arabe. Përmes këtij programi dhe me ndihmën e profesorëve të gjuhës arabe të trajnuar profesionalisht, kanditatët tanë kanë arritur që në nivel…
Shkruan: Prof. Dr. Metin İzeti 28 Nëntori është një kthjellim metafizik, një çast i rendesishem ku koha historike perputhet me atë filozofike, dhe ku shpirti kolektiv i një populli e ndjen vetveten si një force të pavarur dhe të përhershme. Pavaresia, e shpallur në atë mbrëmje të vjeshtës së vitit 1912, ishte ishte një “Po!” i zhurmshëm ekzistencial, një deklaratë e qëndrueshme e qenies shqiptare në faqen e dheut. Dhe në qendër të kësaj deklarate, duke u valëvituar si një premtim dhe një kujtim, qëndron metafora e flamurit – jo si një copë pelhure, por si një arketip i vazhdimësisë…

