Author: IM

Disa institucione stomatologjike, përmes një njoftimi për shtyp, përshëndesin me mbështetje të plotë vendimin e Ministrit të Shëndetësisë që ka të bëjë me Odën e Stomatologëve të Maqedonisë. – Ne vlerësojmë se ky vendim do të kontribuojë në tejkalimin e problemeve dhe mangësive shumëvjeçare në funksionimin e odës dhe do të jetë në drejtim të avancimit të veprimtarisë stomatologjike, thuhet në njoftim. Mbështetje nga: – Fakulteti i Stomatologjisë – Shkup – Fakulteti i Stomatologjisë – Tetovë – Shoqata Stomatologjike e Maqedonisë – MSH – Shoqata Stomatologjike e Shqiptarëve – Tetovë (SDA) – Shoqata e institucioneve private shëndetësore stomatologjike dhe e…

Lexo më Shumë

Shkruan: Naser Selmani Raporti i Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut, ku qartë shprehet shqetësim për rrezikun nga ndikimi i botës serbe, ka tronditur skenën politike të vendit. BE ia përplasi në fytyrë qeverisë një realitet që nuk mund të injorohej më. Reagimi i partive shqiptare ishte i papërgjegjshëm sepse përdorën këtë temë tejet serioze për konsum të brendshëm. Ato raportin duhej ta përdornin për të goditur politikën proserbe maqedone, e jo të akuzojnë njëra tjetrën për përkrahjen e projektit të botës serbe duke krijuar përshtypje të gabuar në opinion. Ndjenja proserbe në Maqedoni i ushqejnë partitë maqedone, VMRO hapur,…

Lexo më Shumë

Pas gati katër muajsh të kaluara në izolim total në regjimin famëkeq “41bis”, Deme Shehu nga Grupi i Kumanovës është rikthyer sot në Burgun e Idrizovës. Përmes një deklarate publike, Shehu rrëfen kushtet ekstreme të mbajtjes dhe shpreh vendosmërinë e tij për të mos u thyer shpirtërisht, pavarësisht padrejtësive të përjetuara. Shehu falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë katër muajve të izolimit, duke veçuar përfaqësuesit diplomatik të Kosovës në Shkup, Z. Nuhi Shala dhe Z. Florian Qehaja, për përkushtimin dhe ndjeshmërinë e treguar. Më poshtë shkrimi i plotë i Demë Shehut: Pas gati katër muajsh izolim në…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar komune i Aleancës Kombëtare për Integrim, për komunën e Çairit, Bujar Osmani, gjatë këtyre ditëve ka intensifikuar takimet e tij në terren, ku mes tjerash Osmani ka zhvilluar bashkëbisedime me anëtaret e dy këshillave vendore nga Forumi i Gruas: “Teli” dhe “Luan Haradinaj”. Në lidhje me këto takime me aktivistet e Forumit të Gruas, kandidati për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka shkruar: “Sot pata një takim me gratë e Këshillit Vendor “Luan Haradinaj”. Është një mobilizim i pashembullt i grave të shqetësuara për të ardhmen e fëmijëve të tyre, në një vend të izoluar nga BE,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pak çaste më parë, ka njoftuar se kandidati i Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim për Qytetin e Shkupit, do të jetë kryetari i Lëvizjes “Populli”, Skender Rexhepi-Zejdi. Këtë lajm ditë më parë e bëri publike TV Shenja nga burime të mirëinformuara, që Rexhepi do të jetë kandidat për Qytetin e Shkupit. Postimi i plotë i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti: Pas konsultave me liderët e partive politike që përbëjnë Besëlidhjen Aleanca Kombëtare për Integrim, me unitet të plotë dhe me vendim të përbashkët, u dakorduam që kandidati ynë për Kryetar të Qytetit…

Lexo më Shumë

Ndonëse politika u lavdërua për zgjidhje të problemit me shkollën e Norovës, nxënësit edhe këtë shtator vitin e ri shkollor do ta nisin në objektin e vjetër. Pesimistë se nxënësit vitin e ri shkollor do ta nisin në objektin e ri janë edhe prindërit. Dashmir Jusufi, prind nga Nerova me të cilin bisedoi TV Shenja tha se pas legalizimit, nuk është ndërmarrë asnjë hap tjetër për kompletimin e objektit të ri. Tha se kërkesat për kompletim nga ana e Komunës janë dërguar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës megjithatë tha se janë procedura për të cilat duhet pritur. TELEFONATË –…

Lexo më Shumë

Nga Arben Ramkaj Në shtatorin e vitit 2024, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama prezantoi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara idenë e krijimit të një entiteti të veçantë për komunitetin bektashi, një organizëm autonom që do të ruante trashëgiminë shpirtërore të këtij besimi. Por edhe pse u reklamua si e tillë, kjo ide shkaktoi reagime të menjëhershme dhe të forta brenda Shqipërisë dhe në rajon. Sigurisht, reagimi nuk buronte nga kundërshtimi ndaj vetë Bektashizmit, por ndaj formatimit të tij si një “entitet autonom” që mund të hapte rrugë për privilegje shtetërore apo veçime të panevojshme. Komuniteti bektashi, si…

Lexo më Shumë

Në prag të sfidës vendimtare ndaj Qarabagut, në kuadër të turit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve, presidenti i KF Shkëndija, Lazim Destani, ka dhënë një mesazh të fuqishëm drejtuar tifozëve kuqezi dhe gjithë opinionit sportiv në vend. Më poshtë shkrimi i plotë i Destanit: Me emocion më të madh për arritjet e deritanishme, ëndrra jonë vazhdon. Me përkushtim dhe fokus të madh, klubi ynë po ecën përpara drejt synimeve të reja dhe drejt arritjeve që i meritojmë. Qëllimi ynë është suksesi dhe rruga në Champions League. Sot do të jemi të gjithë në tribunat e stadiumit, duke kënduar…

Lexo më Shumë

Ramadan Imeri ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Komunës së Dibrës. Ai do të garojë si kandidat i pavarur, pa mbështetje partiake, duke u zotuar për një qeverisje të ndershme, njerëzore dhe pranë qytetarëve. Në shkrimin e tij, Imeri thekson se synon t’u shërbejë dibranëve me përgjegjësi e përkushtim, duke vënë në plan të parë vlerat, veprat konkrete dhe afërsinë me qytetarin. Krah tij, si bartës i listës, do të jetë Dërgim Kaja. Postimi i plotë i Ramadan Imerit: Të nderuar qytetarë të Dibrës, Unë, Ramadan Imeri, kandidoj si i pavarur për kryetar të Komunës së Dibrës. Pa parti,…

Lexo më Shumë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve raciste dhe ultranacionaliste të bëra nga një grup tifozësh maqedonas gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski. Më poshtë reagimi i plotë i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë: Thirrjet raciste të dhjetra tifozëve ultranacionalistë maqedonas në prani të Kryeministrit Mickovski dhe heshtja e tij, janë njollë dhe shenjë antieuropiane në Maqedoninë e Veriut. Turp për organizatat e mediave dhe gazetarëve maqedonas që heshtin ndaj akteve të tilla! Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon shfaqjen e thirrjeve raciste dhe ultranacionaliste të tifozëve…

Lexo më Shumë

Kadir Ismaili ka ndërmjetësuar në vizitën e një investitoreje të njohur nga Kina Znj Ye Jiangbo, një udhëheqëse e shquar biznesi nga Kunming, provinca Yunnan. Znj. Ye është pasardhëse e një perandorie të suksesshme familjare dhe mban postin e Nënkryetares së Federatës së Grave në Dhomën e Sipërmarrësve të Rinj të Yunnan-it. Ajo menaxhon një portofol të gjerë që përfshin disa industri, duke përfshirë operacionet ndërkombëtare të import-eksportit në Azi si dhe më shumë se 100 hotele. “Lidhja jonë u krijua gjatë takimeve në Dhomën Ekonomike në Kunming, në provincën Yunnan. Pas ftesës sime, Znj. Ye ka mbërritur tashmë në…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka reaguar ndaj gazetarit Ermal Panduri, pas një përplasjeje që nisi nga emisioni i këtij të fundit. Përmes një reagimi, Fetai akuzon Pandurin dhe segmente të tjera mediatike se po përpiqen të manipulojnë opinionin publik përmes videove të montuara dhe deklaratave melodramatike. Më poshtë reagimi i plotë i Fetait: Ermal i dashur, Të paskan rrejt këta patriotët me bateria. E vërteta nuk fshihet as me video të manipuluara, as me fjalime melodramatike të atyre që guxuan t’i quajnë “fruta të kalbur” të rinjtë shqiptarë që i thanë jo tradhtisë. Kryeministri këtë javë në…

Lexo më Shumë