Author: IM

Në Shkup, Kryetari i OKH “Merhamet”, Ridvan Xhaferi, së bashku me anëtarin e bordit, Xhihad Husejini, morën pjesë në ceremoninë e festimit të Ditës Ndërkombëtare të Shtetit të Katarit, me ftesë të Ushtruesit të Detyrës së Ambasadorit të Shtetit të Katarit në Shkup, z. Rashid bin Said Al-Hajarin. Në praninë e shumë diplomatëve të huaj, personaliteteve dhe figurave nga jeta publike, u shënua kjo ngjarje e rëndësishme për popullin mik të Katarit. Në këtë ditë të veçantë, i urojmë Katarit zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenie afatgjatë, duke shprehur mirënjohjen tonë të sinqertë për mikpritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Lexo më Shumë

Prof. Milazim Krasniqi Përpjekjet e sotme për konvertimin fetar të shqiptarëve muslimanë në Kosovë nuk janë të izoluara, por vazhdimësi e projekteve historike antiislame në Europë dhe Ballkan. Këto nisma jnë forma të reja presioni propagandistik dhe psikologjik, të toleruara nga heshtja institucionale vendore dhe ndërkombëtare. Identiteti kombëtar shqiptar është ndërtuar me kontribut vendimtar të muslimanëve dhe se çdo përpjekje për ta cenuar atë përbën rrezik për kohezionin shoqëror dhe stabilitetin e Kosovës. Rrënjët fetare dhe burimet ideologjike e gjeopolitike të ideve dhe projekteve për çrrënjosjen e Islamit nga trojet shqiptare, e posaçërisht nga Kosova, janë të vjetra. Vetë Europa…

Lexo më Shumë

Shtëpia botuese Logos-A ka sjellë para lexuesve librin “Simbolika e Kryqit”, një vepër e rëndësishme e filozofit dhe mendimtarit francez René Guénon. Libri botohet në format A5, me 230 faqe, dhe vjen si një kontribut i çmuar në fushën e mendimit metafizik dhe simbolik. Pas veprës së njohur “Mbretërimi i Sasisë dhe Shenjat e Kohës”, përmes së cilës Logos-A e prezantoi më herët Guénon para publikut, autori rikthehet me një analizë të thelluar të simbolit të kryqit, duke treguar se si një formë e vetme mund të mbajë brenda saj një shumësi kuptimesh universale. Në “Simbolika e Kryqit”, Guénon fton…

Lexo më Shumë

Shkruan: Prof.Dr. Metin Izeti Vdekja, ajo skenë e pashmangshme që mbyll dramën e jetës, ka qenë, që nga kohërat më të lashta, burim i padryshkueshëm i pyetjeve, ankthit, dhe kërkimit për kuptim. Ajo qëndron në kufirin e të gjitha mendimeve tona, duke na shtyrë përtej rutinës së përditshmërisë drejt sfidave metafizike më të thella. Në historinë e ideve, gjenden dy qasje thelbësisht të kundërta ndaj këtij fenomeni: njëra e karakterizuar nga, ankthi, frika, hidhërimi dhe ndarja, tjetra nga pritja, gëzimi dhe bashkimi. Për shumë filozofë të epokës moderne, vdekja nuk është një portë, por një mur i pashmangshëm që i…

Lexo më Shumë

INNOX Innovation Centre mori pjesë në Take Off Istanbul 2025, një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare për startup-e, inovacion dhe investime, ku u zhvilluan takime të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve financiare, teknologjike dhe organizatave ndërkombëtare. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm Dr. Bilal Sucubaşı, Drejtor i Përgjithshëm i Halk Katılım Bankası dhe njëkohësisht Kryetar i Bordit Drejtues të INNOX, Abil Baush, CEO i INNOX Innovation Centre, Zoran Lazarevski, anëtar i MASIT dhe Nënkryetar i WITSA, si dhe Muhammed Can Veysel, përfaqësues i T3 Foundation në Mal të Zi dhe studiues në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Gjatë takimeve në kuadër të…

Lexo më Shumë

Qasja e Prof. Dr. Mehmet Görmez Rreth Islamit, Shkencave Islame, Usulit, Metodologjisë, Makasidit, Vlerave dhe Moralit Islami është feja burimore/parësore dhe e natyrshme e njerëzimit. Kjo fe, e cila ka vlefshmëri të përjetshme, ka filluar me Hz. Ademin a. s. dhe është përtërirë për herë të fundit me Hz. Muhamedin (paqja qoftë mbi të!), përmes së cilit ka arritur kulmin, është plotësuar dhe ka zënë një pozicion unik në historinë e njerëzimit. Islami, si një sistem jetese, trajton të gjitha aspektet e ekzistencës dhe veprimtarisë së njeriut, duke përfshirë në diapazonin e tij karakteristikat shpirtërore, mendore dhe materiale. Ai nuk…

Lexo më Shumë

Kryeministri australian Anthony Albanese vizitoi të martën Spitalin St. George në jug të Sidneit, ku u takua me Ahmed Al Ahmedin, njeriun që është cilësuar si hero për çarmatimin e njërit prej sulmuesve gjatë incidentit në Bondi Beach. Pas takimit, Albanese vlerësoi guximin e Ahmedit, duke thënë se ai përfaqësonte “më të mirën e vendit”. “Ahmed, ti je një hero australian. Ti e vure veten në rrezik për të shpëtuar të tjerët,” shkroi Albanese në rrjetin social X, duke shtuar: “Në momentet më të këqija, shohim më të mirën e australianëve, dhe pikërisht këtë pamë të dielën në mbrëmje. Në…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Prof. Dr. Mehmet Görmez, aktualisht drejtor i Institutit për Mendim Islam, me dekret të Presidentit Rexhep Tajjip Erdogan është emëruar rektor i Universitetit Ndërkombëtar për Islam, Shkencë dhe Teknologji të Republikës së Turqisë. Vendimet për emërimet, të nënshkruara nga Presidenti Erdoğan, janë publikuar në Gazetën Zyrtare të Turqisë. Sipas këtyre vendimeve, Prof. Dr. Mehmet Görmez do të ushtrojë detyrën e rektorit të këtij universiteti. Emërimi i tij vlerësohet si një hap i rëndësishëm për forcimin e rolit akademik dhe ndërkombëtar të universitetit në fushat e studimeve islame dhe më gjerë.

Lexo më Shumë

Instituti për Studime Humane dhe Avancim të Lartë Hasan Tahsin organizoi promovimin e librit “Perandoria Osmane 1299–1922” nga Prof. Dr. Ahmet Şimşirgil. Autori ishte i pranishëm në këtë aktivitet, ku bashkëbisedoi drejtpërdrejt me pjesëmarrësit rreth temave dhe qasjeve historike të trajtuara në libër. Ngjarja u pasurua me diskutime akademike nga panelistët PhD Fitim Veliu dhe PhD Fahri Avdija, të cilët ofruan analiza shkencore dhe vlerësime kritike mbi përmbajtjen dhe rëndësinë e veprës. Në përmbyllje të aktivitetit, Prof. Dr. Ahmet Şimşirgil dhuroi autografe për të pranishmit, duke e bërë promovimin më interaktiv dhe të veçantë. Instituti Hasan Tahsin vazhdon të mbetet…

Lexo më Shumë

Në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tetovës u zhvillua prezantim informues rreth veprimtarisë dhe misionit të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL). Në këtë ngjarje, auditori u njoh me këtë institucion që ka një mision të rëndësishëm, si dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës nga aspekti historik, ushtarak, ekonomik, juridik, ekologjik, kulturor, psikologjik, mjeko-ligjor dhe sociologjik, duke përfshirë edhe dimensione të tjera me rëndësi për një kuptim të plotë dhe gjithëpërfshirës të këtyre krimeve. Organizimin e kësaj veprimtarie e përshëndeti dekani i Fakultetit Filozofik Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, i cili theksoi se të…

Lexo më Shumë

Kanë filluar aplikimet për Konkursin e Leximit të Librave “E Ardhme e Ndriçuar”, i cili synon të inkurajojë të rinjtë drejt leximit. Në konkurs, nxënësit që do të lexojnë librin e përcaktuar “Të Shohësh Prej Mollës” dhe do të marrin pjesë në provim, do të kenë mundësinë të vlerësojnë njohuritë dhe aftësinë e tyre të të kuptuarit. Për fituesit e konkursit do të ndahen çmime monetare: çmimi i parë 500 €, çmimi i dytë 400 € dhe çmimi i tretë 300 €. Afati i aplikimit është deri më 18 dhjetor 2025, ndërsa provimi i konkursit do të zhvillohet më 28…

Lexo më Shumë