Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, Ramadan Imeri, kandidati i pavarur për Kryetar të Komunës së Dibrës, zhvilloi një takim me biznesmenë dhe zejtarë të qytetit. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe shkëmbimi i ideve për zhvillimin e qendrës së qytetit, veçanërisht të shëtitores, ku janë të përqendruara shumica e bizneseve dhe dyqaneve të dibranëve. Gjatë diskutimeve, Imeri paraqiti programin dhe idetë e tij për përmirësimin e jetës ekonomike dhe urbane, ndërsa pjesëmarrësit kontribuan me mendime dhe propozime të vlefshme për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit. “Ne japim ide dhe plane konkrete – jo fjalë boshe,” theksoi Ramadan…
Author: IM
Kryetari i Fondacionit ALSAR ka vizituar gjatë qëndrimit në Ankara titullarin e YTB-së, Departamentit për Turqit që Jetojnë Jashtë Vendit dhe Marrëdhëniet me Komunitetet Mike. Z. Mehdi Gurra i është rezervuar një pritje të ngrohtë nga kryetari i YTB-së, z. Abdulhadi Turus, e shoqëruar nga një bisedë e hapur, miqësore, në kuadër të bashkëpunimit. Duke e çmuar njohjen e hershme dhe miqësinë e gjatë të tij dhe të institucionit që drejton me kryetarin e YTB-së, z. Gurra i përcolli atij urimet dhe kënaqësinë e veçantë për këtë detyrë të re dhe të rëndësishme. Në takim u fol për bashkëpunimin ndërmjet…
Në një reagim të Aleancës për Shqiptarët kanë akuzuar VLEN-in për festën e djeshme me anëtar të VMRO-DPMNE-së dhe pa himnin kombëtar. “Festa e djeshme e të ashtuquajturës “fitore” në një komunë shqiptare tregoi më qartë se kurrë kush është në kontroll dhe kush janë vasalët politikë në këtë pushtet të degraduar. Pamjet ku Martin Stojanovski, kryetar i komunitetit komunal të VMRO-DPMNE-së, feston në mesin e drejtuesve të VLEN-it, janë dëshmia më e pastër se kjo “fitore” nuk ishte e shqiptarëve, por e VMRO-së. Ishte VMRO që ua dha votat, dhe sot kërkon hise në pushtet e në festë –…
Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti Vepra e Franz Kafkës, “Metamorfoza”, shumë më tepër se një tregim grotesk për një njeri të kthyer në insekt, është një alegori e mprehtë për gjendjen njerëzore. Përtej pamjes fantastike, tragjedia e Gregor Samsa’s nuk është aq e largët nga ekzistenca e shumë njerëzve në shoqërinë tonë të sotme. Duke e shqyrtuar karakterin e tij përmes një prizmi modern, shohim se metamorfoza e tij nuk është vetëm fizike, por është një pasqyrim ekstrem i ndjenjave të alienimit, shfrytëzimit dhe humbjes së identitetit që përjetojnë individët sot. Gregor Samsa është një rob i sistemit. Para transformimit,…
Përfaqësuesit e OKH Merhamet gjatë këtyre ditëve kanë qenë pjesëmarrës në Forumin Ballkanik për Zhvillimin e Kapaciteteve dhe Qëndrueshmërinë e Organizatave Humanitare që është mbajtur në Stamboll. Komunikata e plotë e OKH Merhamet: Më 25 dhe 26 Tetor 2025 në Stamboll, u mbajt Forumi i Ballkanit, organizuar nga organizatat ndërkombëtare: Toplum Vakfı, Qatar Charity, Usva Vakfı, IDSB, Yedi Cihan dhe Wamy. Organizatën Kulturore Humanitare Merhamet në këtë forum e përfaqësuan z. Bekim Sulejmani dhe z. Xhihad Husejini. Ky forum kishte për qëllim të ofrojë një platformë bashkëpunimi dhe reflektimi për organizatat humanitare të rajonit të Ballkanit, duke synuar rritjen e…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për A2 CNN në Shqipëri, ka komentuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se opozita shqiptare ka dalë dukshëm më e fortë se kampi qeverisës. “Pa dyshim se nëse i mbledhim votat e listave për këshilltarë komunalë, për ansambleistë komunalë, Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI ka 25% më shumë vota sesa koalicioni qeverisës, VLEN. Nëse analizohet edhe numri i votave që morën kandidatët për kryetarë komunash nga Aleanca Kombëtare, edhe aty jemi mbi 20% me më shumë vota se VLEN-i, edhe…
Bartësi i listës së pavarur Për Shqiptarët e Kumanovës, Mesut Bajrami, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, duke deklaruar se subjekti i tij është dëmtuar ndjeshëm gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave. Sipas Bajramit, lista e tij ka marrë rreth 1,500 vota, por janë evidentuar “parregullsi serioze” në disa qendra votimi. Ai pretendon se vetëm në kutinë e votimit ku ai vetë ka votuar (1021) janë bërë të pavlefshme 60 vota, ndërsa në qendrën e votimit në burgun e Idrizovës janë “humbur” edhe 15 vota. “Komisionerët e VLEN-it, në bashkëpunim me AKI-në, sipas analizave tona, na kanë…
Kandidati i pavarur për komunën e Strugës, Besnik Asani, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale to ta përkrah Arsim Dalipin nga AKI. Dalipi tha se se ky bashkim mes dy kandidatëve, është mesazh se ndryshimi është i mundur dhe është afër dhe shtoi se, në këtë rast, fitorja nuk është vetëm qëllim, por domosdoshmëri. “Pas një analize të kujdesshme zgjedhore dhe konsultimeve me mbështetësit tanë, kemi marrë vendimin që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ta mbështesim Arsim Dalipin. Ky vendim është vizionar dhe i përgjegjshëm, i drejtuar kah e ardhmja e qytetit tonë. Besojmë se së bashku…
Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti Një shpirt i ndarë, një trup i çarë, Një komb i humbur në rrugë të errëta. Eko në heshtje, fjalët janë mbetur përgjysmë, Dhe besimi i vjetër, si flakë e dobët, mban vetëm një fije drite. Harruam burimin, zërin e parë, Dritën e profetëve, që na ndriçonte më parë. Ne ndjekëm hije, ne ndajmë gurët e varrit të të parëve, E mendojmë se fitojmë, kurse vetëm humbasim gjërat tona më të shtrenjta. Por nga fletët e një libri te shenjtë, që digjet nga brenda, Ngrihet një thirrje, që s’është përrallë, por urtësi e vjetër. “O…
Çmimet e ndara nga Shoqata e Gazetarëve GAP këtë vit u dorëzuan në një ceremoni solemne në Pallatin e Parlamentit në Bukuresht, Rumani. Ngjarja u organizua në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë Rumuno-Turke dhe Shoqatën e Gazetarëve. Poetja dhe shkrimtarja shkupjane Lejla Sherif Emin u vlerësua me çmimin në kategorinë “Person që frymëzon shoqërinë në botën turke.” Në këtë ngjarje të rëndësishme, Lejla Sherif Emin përfaqësoi me dinjitet Maqedoninë e Veriut.
Kryrtari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot së bashku me disa nga bashkëpartiakët kanë qëndruat në Strugë në mbështetje të kandidatit të AKi-së, Dr. Arsim Dalipi i cili garon në rreth të dytë me kandidatin e VMRO-së, Mendy Qira, shkruan Top24. “Nuk ka dyshim që komuna e Strugës do të udhëhiqet nga Arsim Dalipi një mjek i dëshmuar dhe një njeri me vizion të qartë për zhvillimin e Strugës. Dr. Arsimi së bashku me Valbonin, Isenin, Besnikun dhe Bajramin do të jenë kurora e fitores së 2 Nëntorit” u shpreh Taravari nga Struga.
Sh.B. “Logos-A” ka nxjerr nga shtypi Numrin 1-2 të revistës së saj shkencore, ku në këto numra mund të shohim tekste akademiko-shkencore, nga profesorët eminentë botëror, Sejjid Husein Nasr, Ibrahim Kallën, Lea Ypi, Ferid Muhiç etj. Komunikata e plotë nga Logos-A: Me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë se ka dalë nga shtypi Numri 1-2 i revistës sonë shkencore, Logos-A! E përkushtuar ndaj zhvillimit të shkencës dhe dijes, Logos-A ju sjell artikujt më të fundit nga fusha e shkencave shoqërore dhe humane. Gjeni numrin e plotë (Nr. 1-2) online në: https://academix.logos-a.com/

