Author: IM

Një ngjarje e shëmtuar ka tronditur futbollin vendor sot në Prilep, gjatë ndeshjes së Ligës së Dytë mes Pobedës dhe Shkëndijës së Haraçinës. Ajo që duhej të ishte një përballje sportive u shndërrua në një skenë tensioni dhe urrejtjeje. Për gati gjithë ndeshjen, tifozët vendas nuk ndaluan me fyerjet në baza nacionale ndaj shqiptarëve, ndërsa në fund të takimit situata doli jashtë kontrollit, kur futbollistët e klubit nga Haraçina u sulmuan fizikisht. Për këto ngjare kanë reaguar edhe drejtuesit e KF Shkëndijës nga Haraçina, të cilët përmes një deklarate zyrtare dënuan ashpër incidentet dhe kërkuan ndërhyrjen e institucioneve përkatëse. “Skenat…

Lexo më Shumë

Në lagjen Nerez të Karposhit, është theksuar rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve lokalë dhe figurave të reja politike për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e komunitetit. Bashkim Bakiu, me këtë rast ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin për kryetar të ri të Komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski. Kjo mbështetje vjen pas rezultateve të fundit zgjedhore, në të cilat Bakiu fitoi besimin e një numri të konsiderueshëm të qytetarëve shqiptarë në Shkup. Në takimin e zhvilluar në Nerez, Bakiu theksoi gatishmërinë e tij për të kontribuar në iniciativat e kryetarit Lukrovski që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen…

Lexo më Shumë

Kandidati i pavarur për Komunën e Dibrës, Ramadan Imeri, i është kundër- përgjigjur kritikave të Fisnik Mela nga VLEN. Më poshtë reagimi i plotë i Imerit: Unë jam Ramadan Imeri, dhe në jetën time, kurrë dhe asnjëherë nuk i kam premtuar dikujt diçka që nuk kam mundur ta realizoj. Për shkrimet e juaja me ChatGBT, që për ironi të fatit edhe kur e pyesni, ja bëni pyetjet gabim, ta dini se, kur i kam ditur unë kompetencat e Kryetarit të Komunës, ju ishit dhe vazhdoni të jeni fëmije, këtë e dini edhe ju. Sa i takon premtimeve, nëse e faktoni…

Lexo më Shumë

Fisnik Mela ka shkruar rreth deklaratës së kundërkandidatit në një emision televiziv, “në lidhje me mos prezencën time në debat, dëshiroj të sqaroj opinionin publik se: Unë, Fisnik Mela, kam guxuar të marr përsipër përgjegjësinë për të garuar për udhëheqjen e Komunës së Dibrës, duke qenë i gatshëm të përballem me çdo sfidë dhe jo më debatet. Më datë 8 tetor 2025, në emisionin “Debat Përnime” me gazetaren Jeta Xharra, ishim të ftuar të tre kandidatët që garonim për Komunën e Dibrës. I vetmi që nuk pati guxim të merrte pjesë në atë debat ishit pikërisht ju, kundërkandidati i pavarur…

Lexo më Shumë

Të mërkurën, më 29 tetor të këtij viti, në një ceremoni solemne në Shtëpinë e Artistëve në Mynih, iu dorëzua Çmimi “Thomas Dehler” për vitin 2025 hafiz dr. Benjamin ef. Idrizit, imam i bashkësisë islame në Penzberg të Gjermanisë dhe themelues i Forumit Islamik të Mynihut. Hafiz dr. Benjamin ef. Idriz është figurë e njohur për publikun tonë. Ai ka lindur dhe është rritur në Shkup, në një familje hafizësh, si bir i hafizit të njohur Idriz Idrizit. Shkollimin e ka nisur në Siri, ndërsa studimet dhe përkryerjen profesionale i ka vazhduar në Francë, Gjermani, Bosnjë e Hercegovinë dhe në…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, ka reaguar pas ndaljes së veturës së tij mbrëmjen e së mërkurës nga forcat speciale policore me maska. Përmes një postimi në facebook Sela, pasi falënderon qytetarët për shqetësimet e shprehuara, shkruan se krekosja e këtij pushtet me njësi speciale nuk mund ti frikësojë struganët e as shqiptarët kudo që janë. Postimi i plotë i Ziadin Selës: Faleminderit të gjithë miqve për interesimin, shqetësimin dhe solidarizimin. Krekosja e këtij pushteti me njësi speciale, me maska e pa maska, nuk mund të na frikësojë as neve, as struganët, e as shqiptarët kudo që janë. Tentime të…

Lexo më Shumë

Intervistë e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta dhënë për portalin “Syri.net” Z.Meta, a e ndoqët raportimin e krerëve të institucioneve të drejtësisë të re në Kuvend, e në veçanti Z. Dumani? Ilir Meta: Natyrisht që i kam ndjekur raportimet e tyre edhe në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, por edhe në seancën plenare për këtë qëllim. Është dramatike të konstatosh se niveli i krimeve në vend është rritur me 35%, ndërkohë që popullsia në vend është tkurrur në mënyrë tragjike. Pra kjo dëshmon për një nivel në rritje të ndjeshme të kriminalizimit të shoqërisë, ndërkohë që kjo është…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe anëtaren e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq, njoftoi Departamenti i Thesarit të mërkurën. Përveç tyre, nga lista e zezë janë hequr dhe anëtarët e familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë. Dodik, presidenti i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, ishte sanksionuar dy herë për shkak shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe. Përveç tyre, 48 individë dhe subjekte juridike, që më parë ishin sanksionuar sipas Programit të Sanksioneve për Ballkanin Perëndimor, u hoqën nga lista e sanksioneve.…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se Sira ma njohur shtetin e Kosovës. “Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë. Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës…

Lexo më Shumë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shënoi sot 102-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, duke u zotuar të mbrojë unitetin, pavarësinë dhe forcën e kombit, transmeton Anadolu. “Ne po punojmë me të gjitha forcat tona për ta mbajtur Republikën e Turqisë të përjetshme”, tha Erdogan në një deklaratë zyrtare të publikuar nga Presidenca e Turqisë. Duke e përshkruar republikën si shfaqjen më të fundit të një tradite shekullore shtetërore të ndërtuar përmes sakrificës kombëtare, ai tha: “Republika e Turqisë është çatia e fundit e kombit tonë që u kap me të gjitha forcat për lirinë dhe pavarësinë pavarësisht vështirësive, privimeve…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për Ditën e Republikës së Turqisë, transmeton Anadolu. Presidentja Osmani nëpërmjet rrjetit social amerikan X, në 102-vjetorin e Republikës së Turqisë, tha se Turqia mbetet mik i ngushtë dhe aleat i popullit të Kosovës. “Turqia mbetet një mik i ngushtë dhe aleat i popullit të Kosovës. Ne shprehim mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe bashkëpunimin e palëkundur, dhe mezi presim të forcojmë më tej marrëdhëniet tona dypalëshe”, shkroi Osmani. Festa kombëtare, Dita e Republikës së Turqisë shënohet më 29 tetor për të përkujtuar…

Lexo më Shumë

Osman Atalay Serbia dhe Shqipëria, herë pas here tregojnë një qëndrim ndaj Izraelit që nuk shihet madje as në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, ku Evropa dhe NATO kishin luajtur rol udhëheqës, shoqëritë tradicionale në Ballkan fituan identitete të reja, ndërsa politika, kultura dhe ekonomia u rindërtuan rrënjësisht. Brenda këtij kuadri, kombet dikur armiq sot po krijojnë partneritete nën ombrellën e Bashkimit Evropian. Një prej shembujve më të dukshëm të kësaj është harmonia midis Serbisë dhe Shqipërisë në procesin e tyre të integrimit evropian. Këto dy vende, që përfaqësojnë dy kombet më të mëdha të…

Lexo më Shumë