Amir Bilalli Njohës eminent të marrëdhënieve ndërkombëtare tregojnë se pas kësaj pandemie shumçka do jetë ndryshe dhe çdo gjë do të ndryshojë në botë. Vaksina si mjet gjeopolitik kushtëzimi vetë se e vërteton këtë tezë. Pas pandemisë, mesiguri se do të ketë shumë humbës, por edhe ndonjë fitues. Në fakt Covid-19 nuk është vetëm një krizë shëndetësore botërore, por njëherit edhe një krizë serioze politike, ekonomike dhe e sigurisë ndërkombëtare. Në fakt që nga Murtaja e Justinianit (vitet 541-542) e deri te “Vdekja e zezë” (vitet 1346-1351), murtajat dhe pandemitë kanë luajtur rol të madhë në ndryshimin e relacioneve ndërkombëtare.…
Author: IM
Prezantuesja dhe modelja nga Shqipëria, Floriana Garo ka bërë të ditur se do të jetë zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet në Shqipëri. Ish-përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss World” ka thënë se për këtë ndihet krenare. “Krenare te jem Zedhenese e fushates se Partise Demokratike! Faleminderit per mbeshtetjen. #shqiperiafiton #pd”, ka shkruar Garo në rrjetet sociale. Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri zhvillohen më 25 prill.
“Marrëveshja e punësimit për kohë të caktuar të ish nëpunësit tonë, deklaratat e të cilit po citoni brenda tekstit tuaj, po skadonte dhe u miratua një vendim që Marrëveshja e tij e punësimit të përfundojë. Si një biznes që pëson goditje të mëdha për shkak të krizës nga KOVID-19, me rënie të operacioneve me 71% dhe të hyra jashtëzakonisht të reduktuara, dhe me shpenzime të barabarta, madje edhe të rritura, ne jemi duke punuar për të balancuar vazhdimësinë e biznesit dhe të burimeve. Për më tepër, të gjitha ligjet dhe rregulloret janë ndjekur dhe respektuar, si dhe të drejtat e…
Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi, si duket nuk po kursen forcat për avancim të raporteve mes Maqedonisë dhe Serbisë. Para një jave, më datë 2 mars të këtij viti, Grubi ka nënshkruar vendimin për hapjen e një konsullate në fshatin Zllatibor të Serbisë, me tre mijë banorë, ose më saktësisht 2.800 banorë. Vendimi fiton në peshë për shkak të faktit se kjo është konsullata e parë që ka hapur Maqedonia e Veriut në ndonjë fshat të vendit të huaj. Aq më tepër, bëhet fjalë për fshat që shtrihet në Shumadi, pjesën perëndimore të Serbisë, në kufi me Republika Srpska,…
Pas 21 viteve kontribut në aeroportin e Shkupit, Muharem Imeri nga Shkupi- Studeniçani është larguar nga kjo ndërmarrje nën arsyen e krizës së pandemisë, njofton News33. ”Duke u nisur nga fakti se jetojmë në kohë të pandemisë udhëheqësia e ndërmarrjes “TAV” nuk e pa të arsyeshme të më vazhdon kontratën e punës apo kthimin e vendimit të punës të cilin ma prishën në vitin 2018”, tha Imeri. Për më shumë, Imeri ka sqaruar edhe se si “TAV” katër vite më parë i prishi vendimin. “Rasti ka ndodhur në 2018 kur në kërkesën që e bën çdo punëtor i ndërmarrjes “TAV”…
Shumë gra duke vallëzuar, kamerierë me maska dhe muzikë me zë të lartë – një video me përmbajtje të tillë është postuar në rrjetet sociale. Gjë që shkaktoi komente të shumta negative, raporton Almakos. Publikuesi i kësaj video shkroi në Twitter se ngjarja kishte ndodhur në një kafene në “Debar malo” të Shkupit, por pa specifikuar një datë. Duke marrë parasysh se ka vetëm gra në të, përshtypja e qytetarëve ishte se ajo u filmua dje, më 8 mars – Dita e Gruas. Inspektorati i Tregut thotë se dje inspektorët bënë kontrolle, por nuk panë diçka të tillë. Pronari i…
Ashtu siç paralajmëruan se do të bllokojnë çdo ligj që do të vijë në Kuvend nga ana e Qeverisë, ashtu edhe ndodhi. Sipas shërbimit për informim të Kuvendit, sot Koalicioni ASH-AA ka parashtuar mbi 600 amandamente për dy propozim-ligje. Infomagazin e ka kontaktuar edhe koordinatorin e grupit parlamentar të Koalicionit ASH-AA, deputetin Skënder Rexhepi, i cili e ka konfirmuar një veprim të këtillë. Rexhepi tha se në jemi seriozë dhe fjala jonë publike është ligj për ne. Ai, gjithashtu, tha se shqiptarët duhet të jenë të qetë, sepse përfaqësimi i tyre dinjitoz tanimë është bërë realitet, duke shtuar se Koalicioni…
Në Gjevgjeli është duke u realizuar aksion antidrogë nga policia, konfirmojnë nga MPB-ja. Është gjetur marihuanë që është tregtuar në mënyrë të paligjshme, ndërkaq ka edhe të arrestuar. Për momentin nuk jepen detaje nga MPB-ja./TV2
Reformat e filluara muaj më parë nga partia e Afrim Gashit “Alternativa”, ka filluar të japin rezultate të suksesshme në terren, në shtrirjen strukturore të kësaj partie nga komuna e Likovës deri në Strugë. Informatat jozyrtare brenda Alternativës thonë se kjo parti tashmë ka filluar të fuqizohet strukturalisht edhe në zonat 5 dhe 6 zgjedhore, duke aderuar figura të reja me ndikim brenda këtyre zonave. Pas ristrukturimit të shumë degëve në nivel republikan, këtë javë partia e Afrim Gashit “Alternativa” shtrirjen e saj strukturore e ka vazhduar në zonën 6 zgjedhore, konkretisht u rithemeluan dega e Tearcës dhe Tetovës, ku…
Kryetari i “Aleancës për Shqiptarët”, Ziadin Sela ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të Lëvizjes BESA Bilall Kasami se, dy deputetë të opozitës shqiptare pritet të kalojnë te partia e tij që është pjesë e pushtetit. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Sela tha se, Kasami e mendon politikën si tregti ndërsa deputetët e opozitës e kanë të qartë misionin e tyre kombëtar. “Nuk e di pse duhet ta ndyej këtë intervistë me emra të cilët ju i përmendi. Ka shumë njerëz që politikën e mendojnë si tregti dhe në emër te tregtisë kanë humbur subjektivitetin dhe e kanë dorëzuar…
Shefik Duraku Tregimi (narrativi) i imponuar në opinion, i tipit “po këta”(BDI) i dijmë më, s’kanë bërë asgjë, as që duam të merremi me ata, kanë dështuar, janë të pa aftë, por ju (opozita) çka bëni, s’keni kapacitet, vetëm ankoheni,ju nuk dini,blla blla) ky tregim (narrativ) i imponuar nëpër debate televizive, shpresojmë jo nga pushteti për të fituar “qetësinë” dhe amnestinë,për të relativizuar dështimet e tyre, por edhe për ti ikë kritikës nga opinioni dhe ballafaqimit me opozitën, vlerësoj se është shumë i dëmshëm, lëre që ka tendencë për të amnestuar politikisht pushtetin për dështimet, por më e keqja është…
Sot në mëngjes u raportua për dy të vdekur në Lagjen Tophane në Shkup. MPB bën të ditur se të vrarët janë të moshës 28 dhe 24 vjet të cilët janë gjetur të vdekur në automjet. “Është vërtetuar identiteti i të vrarëve A.b (28) dhe B.V (24), të dy nga Shkupi. Po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB. Siç mëson News33 këto janë dy personat që ngelën të vrar.

