Sa i përket qëndrimit të dijetarëve eminent të jurisprudencës Islame, të institucioneve relevante fetare dhe të qeverive të shteteve Islame dhe shteteve arabe, në lidhje me dispozitën Bitcoin – it dhe llojeve të tjera simotra të kësaj monedhe virtuale (kriptovalutave), numri i të cilave është i madh, por më e njohura dhe më e përhapura deri më tani është Bitcoin – i, respektivisht, lejohet (është hallall) apo ndalohet (është haram), përdorimi i tyre? Deri më tani dhe ne sa kemi njohuri në lidhje me këtë çështje, të gjithë dijetarët eminent, institucionet relevante dhe shtetet Islame dhe arabe ndalojnë përdorimin e…
Author: IM
Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e sotme qeveritare i pranoi ndryshimet dhe plotësimet e masave kufizuese sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, të vërtetuara si propozime në mbledhjen e 39-të shtabit të krizës. Me ndryshimet e reja, hiqet masa e mbajtjes së maskës në hapësira të hapura dhe rekomandohet kur personat të jenë në grup më të madh, mbetet në fuqi mbajtja e maskave në transport publik, taksi dhe në hapësira të mbyllura. Lejohet prania e publikut në ndeshje sportive me 30% të kapacitetit. Lejohet organizimi i dasmave në hapësira të hapura deri në 100 persona, por jo më…
Gjatë një manovre parakalimi, një motoçiklist humbi kontrollin mbi motoçikletën e tij të enjten në Rheinfelden të Zvicrës. Një helikopter shpëtimi e dërgoi menjëherë në spital me lëmdime të rrezikshme për jetën Një shtetas i Maqedonisë 38-vjeçar u lëndua me kërcënim për jetën, gjatë një përplasje të dhunshme në Rheinfelden. Ai ishte duke qarkulluar në rrugën kryesore midis Rheinfeldenit dhe Kaiseraugstit, të enjten rreth orës 13:00. Motoçklisti filloi të parakalonte disa makina, shkruan në një mesazh Policia e Kantonit Aargau, transmeton Shtegu. Për arsye ende të panjohura, atij i doli nga koka helmeta. Si rezultat i kësaj, ai humbi kontrollin…
Sot në përkujtimin e dëshmorit të kombit Imri Elezi, para të pranishmëve dhe familjes së tij fjalim rasti mbajti edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili vlerësoi lartë kontributin e tij duke thënë se nuk ka masë që mund të matë apo vlerësojë përkushtimin e Imriut apo familjes së tij. “Ju dhatë njerëzit më të afërt, prindërit dhanë fëmijët, ju vëllezërit, Imriu morri rrugën drejtë hakmarjes së madhe që ju bë familjes tuaj nga regjimi që i mori jetën, Imriu bëri hakmarjen e madhe dhe nuk ka masë që mund të matë apo vlerë që mund…
Edhe Shtabi i Krizës i ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, për të lehtësuar masat për mbrojtje nga COVID-19. Ndërsa fjalën e fundit do e thotë Qeveria, në seancën e caktuar për të martën. Ndërsa masat që pritet të hyjnë në fuqi nga 1 qershori janë: – Hiqet mbajtja e maskës mbrojtëse në ambiente të hapura. Ndërsa mbetet detyrimi për mbajtje të maskës në transport publik dhe ambiente të mbyllura. – Lejohet prania e publikut në ngjarjet sportive në ambiente të hapura, por vetëm në 30% të kapacitetit të objektit, me detyrim për respektim të distancës fizike. –…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se regjistrimi i nxënësve në shkolla të mesme do të fillojë nga 14 qershori dhe të njëjtat do të realizohen në tre afate të caktuara. Nxënësit të cilët duhet t’i nënshtrohen provimeve korrigjuese, provimeve vjetore dhe provimeve për përparim më të shpejtë do të kenë mundësi të regjistrohen në shkollat që do të kenë vende të lira pas mbarimit të afatit të qershorit, saktësisht më 23 gusht , të cilët duhet të dorëzojnë edhe dokumente dëshmuese. Nga MASH theksojnë se nxënësit kanë mjaft kohë për të menduar rreth të ardhmes së tyre në…
Kryesia e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Komunën e Likovës, unanimisht dhe me aklamacion nominoi për kandidat të mundshëm për kryetar Komune në zgjedhjet e ardhshme lokale kryetarin aktual, Erkan Arifi. Kandidatura e tij u mbështet nga gjithë anëtarët e kryesisë së degës dhe në mbledhjen e zgjeruar në përbërje të kryesisë, kryetarëve të Këshillave Vendore, deputetit të kësaj zone, Berat Ajdari, kandidatura e kryetarit Erkan Arifi u mbështet me aklamacion dhe pa asnjë vërejtje. Mbledhja është mbajtur sonte (30 maj 2021) në selinë e degës së Likovës.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje rreth orës 21:00 në SPB-Shkup është raportuar se është gjetur i vdekur në banesën që po jetonte 55-vjeçari A.D., respektivisht në rrugën “Lihnida”. MPB njofton se nuk ekipi i Ndihmës së Shpejtë nuk ka gjetur gjurmë të dhunës në trupin e vdekur.
“Të nderuar shokë, miq dhe dashamirë, Të nderuar banorë të Çairit – folesë së esnafëve, shëmbëlltyrës dhe miniaturës së Ballkanit, Përmes këtij mesazhi, dëshiroj t’ju informoj se, në kuadër të reformave të realizuara në partinë AlternAtivA, me propozim të kryetarit të partisë, Afrim Gashi, si dhe me miratimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Bekim Sali, Sekretarit Organizativ, Mubekir Palloshi, ndërsa të pranuar dhe të mbështetur në mënyrë unanime nga Kuvendi i Degës së Çairit, u vendos që unë të jem kryetar i degës së Çairit. Kjo për mua është një përgjegjësi e shumëfishtë dhe shumëplanëshe. Po e marr këtë detyrë duke…
Paraqitja e dokumenteve të tilla jo zyrtare është paralajmërim për shtyrjen e dialogut zyrtar midis Beogradit dhe Prishtinës edhe për bisedimet për çështjet e hapura në regjion, deklaroi drejtori i Agjencisë së zbulimit, në një intervistë për “DW”, transmeton Almakos. Një pjesë e madhe e temave gjenden në fokusin e interesit të opinionit në kohën e rritjes së sfidave ndërkombëtare dhe vendore, shëndetësore, regjionale, integruese dhe të gjitha me emëruesin e përbashkët, sfidat e sigurisë. Për një pjesë prej tyre biseduam me Erolld Musliun, drejtor i Agjencisë së Zbulimit, institucion që është nën mbikëqyrjen e presidentit të shtetit. Ajo është…
Sonte, kryetari Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Bekim Sali dhe Sekretari Organizativ, Mubekir Palloshi, aktivitetin e tyre e kanë vazhduar duke realizuar takim me strukturat dhe aktivistët e degës së Bogovinës. Gjatë këtij takimi u fol mbi përfundimin e procesit reformues brendapartiak, situatën aktuale politike në vend, ku me theks të veçant u diskutua edhe mbi përgatitjet e zgjedhjeve lokale të tetorit. Gashi kërkoi nga aktivistët e Alternativës në Bogovinë, që të angazhohen maksimalisht që muaji tetor të jetë fitore plebishitare e Alternativës.
Ish politikani dhe shkrimtari i njohur serb, Vuk Drashkoviq, e ka pranuar se shqiptarët nuk e prishën asnjë kishë dhe asnjë manastir në Kosovë, gjatë luftës. Në një intervistë për portalin beogradas “Mondo”, pjesë nga e cila i përcjellë Klankosova.tv ai ka thënë se megjithatë, Serbia e ka humbur territorin e njohur si Kosovë. “E humbur është Kosova. Nuk ka qenë dashur të jetë kështu – të humbet. Por, në luftë me NATO-n nuk humbi asgjë nga ajo për cfarë ne e konsiderojmë Kosovën. As populli serb, asnjë kishë, asnjë manastir. Humbi territori, që edhe pa humbjen nga NATO, ishte…

