SPB Shkup ngriti padi penale kundër K.T. (39) nga Italia për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve”. “Më 17.05.2021 rreth orës 15:00, gjatë hyrjes në RMV, policia në pikën kufitare “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, gjatë kontrollit në bagazhet personale të personit të raportuar, zbuluan dhe sekuestruan marijuanë, vaj hashashi dhe hashash”, thonë nga SPB-Shkup.
Author: IM
Qeveria në seancën e 72-të ka bërë të ditura mënyrat se si shtetasit e Serbisë do t’i kalojnë pikëpagesat ne Maqedoninë e Veriut pa paguar taksa rrugore. “Turistët e Serbisë në Maqedoninë e Veriut nga 15 qershori deri më 15 gusht të këtij viti do të lirohen nga pagesa rrugore përmes vendimit për kartelat elektronike M-Smart Karta, ku duhet të furnizohen 200 mijë kartela të tilla, për çka do të shpenzohen 172 milionë denarë. Kartelat do të jepen nga MPB-ja në pikat kufitare”, thuhet në kumtesën e Qeverisë. Me këtë vendim Qeveria e Maqedonisë së Veriut falenderon Serbinë për vaksinat e…
“Sot, në selinë qendrore të partisë, së bashku me bashkëpunëtorët e mi, Bekim Sali dhe Mubekir Palloshi, realizuam takim me anëtarët e degës Çair. Biseduam mbi zhvillimet e fundit në vend, përmbylljen e procesit reformues në parti, si dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale të tetorit. Gjithashtu, në këtë mbledhje, unanimisht nga kuvendarët, për u.d. kryetar i degës së Çairit u zgjodh aktivisti i mirënjohur, Erhan Zuberi. Çairi për ne mbetet të jetë njëra ndër shtyllat kryesore e idesë sonë politike. Ne besojmë, që në tetor do të festojmë në Çair” – shkroi Afrim Gashi, pasi u zgjodh kryetar dege, Erhan…
Kryetari aktual i Komunës së Çairit, Visar Ganiu është i gatshëm që edhe njëherë të kandidojë për kryetar të kësaj komune, por thekson se kjo gjë nuk varet nga ai por nga populli, organet partiake dhe lideri I partisë. Ganiu nuk beson se përplasjet mes Mexhitit e Grubit do ta penalizonin BDI-në në zgjedhjet lokale në Çair. VISAR GANIU, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT “Unë mendoj se jo, domthënë grupet jo vetëm tek ne, ka edhe në çdo parti, në momente dukenm që nuk janë të mira, por ndonjëher mund të dalin edhe me rezultat pozitiv, pasiqë çdo revolt që…
Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje për zjarrin që u shkaktua në Çairçankë. “Më 25.05.2021 rreth orës 17:00, jemi njoftuar se ka shpërthyer zjarr i cili deri në këtë moment ka kapluar dy shitore – një servis për biçikleta dhe motorë, një shtëpi dhe një çajtore. Deri në këtë moment, nuk ka persona të lënduar. Për momentin ende punohet në shuarjen e zjarrit dhe intervenohet me 8 automjete të njësitit të zjarrëfisave”, thonë nga MPB-ja.
Para pak çastesh zjarri ka përfshirë disa duqane në Çairçankë. Në vendngjarje kanë dalë edhe njësiti i Zjarrëfiksave të cilët janë duke u munduar që të mos përhapet zjarri edhe në vende të tjera. Tani për tani nuk dihen shkaqet e zjarrit. Ekipet kompetente punojnë në zbardhjen e shkaqeve që sollën deri tek shpërthimi i këtij zjarri që shkaktoi dëme të mëdha materiale. /SHENJA/
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, Sekretarin e Përgjithshëm, Bekim Sali dhe Sekretarin Organizativ, Mubekir Palloshi, kanë filluar t’i vizitojnë strukturat e partisë në terren. Gjatë kësaj jave, Gashi ka realizuar takime me strukturat e partisë së tij në degët: Tetovë, Likovë dhe Kumanovë, ku u bisedua mbi përmbylljen e reformave partiake, si dhe ecurinë e përgatitjes së partisë për zgjedhjet lokale të tetorit. Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, gjatë këtyre takimeve, nga gjitha strukturat dhe aktivistët partiakë ka kërkuar angazhim maksimal dhe punë të palodhshme deri në fitoren e komunave shqiptare.
Ejup Berisha Kjo është një këngë në gjuhën serbishte me motive dashurie e njohur me titullin Bolje biti pijan nego star, apo përkthyer në gjuhën tonë të ëmbël, të bukur dhe simpatike shqipe I njëjti titull lexohet kështu Më mirë të jeshë pijanec sesa plak. Kënga i dedikohet moshës së pleqërisë, sigurisht që në këtë moshë ndoshta është e kotë të jeshë edhe i dashuruar sepse thonë se njeriun në këtë periudhë të shtyer të jetës së tij e tradhëton më e rëndësishmja për të e ajo është forca e cila është gjëja më e rëndësishme dhe shumë e domosdoshme…
Valentina Bozhinovska, figurë e njohur për qëndrimet e saj anti shqiptare, kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe kundër deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, si dhe ikona qëndrore në të ashtuquajturën “nata e thikave”, do ta këshillojë ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë përpilimit të strategjisë për politikë të jashtme. Ajo do të jetë një nga anëtarët e Këshillit strategjik për politikë të jashtme, që vetë Osmani e prezantoi sot si trup këshillues i MPJ-së. Bozhinovska u bë më e zëshme gjatë vitit 2016 kur kundërshtonte çdo marrëveshje të LSDM-së me partitë shqiptare dhe çdo kërkesë të shqiptarëve. Valentina…
Lidhje e Shoqatave Joqeveritare Turke nё Maqedoninë e Veriut-MATUSITEB, për të premten ka paralajmëruar protestë në mbështetje të Palestinës. Protesta do të fillojë nga ora 13:30 para Xhamisë së Murat Pashës në Çarshi të Vjetër. Motoja e protestës është “Ngrite zërin e ndërgjegjes”. Kujtojmë se sulmet e ushtrisë së Izraelit mbi Rripin e Gazës ende po vazhdojnë, ndërsa deri tani jetën e kanë humbur mbi 220 civilë. Protesta pro palestinezëve janë mbajtur pothuajse në çdo vend të botës.
8 muaj nga marrja e detyrës, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani thotë se në dikasterin që ai drejton, nuk ekziston dokument strategjik afatgjatë për politikën e jashtme. Unë nuk kam gjetur në Ministrinë e Jashtme dokument, strategji qoftë për një periudhë 3 vjeçare, 5 vjeçare apo 10 vjeçare”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm. Dhe tani për të hartuar një strategji 10 vjeçare, Osmani do të konsultohet me një Këshill strategjik për politikë të jashtme me 26 të përzgjedhur nga vet ai Osmanit, që për angazhimin e tyre nuk do të paguhen. Në mesin tyre janë edhe : Sërgjan Kerim,…
Pedagogu i njohur shqiptar në Francë, Nezir Kraki, në një reagim në rrjetet sociale, e quan qesharak vendimin e marrë nga Departamenti i Shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas studiuesit të shkencave politike, ky vendim vetëm sa forcon shtetin mafioz të Edi Ramës. POSTIMI I PLOTE Kur Amerika ia fut kot.. Kurrë vendim më qesharak s’ka marrë Departamenti i Shtetit sesa ky për Sali Berishën. D.m.th, për aktet korruptive të para 8 viteve, Sali Berisha futet sot në listën e zezë të Amerikës. Dhe kjo bëhet në formë afirmative sikur Sali Berisha t’ishte dënuar për korrupsion edhe pse asnjë vendim…

